Çiklizem

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 16:12

Otakar Dolezel ka ardhur në Shqipëri për të kryer seminare kualifikimi për trajnerët shqiptarë 10-12-2004

Çiklizmi shqiptar në sytë e specialistit


Për të është hera e parë që vjen në Shqipëri, natyrisht edhe kontakti i parë që ka me çiklizmin shqiptar. Një ndër specialistët më të mirë të çiklizmit, apo "numri 1", siç e emërton veten Otakar Dolezel në Kanada, ka mbërritur në Shqipëri për të kryer seminare në gjithë Shqipërinë me trajnerët dhe sportistët e çiklizmit. Kjo është bërë e mundur falë një bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit. Por ndryshe nga specialistët e tjerë që kanë mbërritur në Shqipëri për trajnimin e sportistëve dhe trajnerëve tanë në sporte të ndryshme, z. Dolezel ka insistuar vetë që të vijë në Shqipëri. Nuk e njihte Shqipërinë, aq më tepër çiklizmin shqiptar. Seminaret që ai ka zhvilluar deri tani kanë konsistuar në dy aspekte: në aspektin teorik dhe atë praktik. Duke qenë edhe vetë një nga trajnerët më të mirë në Kanada, synimi i tij ka qenë të japë më të mirën për trajnerët tanë. Por për z. Dolezel trajnerët shqiptarë kanë mangësi sidomos në njohuritë teorike për këtë sport. Ata kanë mangësi në njohuritë për mënyrën e të ushqyerit të sportistit, që është shumë e rëndësishme në sportin e çiklizmit, në mënyrën e përgatitjes psikologjike të tij, përgatitjen teknike para garës dhe pas garës etj. "Ardhja ime në Shqipëri ka si synim të ndihmoj në zhvillimin e këtij sporti. Ndërsa ajo që dua t'u mësoj trajnerëve shqiptarë është se ç'do të thotë të qenit trajner. Trajnerët shqiptarë duhet të kenë më tepër pasion,"- tha z. Dolezel. Përveç seminareve që ka zhvilluar në kryeqytet, z. Dolezel ka të programuar në axhendën e tij vizita në të gjitha klubet e Shqipërisë për të parë më nga afër ekipet e çiklizmit në klube. Deri tani, ai ka shkuar në Fier, Vlorë dhe Lezhë. Një nga problemet që ai ka konstatuar në klube ka qenë mungesa e theksuar e bazës materiale. Biçikletat me të cilat aktualisht stërviten sportistët tanë, për z. Dolezel janë jashtë standardeve që kërkon koha. Për këtë qëllim, ai ka premtuar se së shpejti do të bëjë të mundur sigurimin e një baze materiale me çmime të arsyeshme për Federatën Shqiptare të Çiklizmit. "Trajnerët dhe sportistët tanë kanë nevojë për mbështetje teknike dhe financiare, por kjo nuk duhet të bëhet vetëm nga federata, por nga të gjitha strukturat sportive. Këto seminare që po zhvillojmë nuk janë ta mjaftueshme, megjithatë janë një hap pozitiv drejt zhvillimit të sportit të çiklizmit edhe në Shqipëri,"- ka përfunduar z. Otakar Dolezel.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 Mar 2005 , 14:44

Sot starton Kupa "Skënderbeu"

Çiklistët më të mirë të 10 ekipeve të vendit do të zhvillojnë sot garën çiklistike të vlefshme për Kupën "Skënderbeu". Ky aktivitet zhvillohet me rastin e përvjetorit të bashkimit mes principatave shqiptare nga Skënderbeu, që në histori njihet si Besëlidhja e Lezhës. Në këtë aktivitet do të përfaqësohen çiklistët më të mirë të 10 ekipeve, ndërkohë që itinerari që ata do të përshkojnë do të jetë Lezhë-Krujë-Lezhë. Me Kupën "Skënderbeu", Federata e Çiklizmit hapë zyrtarisht sezonin e aktiviteve për këtë vit. Gara e sotme do të shërbejë gjithashtu edhe për të evidentuar çiklistët më të mirë që do të jenë në listën e ekipit tonë kombëtar për t'u përfaqësuar në aktivitete ndërkombëtare të parashikuara në kalendarin e aktiviteteve për vitin 2005.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 Mar 2005 , 15:01

