Volejboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 06 Feb 2009 , 14:23

Fitorja, më
e lehtë nga
ç’pritej
Studenti në volejboll për meshkuj
ka fituar dje lehtësisht 3-0
ndaj Vllaznisë në sallën sportive
“Fahrie Hoti”, një ndeshje që
u komandua dhe fitua me meritë
nga kampionët në fuqi.
Ndonëse pritej një sfidë me rivalitet
nuk ndodhi kështu, pasi
volejbollistët e drejtuar nga trajneri
Ylli Tomorri treguan një formë shumë të mirë, duke lënë në hije në
çdo drejtim kundërshtarin. Miqtë nga Shkodra nuk arritën që të dilnin në
lojën e tyre. Në setin e parë Studenti luan shpejt dhe saktë. Kryeqytetasit
me në krye kapitenin e tyre të padiskutuar Klodian Kasa shkëputen
ndjeshëm 14-7, 18-12. Studenti nuk toleron dhe fiton me lehtësi 25-19.
Edhe seti i dytë ishte një fotokopje e të parit. Ndërkohë në setin e tretë
Vllaznia e trajnerit Kalaja rivalizon më tepër se në dy setet e para, por
që do të ishte vonë. Përfundimisht loja dominohet nga kampionët, të
cilët do të fitonin 25-23 dhe krejt takimin 3-0, duke qëndruar në vend të
dytë në kuotën e 36 pikëve.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Volejboll

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Feb 2009 , 14:01

Volejboll për meshkuj/ U luajtën dje ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

STUDENTI-VLLAZNIA 3-1
(25-17, 25-19, 23-25, 25-19)
STUDENTI: Kasa, Tukseferi,
Memia, Ndoni, Husaj,
A.Lundra/ Kaja, Tepelena,
Xhija, Musaj, Pepaj, Gorenxa
Trajner: Y. Tomorri
VLLAZNIA: A. Prela, Miloti,
Çuni, R. Prela, Kola,
Rrashketa/Qafarena, Jukni,
Taflaj, Halili, Drinazi, Çekini
Trajner: A. Kalaja
GJYQTARË: K. Gjoka, Dh. Sallata

TEUTA – TIRANA 3-1
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Volejboll

Post by Miri » Fri, 27 Feb 2009 , 14:45

Volejbolli i vajzave, “Marin Barleti” dhe çdinamovitizimi


Ka një histori të mrekullueshme të pashkruar volejbolli shqiptar, ai i meshkujve dhe mbas tij ai i femrave. Për fat një histori e harruar. E harruar, jo vetëm për faktin se nuk ka shkrues të mirë për volejbollin, por sepse kjo histori është shuar. Eshtë shuar në mënyrën dhe pamjen më dramatike të mundshme. Disa herë jam munduar të tregoj se çka ka qenë dhe se çka është sot volejbolli i vajzave në Shqipëri, e prap po mundohem, ndonëse i sigurtë se si dhe herët e tjera pak do të ndikoj.







Risia e “Marin Barletit”…




Nxitëse u bë fundorja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra zhvilluar të enjten e shkuar në Tiranë, ajo midis skuadrës së re UMB dhe SK Tiranës. Disa javë më parë kisha marrë rrugën, që sot më duket tejet e largët, atë të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për një ndeshje të Kampionatit Kombëtar, për të mësuar se çka ishte kjo skuadër e re pa histori që thirrej UMB, e cila, krejt papritmas, kishte marrë mbi vete kryesimin e stinës së sportit të volejbollit në Shqipëri. Tash qé, tek ishte edhe kjo fundore, të cilën Televizioni Shqiptar me mirësi na e solli në shtëpi, në orat e vona të së enjtes. Për kënaqësi ajo do të më shfaqej si një nga ndeshjet më të mira të periudhës që kalon volejbolli i femrave në Shqipërinë sportive…

Kuptohej që ishte një mbrëmje e fohtë akull dimri, të cilën ftohtësia “shekullore”e Pallatit tonë kombëtar të Sportit me siguri e ka bërë edhe më të akullt (Shqipëria nuk ka asnjë pallat sporti modern). Pak njerëz, natyrisht, siç ngjet tashmâ në të gjithë spektaklet sportive të të gjithë kaheve, llojeve, disiplinave. Tribuna të boshatisura, e edhe në këte rast, ndoshta kanë qenë nja 150 vetë gjithsejt, midis tyre me sa dukej, shumica njerëz të volejbollit, familjarë të vajzave volejbollisteve, e ndoshta edhe spektatorë debutues, të cilët kanë të lidhur jetën e tyre me Universitetin “Marin Barleti” të cilit i përket skuadra.

Mirëpo, kjo ftohtësi dhe shkretëtirë spektatorësh dukej se nuk ndikonte asesi tek volejbollistet në fushën e lojës. Ato ishin të gjitha të përfshira deri në déjet e gjakimit të tyre sportiv, te bota e madhe e sportit të tyre të dashur, volejbollit. Dhe ndeshja, e fituar 3-1 prej UMB, në këte anë i kishte të gjitha: përqëndrimin, etjen për të rrëmbyer Kupën, kolektivizmin, përpjekjet, ritmikën e një volejbolli modern në skemë dhe gëzimin e pamatë përftuar prej çasteve të tij më emocionuese. Të gjitha këto të përmbledhura në një Fair Play të jashtëzakonshëm. Më mbeti në mendja fundi i ndeshjes, Kupa në duart e UMB dhe një përqafim shoqëror i një kulture i volejbollisteve humbëse, atyre të SK Tiranës. Ndërsa përgëzonin shoqet e tyre fitimtare, vështrimi i tyre dukej të ishte po aq i gëzueshëm dhe të gjitha këto vajza, pak të njohura në Shqipërinë e sotme, dukej që për ndeshjen kishin kuptimin e një interpretimi të përbashkët, pavarësisht se gjithmonë ka një ndarje prej së cilës sporti nuk mund të shpëtojë kurr: fitimtarë dhe të mundur.

