Volejboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Jan 2012 , 00:58

i lumte zotit artan kalaj per ate qe po ban per volejbollin
ne rubriken sportive u shpreh
sikur te investohej per volejbollin vec aq sa investohet per nj lojtar fallco qe vjen tek futbolli volejbolli shkodran do kishte tjera rezultate
sa keq edhe ky sport i destinuar te vdese
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Mon, 16 Jan 2012 , 21:45

kishte ik edhe nji volejbolliste tjeter me tiranen...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Volejboll

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Feb 2012 , 01:16

a ka ma hall mare vllazen
nje ndeshje shume e bukur e djelmoshave tone ndaj tiranes qe u hup 1me 3
ne intervisten e tij trajneri tiranas shprehet se ky kampionat eshte i bukur se ka rivalitet 4 skuadrash
tirana studenti teuta dhe na vlereson dhe ne
ndersa trajneri jon qe per mu duhet dhan titulli qytetar nderi per ate qe po ban me mund e sakrifice e jo si da trajnera tjer qe vec ankohen dhe tu i pas tana
artan kalaja shprehet per 2012 skena marr asnji lek nga buxheti i bashkise
ndaj studentit shkume me leket tona ne tirane
dhe kete jave ne durres do shkojme me financat tona por ndeshjen tjeter ne transferte me korcen zor te paraqitemi
sepse dhe kostoja eshte me e larte
sa keq me tu dridh mishi kur sheh shkodren tone me lokale e mercedeza me milionera e bilionera me ***** e sterkurva
dhe keto djelmosha qe po ju shuhet pasioni
e mbi te gjitha tradita e bukur e volejbollit shkodran
sa fallco qe jemi
i perjashtuar

User avatar
ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Volejboll

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 10 Feb 2012 , 03:10

:cry: :cry: :cry: Avash se duhet me prit sa te dalin fondi nga Bashki K*rva :evil: :evil:
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

User avatar
ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Volejboll

Post by ultraskuqeblu1 » Sat, 31 Mar 2012 , 01:26

Ktu jane disa foto nga paraqitja e djeshme VLLAZNIA - Studenti
https://www.facebook.com/media/set/?set ... 963&type=1

Nuk e keni iden sa te gzum ishin Volejbollistat tone qe kishte shku dikush me i pa e me i mbeshtet, veç ti kishit pa ftyrat e tyne... :D
Gjynah ato djem lozin vetem per fanel edhe per pasionin qe kan per ate sport, jo qe kishin dite qe s'merrshin rroge, por na tregunen qe 2 transfertat e fundit kishin pagu autobusin me lekt e veta, se si nepte kush fonde, kukuuuuu sa posht kena ra kshu :cry: :cry: :cry:
Sot djemt e grupit mkan gzu shume me paraqitjen, kan ken super...por shume jam merzit e shum jam tuj nam biznesleshat qe kena e ket krytar qe lyp mi ja ba ma tzezen, mas e baft piken hajrit...as fjalt spo mvin...ka tesh 8 muj shkodra me rrug te prishuna gjoja tuj rregullu, tesh vjen sali portopapa jane tu punu turrni tret vec me maru rrugen para se me ardh lartmadhnia tij... :evil:
Bashkia s'ka kohe me u marr me sportin ka hadhe tjera, da me ndertu rruge da me dhan leje ndertimit, he piken e hajrit mos e bashin tan jeten...
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Sat, 31 Mar 2012 , 23:19

hallall ju qofte
e meritojne kta djem e vajza qi pagujn me lujt me vllaznine

User avatar
ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Volejboll

Post by ultraskuqeblu1 » Sun, 01 Apr 2012 , 04:31

Ktu jane edhe 2 video:
http://www.youtube.com/watch?v=hStM3uKd ... ture=share

Mesazhi: "WE DON'T BURN FLAGS... WE WILL BURN MACEDONIANS"
http://www.youtube.com/watch?v=B1q88XAv ... re=channel
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Wed, 06 Nov 2013 , 12:51