Angjeli: Jonid Toska, molla e sherrit

Çiklistët e ekipit Apolonia bashkë me trajnerin e tyre dhe shefin e klubit kishin udhëtuar drejt qytetit të Lezhës të bindur për t'u përfaqësuar në kupën "Skënderbeu", që u zhvillua pak kohë më parë. Por teksa kanë rreshtuar çiklistët e ekipit Apolonia te gjyqtaria, kjo e fundit nuk ka pranuar që në garë të marrë pjesë çiklisti Jonid Toska. E bazuar në një vendim të kresisë së federatës, ku Toska rezultonte i pezulluar nga aktivitetet, gjyqtaria ka konkluduar se ky çiklist nuk mund të përfaqësonte ngjyrat e Apolonisë në këtë garë. Të revoltuar, shefi i klubit dhe trajneri i ekipit kanë tërhequr gjithë ekipin nga gara. Vendimi i përfaqësuesve të klubit "Apolonia" për bojkot të kupës "Skënderbeu" do të mbledhe këtë javë kryesinë e federatës, e cila në rendin kryesor të ditës ka pikërisht masat që do të merren ndaj veprimit të ekipit Apolonia. Për të sqaruar konfliktin flet sekretari i FSHGJ-së, Genc Angjeli. - Si qëndron problemi i çiklistit Jonid Toska? - Jonid Toska, vitin e kaluar kishte një kontratë me klubin shumësportësh "Partizani", kontratë që përfundonte më 31 dhjetor të 2004-ës. Më 15 tetor të 2004-ës Toska shkëput të gjitha marrëdhëniet me klubin "Partizani" dhe shkon tek ekipi Apolonia. Përfaqësuesit e klubit "Partizani" protestuan për këtë veprim të çiklistit Toska, duke pretenduar se Toska ka një kontratë me klubin e tyre deri në fund të dhjetorit dhe se ai ka përfituar me këtë klub trajtim financiar dhe ushqimor. Dhe për këtë largim të Toskës ata kërkojnë rimbursim nga klubi shumësportësh "Apolonia". - Aktualisht, me cilin klub është i licensuar Toska, pasi kontrata e tij me Partizanin ka përfunduar më 31 dhjetor? - Aktualisht Toska nuk është licensuar me asnjë klub. Në sezonin e licensimeve, ekipi Apolonia sjell dhe emrin e çiklistit Jonid Toska, por federata e pezulloi licensimin e tij deri në zgjidhjen e problemit mes klubit "Apolonia" dhe "Partizani". - Cili është roli i federatës në zgjidhjen e këtij problemi? - Ne aktualisht jemi në bisedime me dy klubet për të gjetur një rrugëzgjidhje të problemit. Derisa dy klubet të bien dakord, çështja "Toska" qëndron pezull, por kjo nuk duhet të sjellë aspak bojkot të aktiviteteve kombëtare. Sepse në ekip ka dhe çiklistë të tjerë, si Paljon Zarka, Altin Buzi, E. Marku etj., që kanë punuar dhe stërviten çdo ditë për t'u përfaqësuar në aktivitetet tona kombëtare. - A do të merren masa ndaj ekipit Apolonia për këtë bojkot? - Për këtë qëllim do të mblidhet këtë javë kryesia e Federatës së Çiklizmit, e cila do të diskutoje rreth këtij problemi dhe do të vendosë për masat që do të merren.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 28 Apr 2005 , 20:11

Çipolini tërhiqet nga sporti



Ditëlindja: 22 mars 1967, në Luka të Italisë
Profesionist: E filloi karrierën si profesionist në vitin 1989
Fitoret në karrierë:
189, fitoret që ka arritur Çipolini në karrierën e tij.
42, numri i etapave të fituara në Xhiron e Italisë, rekord absolut. Etapa e parë ka qenë Mira, në vitin 1989, dhe e fundit Montekatini, në vitin 2003.
12 etapa të fituara në Turin e Francës. Në këtë tur ka arritur të bëjë etapën më të shpejtë në Blois.
1 ka qenë fitorja e vetme që ka arritur të marrë në sprintin final: Gand-Uevelgem, në vitin 2002.
20 prill 1989. Xhiroja e Pulias. Në Rutiljano, Çipolini mund Bafin dhe arrin fitoren e parë prej profesionisti.
23 mars 2002. Endrra u bë realitet. "Mbreti Luan" mund Rodrigezin dhe triumfon në San Remon "e tij".
13 tetor 2002. Në cirkuitin belg të Zolderit, Çipolini bëhet kampion bote në moshën 35-vjeçare.
7 mars 2005. Suksesi i fundit. Në Altopaskio mund Grilon dhe Petakin.

"Do të mbaj një konferencë për shtyp të premten në Milano. Do t'jua shpjegoj më mirë këtë vendim timin. Duhet të dini se kam ndjekur intuitën time, siç kam bërë gjithmonë në jetë. Është ky momenti i duhur për të thënë mjaft. Është e vërtetë, San Remo ishte gara e fundit që mora pjesë dhe për rastësi të fatit, ka qenë gara që kam dashur më shumë."