Nuk mund të shkoja më tej. Me mendje kthehesha te volejbolli i dikurshëm i Ela Tases me shoqe. Këtu ritmi më dilte të ishte i pakrahasueshëm. Disa shkallë më lart në të gjitha: kërcyeshmëria, sulmi, blloku, larmia, organizimi, temperamenti i mirëfilltë sportiv, forca fiziko-atletike, etja për fitoren. Në fund të fundit, më i rëndësishmi: universalizmi i një volejbolli të stilit evropian që e çoi Shqipërinë e vogël deri te më të mëdhatë: te titulli i Kampionit të Ballkanit dhe në treshe të Evropës me klubet. Kur i mendon sot, të duken sikur ke qenë në një film fantashkence. Kaq e madhe ka qenë arritja dhe kaq larg jemi…

Po mundohesha t’i vëzhgoja disi nga ana fizikoatletike vajzat e ndeshjes së tashme. Më dukeshin se ishin më të holla, më me pak peshë, madje në një harmoni të vërtetë në gjithë gjatësinë e trupit, më elegante, me një fjalë, me një përputhje tejet të natyrshme midis bustit dhe pjesës së poshtme, këmbëve. Kur asokohe ato volejbolliste të paharrueshme kishin një mospërputhje midis bustit të tyre dhe këmbëve tejet më në peshë. Një herë një volejbolliste e atëhershme më thoshte se “po të bie në peshë, më bie forca fizike”. Sot po rritet një brez tjetër, i cili e ka mësuar se mbipesha duhet luftuar qysh në adoleshencë. E mund të jetë edhe çështjeje të ushqyeri që ka ndryshuar kryekëput në këto 18 vjet. Duket se ka hyrë një kulturë tjetër e edukatës fizike dhe sekush tregon kujdes për te. Sidomos vajzat. Antagonizmi qëndron tjetërkund: çuditërisht edhe me mbi peshë, ato volejbolliste ishin të jashtëzakonshme në krahasim me këto të sotmet…

Ndërkaq, nuk arrija të pranoj se kjo skuadër duhej quajtur “UMB” – tre iniciale që nuk thonë asgjë. Ose na kujtojnë “UMB”-në e Partisë (“Uzina Mekanike Bujqësore”), që shpërndanin plugjet dhe traktorët tonë “mesjetarë” kooperativave bujqësore. Nuk ka emërtim më kuptimplotë, më historik se “Marin Barleti”, - që përveç se përmban historianin e madh i cili na dha Skenderbeun, emër i përjetësuar te një tjetër skuadër sportive qysh Paraluftës, Skenderbeuu i Korçës - për fat ka dhe një tingëllimë melodioze, disi latine, që çuditërisht duket edhe moderne: Marin Barleti! Çka ta shton prekjen e historisë së qindvjetshit XV dhe bartjen e saj në shekullin (qindvjetshin) XXI.







Trysnia e historisë…




Të enjten në mbrëmbje sporti shqiptar përjetonte këte risi të vetmueme (unikale) të Mbasrënies së Regjimit: për herë të parë fitues i një prej dy trofeve kryesorë të organizimit kombëtar sportiv shqiptar në tre sportet më popullorë, futboll, basketboll dhe volejboll, bëhet një klub i ri i sapoformuar: Universiteti “Marin Barleti”. Kjo më duket më e qënsishmja e risisë të së enjtes. Dhe me një protagonist ‘par excellence’: Kreshnik Tartari. Ai ka lënë mbas shpine gjithë “fanatizmin” sportiv të Dinamos së famshme, e ka marrë përsipër të bëhet promotor i një skuadre të re.

Mund edhe të shuhesh, ndonëse nuk është mirë të shuhen përmendoret historike të sportit. Megjithate nuk është kaq tragjike. Janë shuar edhe më të mëdhenj se Dinamo e Shqipërisë. Ripërmend edhe këtu rastin e Dukla të Pragës. Ka ardhur në Shqipëri edhe me atletikë duke sjellë me vete deri Irzhi Skoblen – kampionin dhe rekordmenin e Evropës në gjyle, bronz i Olimpiadës së Melburnit. Dukla është identik “Partizani” i Çekosllovakisë, të cilën Partizani ynë e ka mposhtur 1-0 më 1958 në Turneun e famshëm të “Ushtrive Mike” në Lajpcig, pasi më parë, më 1954 Dukla e quajtur ATK, kishte mundur 3-2 Partizanin tonë në Turneun omonim të Pragës. 11 herë Kampione dhe 9 herë fituese e Kupës së Çekosllovakisë, e themeluar më 1948, si skuadër e Ushtrisë, dy vjet para Partizanit tonë (e nuk mund të formohej përpara kur dihet se komunizmi në Çekosllovaki u plotvendos me armë më 1948 përmes të njohurit “Puçi i Pragës”). U quajt klubi ATP, mbas pak u bë UDA – iniciale të ushtrisë këto - dhe nga 1956, Dukla. Skuadra e yjeve të futbollit çek: Masopust, Novak, Pluskal – Nënkampionë të Botës apo dhe të Viktor, Nehoda, Luhovy… Tash Dukla ishte shuar. Fundi i saj ishte dramatik, një histori ku triumfon periudha mbaskomuniste mbi ate komuniste. Më 1996 Dukla, e cila njeh edhe rënien në kategorinë e dytë, bashkohet me klubin FC Pribram dhe ruan emrin së bashku me te, por qysh nga vitit 2000 nuk ka më Dukla, por vetëm FK Marila e Pribramit, një qytet i vogël rreth 50 kilomtera larg nga Praga. Praga është ndarë një herë e mirë edhe me simbolet e së kaluarës komuniste. Kahdo qofshin ato…

Interesante është ndërkaq edhe historia e Dinamos dhe Spartakut të Pragës. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend të regjimeve komuniste. Njihet mirë vjetërsia e futbollit plot tradita të Çekosllovakisë – dy herë Nënkampione e Botës, Kampione e Evropës, Kampione Olimpike, Nënkampione e tashme e kontinentit të vjetër, Kampione e Evropës për NEN23, NEN18, NEN 16. Sllavia e Pragës është themeluar më 1893 dhe po më 1893 edhe Sparta e Pragës. Ndër klubet më të vjetër të Evropës. Dhe papritmas, më 1949, Dinamo e Pragës i është bashkuar Sllavias për ta shuar këte klub “borgjez”. Dhe nga 1953 e deri më 1965 ajo është quajtur thjesht Dinamo e Pragës kur më së fundi me mend në krye asaj i kthehet emri i lavdishëm Sllavia, çka e mban sot. Nga ana tjetër, Sparta e Pragës gjithashtu më 1953 shndërrohet në Spartak e Pragës, kështu deri më 1965 kur rikthehet Sparta nobël e Pragës. Në të vërtetë zhdukja e klubeve të traditës ka ndodhur edhe në Shqipëri, teksa vetëm mbas 45 vjetësh u bë i mundur bie fjala, rikthimi i Sportklub Tiranës e Teutës së Durrësit! “I lumtur është ai i cili e harron ate që nuk mund të ndërrohet më”, siç thotë një varg i një kënge te “Lakuriqi i natës” të Johann Strauss-it…

Kësisoji, nuk ka përse të trembemi edhe prej, bie fjala, një çdinamovizimi volejbollistik a tjetër, të cilit trajneri Kreshnik Tartari, i cili pak vite më parë me autoritetin e funksionit të zëvendsministrit risolli “emrin “Dinamo” mbasi kjo qe shndërruar në “Olimpik”. Dhe Dinamo është edhe falë tij, ndonëse jo në volejbollin me të cilin kishte prekë fuqishëm Evropën!

