Volejboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Jan 2007 , 14:34

Artan Kalaja: Na duhet më shumë mbështetje financiare


Vllaznia në volejboll për meshkuj mbetet një nga ekipet me më shumë perspektivë në të ardhmen, me elementë të rinj, cilësorë dhe premtues për volejbollin shqiptar. Ka disa vite rresht që ekipi i të rinjve shpallet kampion i vendit dhe një frymë të tillë trajneri Artan Kalaja e ka përcjellë edhe te të rriturit. Por këtë sezon, ekipi i Vllaznisë, në përfundim të fazës së parë u rendit në vendin e 6-të, me 2 fitore dhe 6 humbje, në kuotën e 8 pikëve. Një rezultat që mund të ishte edhe më i mirë, por trajneri Kalaja shpjegon disa nga arsyet që skuadra nuk është në vendin që i takon në renditje. "Mendoj se në këtë fazë të parë të kampionatit ekipi nuk arriti të jepte më të mirën e tij dhe kjo për disa arsye. E para është se nga skuadra u larguan 5 lojtarë të rinj të talentuar dhe kjo nuk është pak, pasi na u desh që të ringrinim nga e para ekipin. E dyta është fillimi me vonesë i fazës përgatitore, pasi për arsye të ndryshme ajo startoi vetëm në shtator, ndërkohë që duhej nisur më parë. Dhe së treti është mbështetje financiare që skuadra ka nevojë, pasi ajo mungon dhe këta djem të rinj duhen inkurajuar financiarisht për punën që bëjnë," - shprehet trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, gjatë pjesëmarrjes në një turne moshash në ditët e fundit të 2006-ës në kryeqytet.
Më tej, rreth ecurisë së ekipit të tij në kampionat do të shprehej: "Vërtet me të rinjtë kemi kaq vite radhazi që shpallemi kampionë, por tashmë edhe më të rriturit kemi ecur përpara, ndaj këto ekipe duhen përkrahur që të mos shpërbëhen. Çdo vit largohen talente dhe në këtë mënyrë ne vuajmë shumë krijimin e një ekipi solid. Shpresojmë që biznesi apo klubi të na ndihmojë sadopak për të krijuar një ekip solid dhe pretendues në fazën e dytë të kampionatit," - deklaron trajneri i palodhur i Vllaznisë në volejboll Artan Kalaja, i cili i vetëm drejton jo vetëm ekipin e të rriturve, por edhe atë të të rinjve dhe paratërinjve. Me këtë të fundit ai u shpall fitues i turneut për mosha, që u organizua në fund të dhjetorit në kryeqytet.

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Sat, 27 Jan 2007 , 15:22

Lexova te Infoshkodra qe tranjeri historik i volejbollit shkodran MARK GRIMCI kishte ndrru jet. I baj ngushllimet familjes per humjen e njeriut te tyne te dashtun e shpresoj qe shkodra ta percjellin me te gjitha nderimet qe meriton nji njeri qe jeten ja pat dediku volejbollit shkodran. Past drit
vllaznia veç me shkodran

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 27 Jan 2007 , 16:24

Ndahet nga jeta volejbollisti I njohur Mark Grimci

Një nga figurat më të njohuara të sportit shqiptar, Mark Grimci, ndërroi jetë dje në mbrëmje, në moshën 69 vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Mark Grimci njihet si një nga emrat më të njohur të klubit sportiv "Vllaznia". Ai ka debutuar për herë të parë në sportin e volejbollit kur ishte 15 vjeç, për t'u larguar dy-tre vite më parë, për shkak të sëmundjes.

Një nga figurat më të njohuara të sportit shqiptar, Mark Grimci, ndërroi jetë dje në mbrëmje, në moshën 69 vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Mark Grimci njihet si një nga emrat më të njohur të klubit sportiv "Vllaznia". Ai ka debutuar për herë të parë në sportin e volejbollit kur ishte 15 vjeç, për t'u larguar dy-tre vite më parë, për shkak të sëmundjes. Me një karrierë gati 50 vjeçare në fushën e sportit Grimci njihet si një volejbollist i talentuar i Vllaznisë, Partizanit dhe i ekipit kombëtar.
Më pas ai do të ishte trajner për shumë vite me radhë i volejbollistëve meshkuj dhe femra në klubin Vllaznia, ndërkohë që për disa vite ushtroi dhe detyrën e inspektorit të këtij klubi. Për rezultatet dhe vlerat e tij të pasura në vite, shkodrani Mark Grimci është dekoruar me titujt "Mjeshtër i Merituar i Sportit" dhe "Trajner i Merituar".
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

uragan12
Antar
Antar
Posts: 42
Joined: Wed, 18 Oct 2006 , 03:15
Location: Firenze Itali
Contact:

Artan Kalaja: Mungon stimuli per fitoret

Post by uragan12 » Sat, 27 Jan 2007 , 16:48

Ne ditet e pushimit ndermjet dy fazeve te kampioantit te volejbollit te rinjte e Vllaznise moren pjese ne kupen Rinia, e cila u zhvillua ne kryeqytet javen e kaluar. Vec shkodraneve ne kete veprimtari moren pjse edhe te rinjte nga Korca, Fieri dhe Fushe Kruja. Por te rinjte e Vllaznise, me trajner, Artan Kalane u shpallen fitues te ketij trofeu. "Kupat e aktiviteve, per te rinj, - tha pas kthimit ne Shkoder, trajneri Kalaja,- djemte e ekipit tim keto vitet e fundit i kane fituar me merite. Megjithate keta lojtare qe kane fituar kater kampionate radhazi, dhe do te fitojne edhe te pestin, duhet te stimulohen qofte edhe minimalisht. Atyre nuk po ju ndahet rituali i zakonshem me tre elemente: kupa, diploma e buzeqeshje, pa marre nga FSHV-ja ose bashkia e qytetit te Shkodres asnje lloj shperblimi. Perpara nje fakti te tille shume volejbolliste te Vllaznise, pasi marrin formimin e tyre te plote ne volejboll, per arsye ekonomike detyrohen ta braktisin ekipin e tyre dhe te emigrojne jashte atdheut ose ta lene ne kulmin e formes se tyre sportin". Tekniku shkodran tha me tej se, protagoniste te fitimit te kupes "Rinia" ishin volejbollistet e rinj shkodrane si Endri Jukni, Arsen Marashi, Emirion Halili, Ditmir Rrashketa dhe te tjere qe u aktivizuan gjate ndeshjeve. Tekniku shkodran vleresoi edhe nivelin e ekipeve te tjera.

Marre nga gazeta SPORT-EKSPRES
Intervista : Nikolin Gjuraj
OH SA MIRE ME KENE SHKODRAN

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 27 Jan 2007 , 17:14

Ngushllime te sinqerta per familjen Grimci , PASTE DRITE.

Urime per ekipin e te rinjve me tranjer Avenir Kalane qe po ban nje pune te mrekullueshme me kete te rinj. Ishalla vazhdojne kshu me fitore sie dhe ishalla bashkia dhe biznesment tone e mbeshtesin volejbollin shkodran.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 28 Jan 2007 , 18:15

Ngushllime te perzemerta familjes Grimci!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Mar 2007 , 22:21

Volejboll
Dinamo dhe Vllaznia në volejboll për meshkuj do të ballafaqohen mes tyre ditën e diel dhe jo të shtunën, siç ishte programuar që më parë në kalendar. Sipas drejtuesve të FSHV-së, sfida do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, në orën 12.00, dhe do të drejtohet nga gjyqtarët P.Kapaj-Kr. Gjoka.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Mar 2007 , 13:11