Mario Çipolini ka befasuar, duke u tërhequr nga çiklizmi, përpara fillimit të Xhiros së Italisë. 38-vjeçari italian, një nga sprintierët më të mirë në botë, garoi në Milano-San Remo, më 19 mars. Kjo ishte gara e fundit për të, pasi e mbylli karrierën e tij si çiklist, pas 17 sezonesh dhe 189 fitoresh. Kampioni i botës në vitin 2002 deklaroi tërheqjen e tij pas një takimi me ekipin e tij të Likuigas. "Mario ishte special, - tha Alesandro Petaki, sprintieri që trashëgoi kurorën e Çipolinit. - Ai ishte një nga të paktët çiklistë që tërhiqte vëmendjen e medias edhe jashtë botës së sportit. Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të mira dhe gjithmonë e kemi përgëzuar njëri-tjetrin pas garave, - tha ai. - Tërheqja e tij është fundi i një epoke në çiklizëm. Unë e falënderoj, sepse sa herë që e kam mundur në tri vitet e fundit, fitorja ime ka marrë më shumë prestigj. Unë mendova se ai do të garonte në Xhiron e Italisë dhe nuk e kuptoj vendimin e tij," - vazhdoi italiani. Vinçenco Santoni, trajneri i Çipolinit, kur ai garoi për Domina Vacance, ka thënë që sprintieri ishte një nga mrekullitë. "Unë mendoj se nuk do të ketë asnjë tjetër si ai, - tha Santoni. - Ai ishte i hapur kur flitej për defekte, gjithsesi ishte unik. Kjo gjë është një humbje e madhe për çiklizmin. Ai më ka dhënë shumë gëzime, por edhe vuajtje. Një nga momentet më të bukura ka qenë kur ai fitoi Milano-San Remo, në vitin 2002. Fitorja na gëzoi shumë dhe kaluam momente të paharrueshme." Trajneri i kombëtares italiane, Franko Balerini, i cili e drejtoi Çipolinin në fitoren e kampionatit botëror, tha se Mario ka bërë shumë mirë që u tërhoq. "Nëse ai ka menduar se është momenti për t'u tërhequr, ka bërë gjënë më të mirë për veten e tij. Mario i ka parë aftësitë e tij, prandaj ka hequr dorë edhe nga Xhiroja e Italisë, e cila fillon pas pak ditësh. Mendoj se ka marrë një vendim shumë të mirë, - ka thënë Balerini. - I ashtuquajturi "Mbreti luan", Çipolini ishte një nga çiklistët më karizmatik në çiklizëm. Ai ka caktuar një tjetër konferencë për shtyp të premten."
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Apr 2005 , 13:24

Auguri Re Leone!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 15 May 2007 , 11:29

Leonard Zeneli, ciklisti i plagosur

Ne etapen e dyte te kampionatit kombetare te shpejtesise dhe rezistences eshte plagosur ciklisti i talentuar i Teutes, Leonard Zeneli. Gjithcka ka ndodhur ne metrat e fundit te etapes se dyte, Korce - Barmash - Korce 140 km e gjate, kur Zeneli eshte perplasur me nje makine, qe po dilte nga nje rruge dytesore ne qytetin e Korces, pikerisht ne aksin rrugor ku ishte menduar mbyllja e kesaj gare. Perfundimi nuk ka qene aspak i mire per ciklistin e ekipit tone kombetar per te rinj, kur eshte perplasur me mjetin, qe ka arritur te ndalet vetem pasi ka pare se, ne kete rruge kryesore te qytetit te Korces, po behej nje gare kombetare ciklistike. Se bashku me Zenelin, jane perplasur me mjetin edhe Xhevahir Jahaj e Erion Plaku, te cilet kane shpetuar me disa gervishtje te vogla. Me i demtuar ka mbetur ciklisti i Teutes, i cili ka perfunduar me disa carje ne spitalin e Korces, aty ku mjeket korcare jane marre per disa ore me te deri sa kane dal ne perfundimin se, ne oret e pasdites, Zeneli mund te merrte rrugen e kthimit per ne Durres.

Drejtuesit e FSHC-se akuzojne forcat e rendit

Gjithsesi nje aksident i tille, qe per fatin e mire te ciklistit durrsak ka rezultuar pa pasoja me te renda, edhe mund te evitohej, gjithmon nese nga FSHC-ja do te ishin marre masa me te mira per zhvillimin normal te gares. Megjithese presidenti i Federates Shqiptare te Ciklizmit, Skender Anxhaku, ka pasur mendimin se faji kryesor binte mbi policine e Korces, te cilet duhet te kishin ndaluar qarkullimin e makinave ne momentin e nisjes dhe mberritjes se ciklistet. Jo vetem kaq, por sipas kryegjyqtareve te garave, policia nuk ka bllokuar asnje nga rruget dytesore te ketij qyteti, prej ku erdhi dhe makina vrastare, e cila mund t’i kishte marre dhe jeten Leonard Zenelit.