Vllaznia mund edhe Tiranën, është e para në renditje

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj ekipit kryesor rival për titullin kampion, Tiranës. Ajo ka fituar 3-2 në një ndeshje me shumë emocione pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshja ka nisur mirë për volejbollistët shkodranë që fitojnë dy setet e para në shifrat 25-20 dhe 25-21. Ata ishin shumë pranë edhe fitores në setin e tretë dhe të krejt ndeshjes kur udhëhiqnin 20-15 por Tirana përmbys gjithçka dhe fiton 25-23. Me të njëjtin rezultat në favor të Tiranës do të mbyllej edhe seti I katërt duke bërë kështu që ndeshja të shkonte në set final. Aty është Vllaznia që tregohet më e saktë dhe fiton 15-13 duke fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Trajneri I këtij ekipi Artan Kalaja është shprehur shumë I kënaqur me fitoren duke thënë: "Ndoshta duhej ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen por të mos harrojmë se po luanim ndaj ekipit më të mirë të kampionatit. Fitorja ndaj tij na jep edhe më shumë besim për të ardhmen dhe kuptohet që objektivi ynë do jetë titulli kampion". Pas fitores me Tiranës, tashmë Vllaznisë në volejboll I duhet të mundë edhe Studentin, një tjetër rival në mënyrë që të rikonfirmojë edhe njëherë tjetër vendin e parë në renditje megjithatë nisja që ajo I ka bërë kampionatit është shumë e mirë dhe duhet të mos e lëshojë më vendin e parë. Ndërkohë ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka luajtur në Shkodër me Skënderbeun dhe është mundur me rezultatin 0-3. Seti i parë dhe i dytë kanë patur rivalitet (23-25 dhe 22-25) ndërsa në të tretin epërsia e korçarëve ka qenë më e madhe (15-25) dhe prandaj ka ardhur edhe fitorja e tyre.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Mon, 11 Nov 2013 , 11:40

Vllaznia për femra fiton 3-2 në Tiranë ndaj Studentit

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arritur një fitore me shumë vlera paraditen e sotme në ndeshjen që ka zhvilluar në kryeqytet ndaj Studentit. Ndeshja ka qenë e fortë dhe ka shkuar me set final teksa në fund kanë qenë vajzat shkodrane ata që kanë triumfuar. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Studenti në shifrat 25-21 ndërkohë që në të dytin Vllaznia ka barazuar shifrat teksa ka fituar 25-15. Rivalitet i madh në dy setet e tjera, teksa në të tretin fitojnë vendasit 25-23 duke kaluar në avantazh me sete por Vllaznia sërish i ka barazuar shifrat teksa ka marrë të katërtin po me të njëjtin rezultat, 25-23. Në kushte të tilla, ndeshja ka shkuar në set final teksa këtu vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë treguar më të sakta dhe kanë fituar 18-16 dhe krejt ndeshjen 3-2. Sipas informacioneve që marrim vesh, në rradhët e Vllaznisë ka rënë në sy sidomos lojtarja e qendrës, Peteza e cila ka qenë përcaktuese në shumë raste. Fitorja e sotme merr vlera për ekipin shkodran sepse i jep besim për të ardhmen për të kërkuar të tjera fitore në mënyrë që të rritet në klasifikim.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Volejboll

Post by Skodrinon » Mon, 18 Nov 2013 , 16:27

Rituali i zakonshëm, fitojnë meshkujt, humbasin femrat

Edhe këtë javë ka ndodhur si zakonisht rituali i ekipeve të volejbollit të klubit Vllaznia teksa kanë fituar meshkujt dhe kanë humbur femra. Këto të fundit, kanë luajtur të parat pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ato kanë patur përballë ekipin e Teutës së Durrësit, një nga më të mirët në kampionat dhe ndaj tij kanë humbur me rezultatin 0-3. Seti i parë i ndeshjes ka përfunduar në shifrat 12-25, në të dytin ka patur diçka më shumë rezistencë megjithatë është fituar sërish nga durrsaket 25-20 ndërsa në të tretin është fiksuar rezultati 25-16 dhe kësisoj Teuta ka fituar 3-0. Ndërkohë pas këtij takimi, është luajtur ai i meshkujve në mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Artan Kalaja ka dominuar në fushë dhe ka fituar pastër me rezultatin 3-0 duke patur këto sete: 25-15, 25-23 dhe 25-8. Me fitoren e djeshme, ekipi shkodran vazhdon të udhëheqë renditjen e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj.

Post Reply