Nuk më duket se e gjitha kjo është një vazhdim historie, ndonëse tash trajner është një 65-66 vjeçar, i cili ka gjithë jetën në sport, dhe i cili i ka dhënë volejbollit shqiptar gjithë dituritë dhe shpirtin e tij. E vështroja gjatë drejtimit. Nuk ka më “grintën” e një kohe (që nuk duhet përdorë asesi në shqipet e që Cordignano e jep “fytyrë e zymtë”, e fjalorët italianë e japin “shprehje kërcënuese e fytyrës”, por në përdorimin figurativ përkthehet në “përqëndrim dhe vendosmëri”). Ai e drejtoi ndeshjen në qetësi të plotë, pa gjestet e dikurshme të një gjakimi (pasioni), e natyrisht pa asnjë nënkuptim ndaj një gabimi të mundshëm të gjyqtarit, sepse e kupton se nuk është më një kohë, ajo kohë…

Veçanërisht kohë e rivaliteteve Dinamo – Skenderbeu kur çka nuk ndërhynte: 3000 spektatorë të papërmbajtshëm në sallë, elitë qeveritare në tribunën e sunduesve, skena e prapaskena federatash, klubesh, splaletash, sekretarësh partie e pse jo, funksionarë të Sigurimit, familje byroistësh, që përzienin dramatikisht vorbullën e një mjedisi tejet të shtërnguet, shpërthyes, e pse jo, edhe plot inate. Midis gjithë këtij dualiteti të ashpër Kreshnik Tartari e Pandi Gëllçi me shokë bënë një volejboll evropian. E m? për këte, duke e ditur mirë se asgjë prej gjithë atyre pamjeve sot nuk ekzistojnë më, e pra i bindur se nuk bëhet më fjalë për një volejboll evropian, Tartari tash drejton krejt i qetë, ndonëse qetësia ka qenë gjithnjë një armë e fortë për te, falë së cilës ai është ngjitur në pjedestalin virtual (të mundshëm) të cilësisë së volejbollit të femrave në Shqipëri.

E këtu gjithnjë na rri pranë historia, e cila si mësuese e urtë, na kujton se çka është bërë me volejbollin e femrave, për hir të së vërtetës, nën Regjim. E dokumentuar. Siç thotë një shprehje latine “Quod non est in actis, non est in mundo” – “Ajo që nuk është në dokumenta, nuk ekziston”. Dhe ajo çka na kujtojnë dokumentat është vërtet sensacionale: si ka qenë e mundur që në 18 vjet të mbaspërmbysjes, ky sport që u bë nderi i Shqipërisë, të humbasë primatin dhe të ulë flamurin kombëtar në mjedisin volejbollistik evropian?

Kujtoj edhe një herë se volejbolli i shpikur më 1896 në Springfrield nga William G. Morgan (1870-1942), i ushtruar në Shqipëri qysh në vitet ’30 si sport i shkollës, po dhe me një ose dy kampionate kombëtare, ende të pakonfirmuara, këte volejboll të cilësisë evropiane pra, Shqipëria ka arritur ta bëjë vetëm mbrenda një dhjetëvjetëshi 1947-1958!

Periudhë kur njihet bashkëpunimi volejbollistik me një superfuqi të këtij sporti, siç qe Bashkimi Sovjetik, shto këtu Çekosllovakinë dhe Rumaninë që gjithashtu konsideroheshin fuqi botërore. Na duhet të pranojmë pa mëdyshje se mbi këto themele të viteve ’50, të atyre protagonistëve të mëdhenj të harruar, për të cilët sot e kësaj dite nuk kemi mundur të bëjmë asnjë nderim të veçantë, kemi ndërtuar volejbollin e viteve ‘60-’70, kur Shqipëria me klubet e saj, kryesisht Dinamo e meshkujve arrin deri në kartërshe të Kupës së Kampioneve të Evropës. Fitoret këtu kaq të largëta për sot, na duken thuajse të përmasave biblike. Do të rreshtojmë vetëm klubet e mposhtura në ndeshje të ndryshme nga Dinamo, po dhe Partizani, pa e zgjatur: Virtus e Bolonjës, Bloker e Hagës, Partizani e Beogradit, AMVJ e Amsterdamit, Panathinajkos e Athinës, Mladost e Zagrebit, CSKA e Sofjes, Rebells Lierr e Brukselit, IEET e Stambollit, Ruini e Firencës, Ekzacibasi e Stambollit, Kanë e Francës, Cepel e Budapestit, Vojvodina e Novisadit, Zestoçova polake. Emrat janë legjenda e dytë e volejbollit shqiptar me në krye Asllan Rusin e përmasave botërore për kah cilësia e volejbollit, emrin e të cilit për fat të madh, ia kemi vënë Pallatit të parë të Sportit në Shqipëri. Dhe me rradhë, Vangjel Koja, Andon Kona, Dashamir Fagu, Anatas Panteqi, Kreshik Tartajari, Ylli Shehu, Ali Llullolli, Kiço Lena, Enis Terihati, Ali Bushati… Vështroni se çfarë gjeografie që përmbledh: Holandë, Jugosllavi, Greqi, Bullgari, Francë, Hungari, Poloni!

Eshtë kjo shkollë e volejbollit të meshkujve prej të cilit lindi dhe shpërtheu volejbolli i femrave. Interesantja është se edhe ky volejboll i femrave në Shqipëri gjithashtu është bërë mbrenda dhjetë vjetëve, falë 17 Nëntorit të Harun Dojakës e deri te themelimi i Dinamos po të Harun Dojakës dhe më tej te Dinamo e madhe e Kreshnik Tartarit - deri në majën e Evropës, po dhe të Skenderbeut të Pandi Gëllçit, e pse jo, edhe të Vllaznisë së Mark Grimcit.