Pergjegjesia e Federates Shqiptare te Ciklizmit

Megjithate duhet pranuar se nje gare te tille nuk zhvillohet nga policia e Korces, por nga federate e ciklizmit. Cka do te thote se masat per zhvillimin normal te nje gare duhet t’i merrte kjo federate. Nese kryegjyqtari i garave do te konstatonte se policia e ketij qyteti nuk i eshte pergjigjur kerkeses se bere per keto dy etapa, atehere me forcen e rregullit duhet ta kishte anulluar kete gare. Nisur dhe nga fakti tjeter se kjo etape ka filluar normalisht tregon se ne tjeter vend duhet kerkuar shkaku qe solli nje aksident te tille. Aq me teper kur mendon se nje etape prej 140 km, sipas disa trajnerve te ekipeve pjesmarres ne keto gara, nuk eshte shoqeruar ne pjesen me te madhe te saj nga policia rrugore e te dy rretheve Korce dhe Kolonje. Ne fakt, ne te gjitha garat e tjera, nga federata e ciklizmit sportistet jane shoqeruar nga police rrugore te marre nga kryeqyteti, te cilet mesa duket jane te specializuar per gara te tilla. Dh me e keqja, metrat e fundit te kesaj etape, (aty ku ndodhi dhe aksidenti i Zenelit), nuk ishin rrethuar nga te dy anet as me reklama, por as me shirita per t’u treguar te tjereve se, ne kete aks rrugore, po behet nje gare ciklizmi. Kjo ishte pergjegjesia e Federates, qe akuzon forcat e rendit te Korces, qe duhet te ishin treguar me te gatshme per ciklizmit, aq me teper qe ne Korrik zhvillohet Kampionati Ballkanik

I aksidentuari i dyte, Gentian Abazi

Perpara ketij aksidenti, te ura e Barmashit, ciklisti i Burrelit, Gentian Abazi, pasi ka rreshqitur ka perfunduar ne lum, por, per fatin e mire te tij, gjithcka eshte mbyllur vetem me nje te care ne mjeker e nje frakture ne doren e majte. Nisur dhe nga ky aksident, duhet thene se gara kaq te veshtira, pa thene tejet te rrezikshme, nuk jane te pershtatshme per kete kategori moshe, qe kane garuar ne nje etape si kjo Korce-Barmash-Korce.

Zarka e Hoxha, fituesit e etapes

Kjo etape eshte fituar nga ciklisti i njohur i Apolonise, Paljon Zarka. Pas tij dy ciklistet e tjere te kesaj skuadre, Erion Buzi dhe Jonid Toska. Per kategorine e te rinjve ne vendet e para jane renditur ciklistet e Teutes, Sefedin Hoxha e Leonard Zeneli, (gjyqtari ka vendosur per kete vend ne kushte kur ciklistit durrsak aksidenti i ka ndodhur ne metrat e fundit te gares). Pas tyre, ne vend te trete ciklisti i Apolonise, Xhevahir Jahaj. Duhet thene se kjo gare, qe ne ngjitje te Qafes se Qarrit e deri ne kthim, eshte kontrolluar nga ciklistet e Apolonise me Zarken ne krye

Tonin Frroku (72)

Rezultatet teknike te etapes se dyte

(Korce - Barmash - Korce 140 km)

Te rinj

1) Sefedin Hoxha (Teuta) 3h54’10"

2) Leonard Zeneli (Teuta) 3h54’10"

3) Xhevahir Jahaj (Apolonia) 3h56’06"

Te rritur

1) Palion Zarka (Apolonia) 3h52’01"

2) Erion Buzi (Apolonia) 3h52’02"

3) Jonid Tosku (Apolonia) 3h54’09"

------

Ppappapa marre me i than kujt, gjynah per kta sportista e masandej pretendojme qe ciklizmi me u zhvillu ne Shqipni!!!
Pa me vjen keq qe nuk lexova as edhe nji ciklist shkodran...., pasi ne kena tradite ne çiklizem :roll: :(
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 May 2007 , 13:33

Deshte me thane kena pase noshta naqe. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 14:14

Shqipëria, e para në Turin e Patrës

Aida Tuci Sporti Shqiptar

Shi i rrëmbyeshëm dhe defekte të njëpasnjëshme kanë shoqëruar etapën e dytë të Turit të Patrës, ku mes 25 ekipeve profesioniste merr pjesë edhe ekipi ynë kombëtar.

E sigurisht, etapa e dytë, ajo e rezistencës, ka qenë jo vetëm më e gjata për sa u përket kilometrave të përshkuara, por edhe më e vështira për shkak të terrenit malor që karakterizon këtë etapë.

E sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë ditës së djeshme të zhvillimit të etapës së dytë, me itinerar Patra-Katarakt-Krodhia-Orgodhia, 126 km, nuk kanë munguar edhe reshjet e shiut, që herë pas herë bëheshin shumë të dendura. “Ka qenë një etapë shumë e vështirë jo vetëm për sa i përket terrenit të vështirë malor, por edhe motit të keq, që ka shoqëruar çiklistët gjatë gjithë 126 kilometrave të pedalimit të tyre.

Kjo situatë sigurisht që u shoqërua edhe me defekte të shumta, ku nga 106 çiklistë që startuan në Patra, vetëm 46 prej tyre arritën t’i shkonin deri në fund garës. Mes këtyre 26 çiklistëve, ishte dhe ekipi ynë kombëtar, ku nga 7 çiklistët tanë vetëm Altin Sufaj nuk mundi ta përfundonte garën, pasi pati defekt të pariparueshëm në biçikletën e tij,”- u shpreh përmes linjës telefonike presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Etapa e dytë ishte dhe etapa e fundit e turit të Patrës.