Dinamo - Vllaznia 3-0
(25-15, 25-19, 25-17)
DINAMO: Tarja, Tukseferi, Pepaj, D.Bardhi, Ndoni, Hodaj, Rama, Ferhati, E.Buka. Trajner: A. Sako
VLLAZNIA: Ademi, R.Prela, Çuni, Rukaj, R.Kola, Taflaj, Dodaj, Qafarena, A.Prela, Sadria, Idrizi, Nika. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: P. Kapaj, Ko. Gjoka
Dinamo në volejboll për meshkuj u është kundërpërgjigjur menjëherë rivalëve të saj në luftën për titull, Studentit dhe Teutës, duke fituar pastër 3-0 ndaj Vllaznisë dje në mesditë në "Asllan Rusi". Një ndeshje që u komandua vazhdimisht nga skuadra e trajnerit Sako, që tregoi epërsi dhe superioritet në lojën e tij, duke e merituar fitoren, e cila e shkëput sërish 4 pikë me ndjekësin më të afërt. Shkodranët, me gjithë dëshirën për të fituar, nuk arritën që të rivalizojnë si duhet, bënë mjaft gabime dhe ranë pre e bllokut kryeqytetas. Seti i parë përfundoi 25-15 për Dinamon, që e kontrolli vazhdimisht lojën, ndërsa disi më i ekuilibruar zhvillohet seti i dytë. Gjithsesi, blutë fitojnë sërish 25-19 dhe më pas edhe atë të tretë 25-17 dhe krejt takimin 3-0. Ky është suksesi i 10-të radhazi në kampionat i Dinamos, që mbetet ekipi i vetëm që nuk ka pësuar asnjë humbje.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 May 2007 , 13:34

Vllaznia kampione per te rinj

Volejboll
-Vllaznia kampione per te rinj per te pesten here rradhazi
Finalja e kampionatit kombetar per te rinj per kete sezon eshte mbyllur dje ne menyren me te bukur te mundshme. Nje dekor i shkelqyer ne pallatin e sportit “qazim Dervishi” te Shkodres, shampanje e feste ne fund teksa Vllaznia eshte kurorezuar me sukses kampione per te pestin vit rradhazi. Nje sukses ky i pamohueshem fale punes se shkelqyer te trajnerit Artan Kalaja dhe djemve qe ai stervit. Ne finale siç e kemi thene kishin fituar te drejten te ndesheshin Vllaznia dhe Iliria e Fushe-Krujes. Por perpara kesaj ndeshjeje paraditen e djeshme eshte luajtur ndeshja per vendet 3-4. nje ndeshje me shume rivalitet por ne setin e fundit, ate te pestin Dinamo eshte me e sakte dhe per pasoje ka fituar 3-2 duke merituar keshtu vendin e trete ne perfundim te kampionatit. Me pas finalja ku kuptohet qe favorite ishin shkodranet te cilet kane vertet ekip te mire. Seti i pare fitohet nga ata 25-17 dhe duket se gjithçka do mbyllet shpejt. Por fushe-krujasit nuk jane dakord me kete duke dashur te tregojne se jo me kot kane ardhur deri ne finale. Iliria fiton setin e dyte 25-20 por vetem kaq. Vllaznia nuk toleron me dhe ne dy setet e fundit eshte ajo fituese me pikaverazh 25-21 dhe 25-9. kaq ka mjaftuar qe ne shkallet e pallatit te sportit te nise festa. Shume tifoze te pranishem dhe te gjithe gezojne me suksesin e djemve te rinj shkodrane qe vazhdojne ritualin e te shpallurit kampione te kesaj grumoshe. Trajneri Kalaja ka ndertuar nje ansambel shume simpatik me titullaret Marashi, Jukni, Rrashketa, Halili, Sokoli e Qershia por edhe me te tjeret Marku, Gokaj e Nishani. Vllaznia kesisoj shpallet kampione per te pestin vit rradhazi.
Gjergj KOLA
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 03 Jun 2007 , 15:08

Kalaja: Synimi yne, tek te rriturit
Dite me pare ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres u zhvillua finalja e volejbollit per te rinj me pjesemarrjen e kater ekipeve me te mira: Vllaznia, Apolonia, Dinamo e Iliria. Dita e pare e kesaj veprimtarie vuri perballe ciftet Apolonia?Iliria dhe Vllaznia?Dinamo, ku per ne finale u kualifikuan shkodranet dhe fushekrujasit. Keshtu diten e e dyte ne luften per vend te trete dhe te katert Dinamo mposhti Apolonine. Per titullin kampion u perplasen Vllaznia-Iliria. Por shkodranet arriten te shpalleshin kampion per te pestin vit radhazi. Trajneri shkodran Artan Kalaja eshte i kenaqur nga paraqitja e skuadres se tij, nderkohe qe ai eshte edhe teknik i skuadres se te rriturve.

Si e vleresoni shpallen e te rinjve qe ju drejtoni perseri kampion?