Me Dinamon Shqipëria ka qenë në katërshe të Evropës më 1980 për Kupën e Kampioneve, më 1987 në Kupën e Kupave, ku nuk shkon për të mos u ndeshur me sovjetiket revizioniste, dhe më 1990 në Forli po për Kupën e Kampioneve, ku arrin kulmin, duke u renditur e 3-ta në Evropë! M? në këtë 1990, kur po ndaheshin epokat e dy sistemeve, merr fund dhe historia e lavdishme e volejbollit shqiptar për të cilën ka të drejtë të krenohet Regjimi komunist! Asokohe mposhteshin përmes ndeshjesh fitimtare, nga Dinamo shqiptare: Sllavia e Bratislavës, Shverte dhe Lohof e RFGJ-s, 2000 UNO e Barit, Nimse dhe Tuingsram e Budapestit, Traktor i Shverinit, Ekzacibasi e Stambollit, Teodora e Ravenës, Mlladost e Zagrebit, Stal polake, Dinamo e Berlinit, Dinamo e Bukureshtit, Rasing e Parisit. Ndryshe kjo do të thotë: Çekosllovaki, Gjermani, Itali, Hungari, Jugosllavi, Poloni, Francë, Turqi!

Në Renditjen Botërore të 9 janarit 2009 për femra që ka Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) Italia e është e 4-ta në Botë, Polonia e 9-ta, Turqia e 11-ta, Gjermani e 12-ta. Shqipëria sot? Shqipëria është e 53-ta në Renditjen për femra të janarit 2009, doemos midis 90 shteteve! Kur 19 vjet më parë, kjo Shqipëri fitonte me Kampionen e Italisë – shteti që mbërrin deri Kampion i Botës edhe me femra. Siç e kemi thënë me kohë, emrat tonë edhe këtu sikur vijnë nga thellësitë e largëta të një epoke: Kavaja, Tase, Ibrahimi, Turdiu, Duka, Qirici, Doçi… . Pa harruar korçaret e famshme Koço, Nikolla, Foto. Dhe prap detyrohem të marr hua fraza të një shkrimi të para pak vitesh: nuk pat qëndruar indiferent as Enver Hoxha me një letër “spektakolare” drejtuar dinamaseve, për të cilën ne bëmë jehonë po aq “spektakolare” , madje i kushtuam deri një film të posaçëm, të cilit i blatuam krijimin tonë. E mandej Shqipëria, e cila arrin deri Kampione e Mesdheut (1987) dhe Kampione e Ballkanit (1990).

Nuk kemi ngjarje më as për volejbollin e femrave.







Dhe një shpresë?...




Papritmas kemi një risi të plotë, nga ana historike të bujshme: fitimin e Kupës së Shqipërisë prej një skuadre të sapoformuar universitare: “Marin Barleti”! E ngritur mbi Dinamon e zhdukur nga historia, por pa e mbërritur asesi ate.

Pesë vjet më parë, njeriu i cili sot drejton “Marin Barletin”, trajneri Kreshnik Tartari, në përpjekje për t’u zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), paraqiste këto synime të tij nëse zgjidhej:

“Rregullore teknike për strategjinë e volejbollit”

“Synimi për gjeografinë e re të volejbollit shqiptar”.

“Ringjallje të tri shkollave kombëtare të volejbollit: Shkodra, Vlora, Korça – maja e Akademisë kombëtare të volejbollit”.

“Dy mbledhje asambleje në vit: për veprimtarinë sportive dhe ajo financiare.”

“Kualifikim i trajnerëve, përzgjedhje e talenteve”.

“Binjakëzime me një federatë të fuqishme evropiane.

“Një revistë për volejbollin”.

“Ofrim i 50 përqind të sigurimit që është sot për sportistët”.

“Do të kem me vete Televizionin Shqiptar për promovimin e volejbollit përmes ekranit të vogël”.

Ai nuk është zgjedhur, dhe nuk besoj se këto ide të mund të jenë vënë jetë. Apo dhe ide të tjera kësisoji të përparuara, sepse dihet për volejbollin nuk di vetëm Kreshnik Tartari, por dhe dhe mjaft kolegë të tij. Nuk i zotëroj shifrat e sotëm, por më 2004 qe deklaruar se Shqipëria ka 113 skuadra femrash, 104 skuadra meshkujsh, 65 skuadra fëmijësh, 70 trajnerë, 60 gjyqtarë, 3546 njerëz pjesëmarrës aktivë në veprimtaritë zyrtare, 1948 ndeshje! Pa harruar planifikimin e strategjisë së volejbollit për deri më 2012: “Të rritemi. Të përmirësohemi. Të bëhemi tërheqës për biznesin. Plan. Prioritet. Programim”.

Ishin sllogane moderne që të befasonin, të paktën me lakonizmin e tyre kuptimplotë.

Në atë asamble Kreshnik Tartari qe një protagonist. Javën që shkoi qe një protagonist fitues i Kupës së Shqipërisë për herë të parë me një skuadër të sapoformuar. Kur në jetën e tij, në mos më gaboftë arkivi im, si trajner ai ka rrëmbyer plot 17 Kupa të Shqipërisë dhe 17 Kampionate të Shqipërisë, që ndoshta mund të përbëjnë një rekord botëror të llojit. Këte nuk e di me siguri. Ate që di me siguri është kjo tjetra: një herë në fillim të viteve ‘2000 ai u bë zëvendësministri i parë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të një shteti që fitoi titullin e kampionit si trajner i një skuadre të vendit të tij: Dinamo! Kam qenë një nga kritikët më të mëdhej të kësaj dukurie “absurde” të asokohe.

Histori të tjetër kjo, megjithate.

Katër vjet më parë, më 2004, Shqipëria nuk arrinte të renditej, pra nuk bënte pjesë asesi në Renditjen Botërore, ate që quhet “FIVB World Ranking”, midis 81 shteteve. Tash jo vetëm që hyn, por është e 53-ta midis 90 shteteve. Kjo është arritja e parë e rëndësishme drejt rimbëkëmbjes së volejbollit shqiptar të femrave. Ajo është thjesht një shpresë. Arritja e dytë mund të jetë “Marin Barleti”. Jo si nivel i volejbollit, por si një risi që nënkupton se Shqipëria po kërkon që të gjejë vetveten përmes risisë.