Në fund të kësaj etape, nga sportistët e ekipit tonë kombëtar Palion Zarka është renditur në vendin e 11-të, i ndjekur nga Leonard Zeneli, Ergi Peraj, Besmir Banushi, Shpat Karaj, Genard Sufaraj dhe Ylber Sefa. Ndërkohë që në klasifikimin e përgjithshëm të sportistëve pjesëmarrës Palion Zarka është renditur në vendin e 9-të, duke hyrë në 10-shen më të mirë të këtij turi çiklistik. “Suksesi më i madh për ne është renditja e ekipit tonë në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, pas përfundimit të dy etapave.

Nëse do të kishte mot të favorshëm, në etapën e dytë kishim pretendime që edhe një prej çiklistëve tanë, Palion Zarka, të klasifikohej në vendin e parë, pas një gare shumë dinjitoze që bëri jo vetëm në etapën e parë, ku ai u rendit i dyti, por edhe në etapën e dytë, që u zhvillua dje, ku ai arriti të prekte finishin në vendin e 11-të me gjithe defektet e shumta që e shoqëruan gjatë gjithë garës,”- u shpreh presidenti Anxhaku.

Sipas Anxhakut, ekipi ynë kombëtar arriti të linte pas dy ekipe në përbërje të të cilit ishin çiklistë të huaj profesionistë si ekipi i Athinës dhe ai i Kretës, duke realizuar kohë më të mirë që e ngriti ekipin tonë në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

“Duke na vlerësuar maksimalisht për arritjen e ekipit tonë, kryetari i bashkisë së Patrës rezervoi edhe një takim për ekipin tonë, ku na uroi për suksesin e arritur dhe në falënderoi për pjesëmarrjen,”- përfundon presidenti i FSHÇ-së, Skënder Anxhaku. Turi i Patrës ishte dhe përfaqësimi i parë në rang ndërkombëtar për ekipin kombëtar.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 19:28

Aktiviteti më i rëndësishëm i sportit të çiklizmit është në përgatitjet e fundit
Rrethi i 66-të starton më 23 maj
Gara do të nisë me 20 xhiro në bulevardin e kryeqytetit, për të vazhduar më pas me 6 etapat


Rrethi i 66-të Çiklistik i Shqipërisë do të nisë rrugëtimin e tij më datën 23 maj. Me këtë vendim kanë dalë pas shumë
konsultimesh edhe me klubet pjesëmarrëse në tur, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit. Sipas sekretarit të institucionit të dyrrotakëve, Alfred Tahiraj, këtë vit kanë konfirmuar pjesëmarrjen ekipet si më poshtë: Flamurtari, Besëlidhja, Teuta, Apolonia, Besa, Vllaznia, Skënderbeu, Burreli, Tirana dhe Elbasani. Edhe këtë sezon sikurse në edicionet e kaluara të një ndër tureve më të vjetra në Evropë pritet të marrë pjesë një ekip i huaj nga Patra e Greqisë. Rrethi i 66-të Çiklistik do të nisë me 20 xhiro në bulevardin e kryeqytetit për të vazhduar konkurrimin në itinerarin e ndarë në 6 etapa, duke filluar me Tiranë-Elbasan. Etapa e fundit që do të përcaktojë edhe kampionin e 2009-ës do të jetë Korçë-Tiranë. Mbledhja teknike e ekipeve pjesëmarrëse do të mbahet paraditen e 23 majit
në ambientet e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Mbështetja - Federata Shqiptare e Çiklizmit, nën kujdesin e veçantë të presidentit të saj, Skënder Anxhaku, ka marrë të gjithë masat për mbarëvajtjen normale të evenimentit. Ndihmesë të madhe për një organizim perfekt të Rrethit të 66-të Çiklistik kanë dhënë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar si dhe bashkitë ku do të pedalojnë çiklistët ajo e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Përmetit. Drejtuesit e Federatës u shprehën se, këtë vit parashikohet të zhvillohen gara edhe më të forta dhe interesante krahasuar me vitin që lamë pas. Sezonin e kaluar ky rreth u fitua nga skuadra e Apolonisë, ndërsa kampion u shpall Jonid Toska. Vjet ky tur pas ngritjes së siparit me 30 xhirot në kryeqytet startoi me etapën e parë Tiranë-Shkodër, 100 kilometra e gjatë.