Per mendimin tim eshte nej fakt teper pozitiv per ne, sepse kemi arritur te nxjerrim elemente te rinj cilesor, me te cilet furnizojme edhe ekipin e te rriturve.

Protagonistet e ketij trofeu cilet ishin?

Te gjithe djemte, ku vecanerisht do te permendja gjashteshen e pare, nder te cilet edhe kapiteni Marashi, Endri Jukni, Halili, Imeldi Sokoli, Ditmir Rrashketa dhe Ermir Qershia.

Per ecurine e skuadres ne kete kampionat c’mund te thoni?

Realisht mund te them se kampionatin e filluam jo mire, pavaresisht nga fitoret e arritura, jo ashtu si pretendoja une. Por me kalimin e ndeshjeve loja jone gradualisht u rrit.

Cilat ishin anet pozitive dhe negative te ketij sezoni?

Si ane pozitive mund te permend faktin qe te rinjte deshirojne te luajne me sistemin vajtje?ardhje, por jane shume pak ndeshje. Persa i perket anes negative do te vereja se ka nje pauze te madhe midis dy fazeve te kampionatit. Keshtu gjate gjithe sezonit zhvillojme vetem 10 ndeshje ose me sakte pese ndeshje ne fazen e pare dhe 5 ne fazen e dyte, pra luajme vetem dhjete jave.

Cfare veshtiresish ka volejbolli shkodran dhe ai shqiptar ne teresi?

Veshtiresite jane te shumta, si ne organizim, ne infrastrukture mbseshtetje financiare etj. Nga ana jone duhet te perpiqemi te punojme me shume per funksionimin e ekipeve zinxhir, pasi shume skuadra nuk kane ekipe paraterinjsh, madje as te rinjsh. Kjo mendoj se eshte mungese e organizimit te klubeve.

Planet e se ardhmes a kane filluar?

Te dalesh kampion eshte kenaqesi, por mua me duhet te mendoj si per te rinjte edhe per te rriturit. Megjithate do te thosha se eshte kenaqesi qe ekipet e moshave jane si baze furnizimi per skuadren e te rriturve. Ne Shkoder luftohet per nxjerrje talentesh, evidentim te tyre me objektivin qe ne te ardhmen te dalim kampione te vendit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Goce_Sportiste
Kryetifoze
Kryetifoze
Posts: 587
Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
Location: Canada

Post by Goce_Sportiste » Sun, 01 Jul 2007 , 19:50

Skisha hyre kurre ne kete faqe dhe tani qe po lexoja desha te thoja ; Ti interes per volejbollin? Uaaaaaaaaaaaaaau kte skisha me e besu kurre. Me habite. Shume njohuri per kete sport. Cfare koicidence se edhe zemra jote kte sport adhuron :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:.
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 28 Nov 2007 , 15:27

Durrësi dhe Shkodra presin sot Kupën e Flamurit


Nis sot turneu mbarëkombëtar në volejboll me pjesëmarrjen e skuadrave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Durrësi dhe Shkodra presin sot Kupën e Flamurit

Femra (Durrës)

Gjysmëfinale, 28 nëntor

Tirana Kastrioti 16.00
Teuta Prishtina 18.00

Finale, 29 nëntor

Humbës 1 Humbës 2 15.00
Fitues 1 Fitues 2 17.00

Meshkuj (Shkodër)

Gjysmëfinale, 28 nëntor

Studenti Shkëndija T. 15.00
Vllaznia Prishtina 17.00

Finale, 29 nëntor

Humbës 1 Humbës 2 15.00
Fitues 1 Fitues 2 17.00

Sot dhe nesër, në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit dhe atë "Qazim Dervishi" të Shkodrës do të luhen ndeshjet e Kupës së Flamurit në volejboll, për meshkuj dhe femra. Në këtë turne, përveç skuadrave shqiptare, janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen skuadra nga Kosova dhe Maqedonia. Në Durrës do të zhvillohet turneu i femrave me pjesëmarrjen e skuadrave të Teutës, Tiranës, Kastriotit dhe Prishtinës. Ndërsa në Shkodër do të zhvillohet turneu i meshkujve, ku marrin pjesë ekipet e Vllaznisë, Studentit, Shkëndijës së Tetovës dhe Prishtinës. Sot do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe nesër ato finale.