Sepse është e vetdijshme se sot në atë fushë të vogël - katërkëndsh magjik të një sipërfaqeje të vogël të vetëm 162 metrash katrorë - nuk ka më Ela Tase, Lulzime Duka, Agi Babuli, Mimoza Ibrahimi, Eva Duni, Emanuela Axhani, Mimoza Dule, Egla Miço, Ingrid Murzaku, Fausta Toska, sa për të përmendur Kampionet e para të Mesdheut Latakia 1987. Shqipëria nuk ka më sot Ela Tase, Lulzime Duka, Agi Babuli, Mimoza Ibrahimi, Alketa Doçi, Eva Duni, Emanuela Axhani, Mimoza Dule, Egla Miço, Jorgjeta Qirici, Majlinda Kase, Donika Shtuka, nëse prap nuk na ka shpëtuar ndonjë emër, sa për të përmendur vetëm Kampionet e Ballkanit, Pravec 1990? Dhe menjëherë mbërrin përgjigjja: duhet të ketë! A mund të jenë këta emra “të panjohur” të së enjtes në mbrëmbje të “Marin Barletit” të cilat u gëzuan aq fort mbasi fituan Kupën e Shqipërisë për herë të parë: Sollaku, motrat Prenga, Lapardhoti, Kurti, Pogoni, Kadriu, Xhixha, Kuqi, Vokrri, Xhaferaj, apo dhe shoqet e tyre të SK Tiranës, Hysa, Shkurti, Nezaj, Sejfullai, Akcani, Blloku, Meta, Gjonaj, Matraku, Rama, Harxhi, Lishaj, edhe këto të fundit me trajner një të mirënjohur: Hasan Gurabardhi?

Nuk di. Vetëm di se Shqipëria, që bëri volejbollin e nivelit evropianobotëror, e ka bazamentin historik për ta ribërë volejbollin e femrave. Nuk mendojmë se sot në volejbollin shqiptar nuk ka talente të tilla. Me një fjalë, nuk duhet ta kërkojmë rënien qoftë edhe te mungesa e një fenomeni si Ela Tase apo Mimoza Ibrahimi, të cilat në sport mund të vijnë një herë në 20 vjet (e kanë kaluar pikërisht 18 vjet), por te problematike në kushte të reja e sporteve dhe e volejbollit në Shqipëri si përkujdesje, si kushte , si seriozitet, si mosinteresim, si mosmbështetje, si emigrim, si çtraditizim, si indiferencë, si publicitet, si financë. Të gjitha këto shkaktojnë rënien. Dhe jo emrat, të cilët besojmë se Shqipëria prap se prap i ka edhe sot.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Volejboll

Post by vllaznia1919 » Sun, 29 Mar 2009 , 15:40

TEUTA-VLLAZNIA 3-0
(25-20, 25-16, 25-16)
TEUTA: Limanaj, Simoviç, Kolea, Bardhi, Uruçi, Liti,
Rreshka, Guza, Nazifi, Dashi
Trajner: Agim Doraci
VLLAZNIA: Prela, Miloti, Çuni, Qafarena, Jukni, Kola, Taflaj,
Rrashketa, Halili, Drina
Trajner: Artan Kalaja
GJYQTARË: K.Gjoka, E.Preka

Ekipi N F H S P
Studenti 10 9 1 27-5 27
Teuta 10 7 3 24-10 21
Tirana 10 7 3 22-17 18
Vllaznia 10 5 5 17-16 16
Dinamo 10 2 8 11-25 7
Skënderbeu 10 0 10 3-30 1
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 19:31

CAR VENDIT JENA????
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Volejboll

Post by Miri » Sun, 29 Mar 2009 , 19:56

GOLDIAN wrote:CAR VENDIT JENA????
Ne 6 skuadra jena ne vend te 4-t :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 21:36

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:CAR VENDIT JENA????
Ne 6 skuadra jena ne vend te 4-t :D :D
MIRE KEKENA :D
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Volejboll

Post by Miri » Mon, 30 Mar 2009 , 21:58

Ka edhe ma keq :(

gert-shkodrani
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
Location: SHKODER
Contact:

Re: Volejboll

Post by gert-shkodrani » Thu, 02 Apr 2009 , 17:00

kekena keq ne volejboll ne :cry: :cry: :cry:
vetem se ne futboll sa fusim tetana skuadrave :P :P :P :D :D :D
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 19:46

Botërori, nis nesër aventura për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra do të luajë nesër premierën e saj eliminatore të kampionatit botëror 2010, që do të zhvillohet në Japoni, ndryshe nga katër skuadrat e saj në grup Bullgaria, Rumania, Moldavia
dhe Republika Çeke, që do të zbresin sot në parketin e Orlovecit të Grabovos. Takimin e parë Shqipëria do ta luajë
në orën 18:30 me Bullgarinë. Ekipi i vajzave shqiptare nën drejtimin e teknikut Hasan Gurabardhi dhe Altin Martiri, duken mjaft optimiste, pasi dy nga kundërshtaret e grupit F janë Çekia dhe Moldavia jo pak të njohura për to. Objektivat për përfaqësuesen sonë janë që të kalojnë turin për të vazhduar më tej aventurën për kampionatin
botëror. Shanset për të kaluar në turin tjetër sipas protagonisteve kuqezi, janë të mëdha, pasi kualifikohen tri prej pesë skuadrave të grupit. Bullgaria renditet e 33-ta në klasifikimin e përgjithshëm të Federatës Botërore të Volejbollit. Republika Çeke dhe Rumania e shohin veten në vendin e 36-të dhe të 40-të, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më poshtë, e 53-ta.

LISTA E KOMBËTARES
1. Amarilda Prenga (Finlandë)
2. Rubena Sukaj (SHBA)
3. Sindi Mizaku (Skënderbeu)
4. Enkeleda Braho (Partizani)
5. Narisa Kuqi (UMB Volej)
6. Arjola Prenga (UMB Volej)
7. Klejda Shkurti (Tirana)
8. Iva Xhixha (UMB Volej)
9. Klonarda Nezaj (Tirana)
10. Esmeralda Tuci (Studenti)
11. Borana Begiçi (Studenti)
12. Xhozafa Sejfullai (Tirana)
Trajner: Hasan Gurabardhi
Zv.trajner: Altin Martiri

KALENDARI
SOT
Rumani - R. Çeke 16:30
Bullgari-Moldavi 18:30
Shqipëria PUSHIM
NESËR
Moldavi-Rumani 16:30
Shqipëri-Bullgari 18:30
Republika Çeke PUSHIM
15 MAJ
R. Çeke - Moldavi 16:30
Rumani - Shqipëri 18:30
Bullgaria PUSHIM
16 MAJ
Shqipëri - R. Çeke 16:30
Bullgari - Rumani 18:30
Moldavia PUSHIM
17 MAJ
Moldavi - Shqipëri 16:30
R. Çeke - Bullgari 18:30
Rumania PUSHIM