ITINERARI I RRETHIT TË 66-të ÇIKLISTIK

20 xhiro prolog 23 maj start ora 17:00
Tiranë-Elbasan 24 maj start ora 12:00
Elbasan-Korçë 25 maj start ora 12:00
Korçë-Përmet 26 maj start ora 12:00
Përmet-Korçë 27 maj start ora 12:00
Korçë-Bilisht-Korçë(kronometër) 28 maj start ora 12:00
Korçë-Tiranë 29 maj start ora 12:00

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 19:38

Skodrinon wrote: ITINERARI I RRETHIT TË 66-të ÇIKLISTIK

20 xhiro prolog 23 maj start ora 17:00
Tiranë-Elbasan 24 maj start ora 12:00
Elbasan-Korçë 25 maj start ora 12:00
Korçë-Përmet 26 maj start ora 12:00
Përmet-Korçë 27 maj start ora 12:00
Korçë-Bilisht-Korçë(kronometër) 28 maj start ora 12:00
Korçë-Tiranë 29 maj start ora 12:00
ça asht ky rreth i komplet shqipnise apo i shqipnise se mesme e jugut?

pse nuk kaloka asnji etape ne shkoder simjet? i kena rrugt me gropa a?
qyteti i rrethit te trete a te katert çiklistik ne europe(para spanjes e italise nqs nuk gabohem), kur n'qytetet e tjera as nuk dishin ça asht biçikleta lehet pa asnji etape?
vazhdoni e venja shtjelmin kti qytet vazhdoni

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Çiklizem

Post by vllaznia1919 » Sat, 16 May 2009 , 17:56

E kam pa edhe un kyt artikull.Asht turp me thane qe asht rreth çiklistik.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 00:36

ERGI PERAJ : NË SHKODËR S’MENDON KUSH PËR KAMPIONËT , MUND TË LARGOHEM

Dikur konsiderohej si një ndër sportet më të dashura për shkodranët, por tani duket se askush nuk mendon për çiklizmin. Ky qytet ndër vite ka nxjerrë kampion të mëdhenj të këtij sporti, por mesa duket çdo gjë do ta mbulojë “pluhuri” i harresës. Janë dashur mjaft punë e sakrificë të trajnerëve të çiklizmit në Shkodër, që pas
shumë vitesh të kemi një kampion në këtë sport, madje ai është ende në hapat e parë, por që premton shumë.
Ergi Peraj! Rreth 10 ditë më parë ai u shpall fitues i Kupës “Demokracia” zhvilluar në aksin Kavaja-Elbasan-Kavajë, duke merituar kështu kupën e akorduar për këtë rast. Peraj i rendit i pari më kohën 2h 49’50’’. Ky sukses individual
i çiklistit të Vllaznisë, për shkodranët kishte vite që mungonte, por duket sapo është ndezur drita jeshile se në Shkodër po rritet një tjetër kampion, si shumë të tjerë, menjëherë vjen deklarata e bujshme dhe e hidhur për një qytet sportdashës si Shkodra. Në një prononcim për gazetën “Vllaznimi Sportiv”, Ergi Peraj ka deklaruar se ky mund të jetë sezoni i fundit për ngjyrat e Vllaznisë, pasi mund të largohet dhe arsyet janë sa të forta aq edhe të njohura, por që askush nuk e vë “ujët në zjarr” për të tilla çështje: ana financiare. “Kam zënë vendin e parë në Kupën
“Demokracia” dhe ndihem shumë i lumtur. Ky sukses nuk është vetëm personal, por i gjithë skuadrës së Vllaznisë
me në krye trajnerin Ruzhdi Muriqi, por të ndihmuar edhe nga shokët e tjerë të skuadrës si Ardit Vorfa etj. Një sukses i tillë është për Vllazninë dhe për gjithë Shkodrën. Sigurisht që ky aktivitet nuk do të jetë i vetmi për vitin 2009-të, ku unë synoj të tjera trofe për ngjyrat e Vllaznisë, por që mund të rezultojë viti i fundit për skuadrën shkodrane. Këtë mund ta them me keqardhje, por në fund të këtij viti jam i detyruar të shikoj pozicionin tim. Edhe në Kupën “Demokracia” unë së bashku me Vorfën dhe trajnerin Muriqi kemi udhëtuar me shpenzimet tona, pasi klubi dhe bashkia nuk ka ka dhënë asnjë mbështetje financiare. Jo vetëm ky fakt, por këtu në Shkodër çuditërisht
sportistët e perspektivës dhe cilësor nuk kanë mbështetjen e duhur, por njëlloj si gjithë sportistët e tjerë. Në këto kushte, e them edhe një herë me keqardhje, por jam i detyruar të shoh pozicionin tim për të ardhmen. Ndoshta larg Vllaznisë”, ka deklaruar çiklisti i Vllaznisë Ergi Peraj, duke lëshuar kështu sinjalin e parë për të gjithë drejtuesit e sportit në Shkodër, se duhet ndërhyrë dhe duhet vepruar sa më parë, që ky sportist cilësor të mos largohet nga
Vllaznia dhe nga Shkodra.