Kjo veprimtari organizohet nga Federata e Volejbollit në bashkëpunim me klubet organizatore (Teuta dhe Vllaznia) si dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Po për 95-vjetorin e Pavarësisë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të zhvillojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive. Pjesë e "performancës" sportive në festimet ministrore janë sportistët e karatesë, të cilët do të zhvillojnë demonstrime sportive si dhe grupet e aerobisë sportive. Festimet nisin në orën 10.00 për t'u mbnyllur në orën 18.00 të ditës së sotme.

Goce_Sportiste
Kryetifoze
Kryetifoze
Posts: 587
Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
Location: Canada

Post by Goce_Sportiste » Thu, 29 Nov 2007 , 01:16

v1919 kerkoj ndihmen tende per te organizuar nje loje volejbolli mes yjeve te volejbollit shqiptar te femrave dhe nje ekipi te canadase. Mendon se mund te me ndihmoj njeri ose mund te kete njeri lidhje per organizimin e kesaj ndeshjeje?
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 29 Nov 2007 , 15:34

Goce_Sportiste wrote:v1919 kerkoj ndihmen tende per te organizuar nje loje volejbolli mes yjeve te volejbollit shqiptar te femrave dhe nje ekipi te canadase. Mendon se mund te me ndihmoj njeri ose mund te kete njeri lidhje per organizimin e kesaj ndeshjeje?
nderi lahet me nder :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Nov 2007 , 20:45

Normalisht. :lol: :lol: :lol: :lol:
Duhet me fole me ndoken qe asht ne Shqipe se na prej jasht mund te bajme pak.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Goce_Sportiste
Kryetifoze
Kryetifoze
Posts: 587
Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
Location: Canada

Post by Goce_Sportiste » Fri, 30 Nov 2007 , 00:22

Kush asht ndoka mar? Se mos e kam kusheri se paska te nejten mbiemer me mu. :lol:
Cfare mund te bahet ndonje gje. Kam deshire ta baj per mamin si suprize. Ekipin ktu e kam qe ka deshire me ardh ne shqiperi me realizuar kete ndeshje gjithashtu te gjitha yjet e volejbollit te femrave ne shqiperi i mbedh vete. Kerkoj ndihme ne organizim se sjam vete atje dhe smundem te bej asgje nga ktu. Kush mund te jete ne dijeni ose kush mund te kete informacione se si te zhvillohet kjo ndeshje?
V1919 ty te kam te gjindshem ne keto aspekte ose ti mund te njohesh dike qe te me adresosh. Please help
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Nov 2007 , 14:54

Naqe tuj u interresu jam ki pak durim por me duhen ma shum info prej tejet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Goce_Sportiste
Kryetifoze
Kryetifoze
Posts: 587
Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
Location: Canada

Post by Goce_Sportiste » Wed, 05 Dec 2007 , 12:15

Ok mar baby ime se spo te ngas. Kur te mundesh e si te mundesh me ndihmo. Besoj se mund ti kesh nigju si emra yjet e volejbollit per femra te shqiperise si Ela tase, mimoza ibrahimi, lumzime e lejla duka, etj keto femra un mund ti mbledh bashke per kete ndeshje gjithashtu e kam dhe ekipin nga canadaja gati. Shpenzimet e ardhjes prej ketej e kam un pa problem.
Cfare info kerkon psh me shume prej meje?

Te falenderoj qe po mundohesh per mua
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Dec 2007 , 12:58

Goce_Sportiste wrote: Cfare info kerkon psh me shume prej meje?

info e rendesishme psh: cfare shperblimit merr vllaznia1919 qi po ta ban ty kyt nder, se vec "te falenderoj" a pak :lol: :lol:

Goce_Sportiste
Kryetifoze
Kryetifoze
Posts: 587
Joined: Sat, 06 Jan 2007 , 12:29
Location: Canada

Post by Goce_Sportiste » Wed, 05 Dec 2007 , 13:00

Le te ma thote cfare kerkon ma se kushedi ja plotesoj deshiren.
:lol: :lol: :lol:
I Love To Live And I Live To Love!
E shkruajta fjalen "TE DUA" ne rere,
e fshine dallget, e shkruajta ne qiell,
e fshine rete, e shkruajta ne zemer,
do mbetet perjete.

Post Reply