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 17:39

Volejboll/Përfaqësuesja kuqezi mundet 3-0 nga bullgaret
Botërori starton me humbje për Shqipërinë
Ekipit vendës i mjaftoi vetëm 1 orë e 10 minuta për të fituar


Kombëtarja shqiptare e volejbollit e ka nisur me humbje aventurën në kampionatin botëror, në eliminatoret e grupit F, zona evropiane. Ekipi kuqezi, që drejtohet nga trajneri Hasan Gurabardhi, u mund nga përfaqësuesja bullgare
me rezultatin e pastër 3-0. Vendëseve u mjaftoi vetëm 1 orë e 10 minuta për të zgjidhur gjithçka ndaj volejbollisteve
shqiptare në pallatin e sportit “Orlovec”. Tekniku Gurabardhi u besoi prej fillimit të sfidës Amarilda Prengës, Borana Begiç, Klejda Shkurtit, Narisa Kuqit, Klonarda Nezajt dhe Arjola Prengës. Bullgaret e nisin mirë eliminatoren, duke e mbyllur me shifrat 25-10, pas 18 minutave lojë. Volejbollistet kuqezi dukeshin të mpira në parket, pa forcën e zakonshme dhe e patën të vështirë të rivalizojnë. Seti i dytë ka folur për shqiptaret, të cilat kanë udhëhequr deri në pikën e 13-të, pasi komanda do të merrej sërish nga bullgaret, që do të fitonin me rezultatin 25-16. Seti i tretë ka qenë i ekuilibruar, por në fund, gabimet e vajzave tona i kanë dhënë mundësi kryesuesve të grupit F që të fitonin
25-18 dhe marrin 2 pikët e radhës, duke u ngjitur në kuotën e katër pikëve. Sfida e djeshme mes Shqipërisë dhe Bullgarisë u ndoq nga afër nga 700 tifozë. Ndërkohë, kombëtarja jonë do të zbresë sot në takimin e dytë eliminator ndaj rumuneve të vendit të dytë. Më pas, në ditët në vijim, Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë dhe në fund ndaj
Moldavisë, ndaj së cilës synon edhe të fitojë.

SHQIPËRI-BULLGARI 0-3
(10-25, 16-25, 18-25)
SHQIPËRI: A. Prenga, R. Sukaj, S. Mizaku, E. Braho, N. Kuqi, A. Prenga, K. Shkurti, I. Xhixha, K. Nezaj, E. Tuci,
B. Begiçi, Xh. Sejfullai. Trajner: H. Gurabardhi, Zv.trajner: A. Martiri
BULLGARI: T. Sabkova, E. Tsvetanova, D. Goranova, T. Zarkova, E. Janeva, L. Debarlieva, R. Teneva, R. Çistigoi, M. Filipova, E. Koleva, S. Filipova, I. Petkova Trajner: D. Nesiç
GJYQTARË: G. Kondakov, O. Lukin

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Mon, 18 May 2009 , 19:47

Shqipëria fiton, por s’mjafton
Titullarja Klejda Shkurti tregohet e papërmbajtshme ndaj Moldavisë, shënon 19 pikë

Shqipëria në volejboll
për femra i ka
dhënë fund dje
aventurës në Grupin F për
eliminatoret e kampionatit
botëror “Japoni 2010”, që u
zhvilluan në Gabrovo të
Bullgarisë nga data 13-17
maj. Pas 3 humbjeve radhazi,
Kombëtarja kuqezi e
mbylli me nder misionin e
saj, duke fituar 3-1 në
ndeshjen e katërt eliminatore
ndaj Moldavisë. Në të
katër setet, trajneri Gurabardhi
ruajti të njëjtin formacion
të përbërë nga
motrat Prenga, Shkurti,
Kuqi, Nezaj dhe Tuci. Fitorja
e skuadrës sonë qe e
merituar.
Skuadrat kanë dhuruar
një lojë të bukur, me rivalitet
dhe emocione, duke
kënaqur edhe 100 tifozët e
pranishëm në sallën sportive
“Orlovec”. Volejbollistet
tona ishin një hap më
lart, pasi fituan setin e parë
me shifrat 25-21. Ndërsa në
të dytin ishin rivalet ato që
patën fatin me vete, teksa
kanë përmbysur gjithçka
duke fituar vetëm me pikët
shtesë, 26-24. Në setin e
tretë e të katërt, Moldavia
ishte e çoroditur, ndaj
lëshoi terren. Të besuarat e
“timonierit” Gurabardhi
nuk falën, duke fituar kështu
me shifrat e njëjta 25-23
dhe krejt takimin 3-1, një
sukses që e ngjiti në vendin
e katërt në kuotën e 5
pikëve, por që s’mjaftonte
për më tej. Protagonistja e
sfidës përmbyllëse për
ekipin tonë ishte Klejda
Shkurti, e cila shënoi një
rekord pikësh, 19 të tilla, e
ndjekur nga kapitenia Amarilda
Prenga me 16 pikë.
Nga kampi moldav spikati
Mariana Diakonita me 17
pikë. Në turin e tretë u kualifikuan
Bullgaria, Republika
Çeke dhe Rumania. Pas
këtyre eliminatoreve, “rrjeta”
shqiptare do të fillojë
përgatitjet për një garë po
kaq të rëndësishme në
arenën ndërkombëtare, siç
janë Lojërat Mesdhetare
“Peskara 2009”, që zhvillohen
në Itali nga 26 qershori
deri më 5 korrik. Për femra,
Kombëtarja shqiptare e trajnerit
Hasan Gurabardhi
ndodhet në grupin A, së
bashku me skuadrat e Greqisë,
Turqisë dhe Bosnjë-
Hercegovinës. Ndërsa kombëtarja
e meshkujve, që
drejtohet nga trajneri Ylli
Tomorri, do të luajë në
grupin B, së bashku me
Spanjën, Turqinë, Malin e
Zi dhe Tunizinë.