Kampion Ballkani vet?m me 60 mij ? lek? n? muaj!?
Ky ?sht? nj? nga absurditetet e tjera t? sportit shkodran. P?r t? mos th?n? nj? nga ato t? rradh?s sepse ai prodhon gjithnj? t? till?. Ergi Peraj, çiklisti q? vitin e kaluar u shpall Kampion Ballkani, paguhet vet?m 60 mij? lek? t? vjetra nga klubi Vllaznia! Nj? çudi e madhe kjo p?r nj? sportist nga m? t? suksesshimit e Shkodr?s n? vitet e fundit.
Nj? 18 vjeçar q? premton shum? p?r t? ardhmen por q? paguhet n? nj? m?nyr? t? pakuptueshme. Vet? ai ka deklaruar se ?sht? duke menduar edhe largimin nga Vllaznia si pasoj? e k?saj pak?naq?sie q? ka t? b?j? me pages?n e tij por nga ana tjet?r, nga zyrat e klubit b?het e ditur se pagesa e tij ?sht? vendosur n? bashk?punim me trajnerin Ruzhdi Muriqi. Ky i fundit ka vendosur q? t? gjasht? sportist?t e tij t? ken? nj? pages? t? nj?jt? prej 60 mij?
lek?sh t? vjetra n? muaj ngaq? d?shiron q? n? ekipin e tij t? ket? nj? barazi n? m?nyr? q? t? gjith? t? luftojn? p?r ekip. Nga ana tjet?r, justifikimi se pse Peraj nuk paguhet m? tep?r, ka t? b?j? me faktin se ai merr nj? rrog? n? Federat? dhe po ashtu edhe nga Komiteti Olimpik. Por ky nuk ?sht? justifikim. Ai i ka merituar k?to rroga ngaq?
ka patur rezultatet e duhura dhe prandaj ka marr? k?t? shp?rblim. Por nj?koh?sisht edhe klubi Vllaznia duhet t? b?j? t? vet?n p?r t? b?r? nj? diferencim n? pages?n e k?tij sportisti.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Sat, 30 May 2009 , 16:42

Toska e Apolonia, sërish kampionë
Etapa e fundit Korçë-Gracen, 145 km e gjatë, u fitua nga Besmir Banushi i Teutës


REZULTATET
Fituesit e etapës së fundit
(Korçë-Gracen 145 km)
Besmir Banushi (Teuta) 4h04’
Jonid Toska (Apolonia) 4h05’18”
Palion Zarka (Apolonia) 4h05’19”

Klasifikimi i përgjithshëm individual
Jonid Toska (Apolonia) 19h21’58”
Besmir Banushi (Teuta) 19h32’17”
Palion Zarka (Apolonia) 19h43’45”

Renditja ekipore
Apolonia
Teuta
Elbasani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Çiklizem

Post by fpjalmi » Sat, 30 May 2009 , 19:45

Skodrinon wrote:Toska e Apolonia, sërish kampionë
Etapa e fundit Korçë-Gracen, 145 km e gjatë, u fitua nga Besmir Banushi i Teutës


REZULTATET
Fituesit e etapës së fundit
(Korçë-Gracen 145 km)
Besmir Banushi (Teuta) 4h04’
Jonid Toska (Apolonia) 4h05’18”
Palion Zarka (Apolonia) 4h05’19”

Klasifikimi i përgjithshëm individual
Jonid Toska (Apolonia) 19h21’58”
Besmir Banushi (Teuta) 19h32’17”
Palion Zarka (Apolonia) 19h43’45”

Renditja ekipore
Apolonia
Teuta
Elbasani
dikur kena dominu ne ciklizem

tashti kena maru

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Mon, 08 Jun 2009 , 18:31

19-vjeçari nga Durrësi shkëlqen në Itali
Zhupa habit “axurrët” gati për në Mesdhe
Anxhaku: “Eshtë kandidat edhe për Evropianin e moshave”


Image

Eugert Zhupa, 19-vjeçari nga Durrësi që prej vitesh gjendet në Itali, të shtunën ka habitur vendësit, teksa ka fituar një garë çiklistike. Në fakt shqiptari, i atashuar në skuadrën Botoli Nordelektrika Ramonda e qytetit të Poxonovos, i ka dhënë ekipit të tij fitoren e 24-t. Gjithçka ka ndodhur në memorialin e 12-të “Alfred Lando, Anxhelo Pikoli dhe Mario Kampalto”, që është zhvilluar në Kampanja Lupia të Venecias. Në këtë aktivitet, i organizuar nga Fauto Kopi, Gaxera-Video-Kazino e Venecias, me bashkëpunimin e familjes Lando dhe të shoqërisë çiklistike Padovani, kanë marrë pjesë 156 çiklistë. Madje një shumicë e tyre ka qenë pjesëmarrëse në Xhiron e Peshe Netarine në Romanja. Ishte një garë që thuajse i ka ngjarë edicionit të dymbëdhjetë të Forlenjos, apo dhe trofeut të tretë “Xheneral Grup”. Në garën e së shtunës qenë trembëdhjetë cirkuite, ku një cirkuit ishte i gjatë 11 kilometra. Që në xhirot e para, Zhupa, së bashku me një grup tjetër çiklistësh, është shkëputur dhe kanë pedaluar të vetëm për shtatë cirkuite. E
ndërsa hynin si kryesues në xhiron e tetë janë kapur nga grupi i madh i ndjekësve, e në këtë pikë, shoqëruesit e Zhupës, njëri pas tjetrit, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë presionit të ndjekësve. Grupi i ndjekësve i ka shtuar hapat për të kapur Zhupën në 600 metrat e fundit të garës, por duket se ka qenë tepër vonë, edhe sepse durrsaku kishte 13 sekonda avantazh. Pas tij kanë qenë në ndjekje të vazhdueshme Marko Benfato i “Zalf Fior” dhe Andrea Peron i “Siber Breganx”. Por Zhupa ka fituar falë cilësive individuale, si dhe përgatitjes atletike, e cila premton për një të ardhme shumë të mirë në çiklizmin italian.