MOLDAVI-SHQIPËRI 1-3
(21-25, 26-24, 23-25, 23-25)
MOLDAVI: R. Kubuk,
A. Vovçiç, A. MartinuK,
M. DaKonita, T. Daakonita,
T. Lulenova, N. Lukoshina,
N. Dudniç, T. Lupu, M. Fizer,
E. Lupu, K. Kopilova
Trajner: M. Kaplov
SHQIPËRI: A. Prenga,
R. Sukaj, S. Mizaku, E. Braho,
N. Kuqi, A. Prenga, K. Shkurti,
I. Xhixha, K. Nezaj, E. Tuci,
B. Begiçi, Xh. Sejfullai.
Trajner: H. Gurabardhi,
Zv.trajner: A. Martiri
GJYQTARË: V. Nastase,
M. Hudik

RENDITJA / GRUPI F
SKUADRA N. F. H. SET. P.
Bullgaria 4 4 0 12-2 8
Rep. Çeke 4 3 1 10-4 7
Rumania 4 2 2 8-6 6
SHQIPËRIA 4 1 3 3-10 5
Moldavia 4 0 4 1-12 4

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Sun, 07 Jun 2009 , 02:45

si ska nej informacion ma skodrinon per komtaren e sukseshme te tartarit ne vitet 80
kam kerku me lecu nej gja po skam gjet
vec nje here maj mend pat ba emision top chanel per ta
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 21:47

nuk e di goldi. duhet me kerku neper internet

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 22:30

Vllaznia kampione e Shqipërisë për U-17dhe U-19

Image

Në drejtimin e kryetrajnerit Artan Kalaja, volejbolli shkodran i meshkujve, po rikthehet në ditët e tij
më të mira, dhe me këtë brez të talentuar që disponojnë ekipet kampione, garancia e suksesit edhe në
konkurimin e të rriturve është më e mundshme se do të arrihet shumë shpejt


Ekipi kampion U-19
Image

Për një periudhë kohore nuk funkisionoi fare, ashtu si edhe shumë sporte të tjera që pas tranzicionit të viteve
’90-të, vite këto që lojrat me dorë dhe sporte të tjerë që sterviteshun në ish pallatin e sportit mbeten pa një mjedis të tillë stervitor dhe në të njëjtën kohë edhe për ndeshje. Por, edhe pse pauza ishte jo pak e vogël, do të dilte
në skenë një emër që quhet Artan Kalaja, një ish volejbollist i Vllaznisë, një shkodran i dashuruar pas sportit të volejbollit, i cili edhe pse me mund e sakrifica jo të pakta, sidomos në vitet e para të rindërtimit të skuadrës së të rinjvëve, arriti që shumë shpejt ta ringrejë këtë sport në nivele që askush nuk e besonte më përpara. Dhe, faktet flasin vetë, kur statistikat janë dëshmitari më real i asaj që Kalaja ka arritur. Plot 7 vite kampion kombëtar me
ekipin e të rinjvë, me një bilanc që askush nuk e ka në historinë e këtij sporti, mbi 100 ndeshje pa humbur asnjë ndeshje. Një tregues ky, që padyshim është për rekordin Gines, dhe këtë e arrijnë djemtë e rinjë të volejbolit shkodran, të cilët edhe sivjet janë kampion të Shqipërisë për të shtatin vitë me radhë. Një sukses që trajneri Artan
Kalaja e ndan edhe me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, zëvendësin e tij Fatjon Ademi, por që natyrisht merita kryesore e këtyre sukseseve i takon atyre që luajnë në fushën e lojës, volejbollistëve të talentuar të këtij ekipi. Në shtatë vitet e suksesit të të rinjëve kanë pjesë edhe ato që tashmë kanë kaluar me ekipin e të rriruve, duke mos
lënë pa përmendur edhe bashkëpunëtorin e trajnerit Kalaja, Ardian Dodanin, por në këtë shkrim po ndalemi vetëm
tek skuadra aktuale e kampiones së 2008-2009-tës. Emirjon Halili, kapiten i skuadrës, një ndër pikat më të forta
dhe kryesore të formacionit, Ditmir Rrashketa, Fatjon Çekini, Imelsi Sokoli, Dorian Tafa dhe Izmir Rrashketa. Kjo është gjashtëshja e parë e skuadrës kampione të Shqipërisë në volejboll për të rinj, titull ky i fituar në fazën finale
që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Por, patjetër që pranë tyre janë edhe emra të tjerë po aq të dalluar të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në arritjen e suksesit, pjesëtarët e tjerë të skuadrës që u
aktivizuan vazhdimisht si zëvendësues nga trajneri Kalaja. Të tillë janë emrat e Renato Markut, Renid Nishanit, Samet Kalasë, Bruno Miculit, Klaudio Qeraxhisë, Aurel Hilës, Florian Krujës dhe Ergys Bilalit.

U-17, ekipi që garanton vazhdimësinë

Ekipi kampion U-17
Image

Pas titullit kampion të fituar nga ekipi i të rinjvë U-19, një tjetër titull kampion ka mbërritur në Shkodër nga sporti
i volejbollit. Protogonistët e këti suksesi janë volejbollistët e rinj të kategorisë U-17, të cilët ishin më të mirët në finalet e Kampionatit Kombëtar që u zhvilluan një ditë më parë në kryeqytet. Të drejtuar me kompetencë nga trajnerët Artan Kalaja dhe Pjetër Xhuxha, volejbollistët kuqeblu i fituan të dyja ndeshjet e fazës finale duke
merituar titullin kampion. Në formacionin e skuadrës kampione të Vllaznisë janë aktivizuar këto volejbollistë: Izmir Rrashketa, Bruno Miculi, Samet Kalaja, Alfons Toka, Albert Toka, Klaudio Qeraxhia, Aurel Hila, Florian Kruja, Denis Bajraktari, Besmir Tafili, Rinel Rexhvelaj dhe Elton Doniku. Faza finale e këtij kampionati u zhvillua pasi kishin
përfunduar dy fazat e para kualifikuese, ku përsëri Vllaznia ka qënë më e dalluara në grupin e saj duke i fituar të gjitha ndeshjet me seteverazh tepër pozitiv. Natyrisht që faza finale ka qënë më emocionuesja, pasi janë
ballafaquar katër ekipet më të mira të kampionatit. Në ditën e parë, shorti ka vënë përballë Tiranën me Skenderbeun, takim i fituar 3 me 2 nga volejbollistët e Tiranës, ndërkohë që në takimin e dytë gjysëmfinal Vllaznia
ka mundur thellësisht 3 me 0 Elbasanin. Kështu që për të përcaktuar ekipin kampion, në finale janë ndeshur Vllaznia me Tiranën. Kapiteni Rrashketa, dhe pjesëtarët e tjerë të gjashtëshes së pare të formacionit, Miculi, Kalaja, dy
vëllezërit Toka dhe Qeraxhija, si dhe të tjerët e aktivizuar gjatë lojës, të drejtuar me aftësi nga dyshja e
trajnerëve Kalaja-Xhuxha duke dominuar tërësisht ndaj kundërshtarit, 25 me 11 në setin e parë, 25 me 14 në të
dytin dhe 25 me 19 në te tretin, kanë shpartalluar bardheblutë e Tiranës duke e shpallur Vllazninë kampione
të Shqipërisë. Ajo që të bën përshtypje në formacionin e ekipit kampion të U-17 është fakti se disa prej emrave të titularëve të saj bëjnë pjesë edhe në listën e kampiones së të rinjëve U-19, të cilët falë moshës së tyre të re i kanë patur mundësitë të aktivizohen në të dy skuadrat. Kështu që për kapitenin e U-17-tës Izmir Rrashketa,
Bruno Miculin, Samet Kalanë, Klaudio Qerraxhinë dhe Florian Krujën, sezoni sportiv 2008-2009 do të mbahet mend gjatë, pasi ato, falë aftësisë dhe talentit që disponojnë ishin pjesë e dy skuadrave kampione, fillimisht të asaj U-19 dhe më pas U-17, ç’ka për të cilën do të mbetet padyshim një kujtim shumë i bukur në karrierën e tyre sportive, ndërkohë që shumë shpejt së bashku me kolegët e tjerë të skuadrës, edhe asaj të të rriturve, tashmë po bëhen gati që një sukses të tillë ta arrijnë edhe me të rriturit duke mbërritur kësisoj në majat më të lsarta të volejbollit
shqiptar.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Mon, 29 Jun 2009 , 23:04

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Volejboll-Femra.
Kombëtarja humbet 3-2 ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe rrezikon kualifikimin


Shqipëria “dorëzohet” në setin final

Shqipëri - Bosnjë/Herzegovinë 2?3

(15?25, 25?18, 19?25, 25?21, 11?15)

SHQIPERIA: Am.Prenga, Nezaj, Tuci, Sukaj, Ar.Prenga, Hysenbelli, Kuqi, Sejfullai, Shkurti, Xhixha, Braho, Mizaku. Trajner: H. Gurabardhi

BOSNJE?HERCEGOVINË: Sirotanoviç, Vidoviç, Vasiç, Hrnjez, Hadziç, Slijepceviç, Bartula, Petriçeviç, Mihajloviç, Kosutiç, Djuriç, Sinanoviç. Trajner: H. Subashiç

Gjyqtarë: B. Bozkurt (Tur), J. Stegnar (Sllo)

Kombëtarja e femrave në volejboll ka humbur dje 3?2 në ndeshjen e parë të Mesdhetareve ndaj Bosnjë?Hercegovinës, duke ndërlikuar mundësinë për kalimin në fazën gjysmëfinale. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit të Vastos ka qenë me shumë luhatje, pasi dy herë boshnjaket kaluan në avantazh dhe po dy herë u barazuan nga shqiptaret. Por seti final foli për rivalet tona, që morën dhe pikët e fitores. Në setin e parë, skuadra boshnjake luan më mirë, shkëputet që në pikët e para dhe vë në vështirësi kombëtaren kuqezi, që vuan në pritjen e topit të parë. Ky set është tërësisht i Bosnjës, e cila fiton me lehtësi 25?15. Por loja merr një pamje krejt tjetër në setin e dytë, volejbollistet shqiptare “zgjohen” dhe vënë nën presion kundërshtarin, duke u shkëputur 8?5, 15?10 dhe fitojnë 25?18. Por takimi dhuron shpesh luhatje në lojën e skuadrave e kjo ndodh edhe me ekipin kuqezi, që pas barazimit 4?4 në setin e tretë nis të humbasë terren. Boshnjaket shkëputen 11?7, 22?15 dhe fitojnë 25?19 setin e tretë. Gjithçka baraspeshohet në setin e katërt, tërësisht nën komandën e volejbollisteve kuqezi, që shkëputen 8?5, 16?11, 18?14 dhe fitojnë 25?21. Seti final është i bukur, me rivalitet dhe emocione. Fillimisht janë shqiptaret që kryesojnë 2?0, por pas barazimit 4?4 boshnjaket marrin komandën dhe shkëputen 8?5, 12?7 dhe fitojnë 15?11 dhe krejt ndeshjen 3?2. Ariola Prenga, e Shkurti me 15 pikë, Nezaj me 13 dhe Sukaj me 11 ishin lojtaret më të mira në fushë.

s.shqiptar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Mon, 29 Jun 2009 , 23:49

sa pafat me ken kshu
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Tue, 30 Jun 2009 , 19:07

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009
FEMRA
Turqia, “dajak” brenda një ore


Kombëtarja e volejbollit të femrave e ka humbur edhe ndeshjen e dytë eliminatore. Madje, ka qenë një humbje e
thellë, 0-3 me Turqinë, e cila ka mbaruar punë me vajzat tona për një orë e 6 minuta. Një lojë e shpejtë e turkeve, aq sa edhe rezistenca e kuqezinjve ka zgjatur vetëm në setin e parë, që ka përfunduar me rezultatin e ngushtë, 25-17. Në dy të tjerët, Turqia nuk ka më kundërshtarë, teksa ka fituar 25-14 dhe 25-12. Një ndeshje e dobët e vajzave tona, të cilat duket se e kanë ndjerë lodhjen e ndeshjes me Bosnje-Hercegovinën, që e kanë humbur 2-3. Tashmë ka mbetur edhe një ndeshje me Greqinë për të mbyllur këtë grup. Helenet, pasi kanë fituar me Bosnjën janë pretendente për të kaluar më tej.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Volejboll

Post by fpjalmi » Thu, 10 Dec 2009 , 20:07

Var veten trajneri Albert Shahu

Shahu vari veten me litar në ballkonin e shtëpisë.





Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Var veten në Korçë në rrethana misterioze ish-trajneri i Kombëtares së volejbollit, 46-vjeçari Albert Shahu, një nga emrat e njohur të volejobollit. Ngarja tragjike ndodhi të mërkurën, më 9 dhjetor 2008. Shahu vari veten me litar në ballkonin e shtëpisë. Aktualisht, Shahu punonte si trajner i ekipit të rinjve të volejbollit të Skënderbeut.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Volejboll

Post by fpjalmi » Wed, 21 Apr 2010 , 16:16

Vllaznia finale historike, Teuta tjetër “KO”

http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... tjeter-ko/

Post Reply