Historia e Eugert Zhupës

Eugert Zhupa, së bashku me familjen e tij, ka vite që jeton në Rexhio-Emilia. Më 2008, teksa ishte viti i tij i fundit
që konkurronte me të rinjtë, i atashuar në skuadrën “Nial Nixoli”, Zhupa ka fituar tetë gara. Specialiteti i tij janë garat me kronometër individuale, të cilat i fiton falë cilësive individuale dhe shpërthyese në momentet e duhura, sidomos kur gjendet pranë finishit. I prezantuar në mënyrën fantastike në Xhiron e Peshe Netarine të Romanjas, por duke i shtuar dhe këtë fitore të së shtunës, Zhupa tashmë pritet të jetë në rolin e liderit dhe në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”, atje ku prej tij pritet medalje. Kjo fitore ka lënë përshtypje të veçantë dhe te këshilltari i Federatës, Xhianpietro Forkolin; presidenti i Federatës së Çiklizmit të Venetos, Bruno Kapuxo, dhe ai i Venecias, Fabrizio Olia. Mbi të gjitha Zhupa ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme te këshilltari rajonal i “Ital Bevilakua”,
Rafaele Karleso..

Mrekullohet edheSkënder Anxhaku

I pari që ka dhënë lajmin për këtë fitore të Eugert Zhupës në Itali, ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Ai është mrekulluar për faktin se Zhupa, duke qenë i ri, mund të jetë kandidat për medalje dhe në Kampionatin Evropian U-23, që zhvillohet më 1-5 korrik në Belgjikë. “Jo vetëm në Lojërat e Mesdheut, por edhe në Belgjikë, Zhupa do të jetë kandidat për medalje”, ka përfunduar Anxhaku, i cili ka bërë të ditur se dhe Haxhi, po në të njëjtin aktivitet, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Jun 2009 , 20:17

Skodrinon wrote:
Skodrinon wrote: ITINERARI I RRETHIT TË 66-të ÇIKLISTIK

20 xhiro prolog 23 maj start ora 17:00
Tiranë-Elbasan 24 maj start ora 12:00
Elbasan-Korçë 25 maj start ora 12:00
Korçë-Përmet 26 maj start ora 12:00
Përmet-Korçë 27 maj start ora 12:00
Korçë-Bilisht-Korçë(kronometër) 28 maj start ora 12:00
Korçë-Tiranë 29 maj start ora 12:00
ça asht ky rreth i komplet shqipnise apo i shqipnise se mesme e jugut?

pse nuk kaloka asnji etape ne shkoder simjet? i kena rrugt me gropa a?
qyteti i rrethit te trete a te katert çiklistik ne europe(para spanjes e italise nqs nuk gabohem), kur n'qytetet e tjera as nuk dishin ça asht biçikleta lehet pa asnji etape?
vazhdoni e venja shtjelmin kti qytet vazhdoni
mire ma vlla se nga kryeqyteti u msume me keto pune
po si nuk con zanin kerkush prej bashkise
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 19:02

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
Skodrinon wrote: ITINERARI I RRETHIT TË 66-të ÇIKLISTIK

20 xhiro prolog 23 maj start ora 17:00
Tiranë-Elbasan 24 maj start ora 12:00
Elbasan-Korçë 25 maj start ora 12:00
Korçë-Përmet 26 maj start ora 12:00
Përmet-Korçë 27 maj start ora 12:00
Korçë-Bilisht-Korçë(kronometër) 28 maj start ora 12:00
Korçë-Tiranë 29 maj start ora 12:00
ça asht ky rreth i komplet shqipnise apo i shqipnise se mesme e jugut?

pse nuk kaloka asnji etape ne shkoder simjet? i kena rrugt me gropa a?
qyteti i rrethit te trete a te katert çiklistik ne europe(para spanjes e italise nqs nuk gabohem), kur n'qytetet e tjera as nuk dishin ça asht biçikleta lehet pa asnji etape?
vazhdoni e venja shtjelmin kti qytet vazhdoni
mire ma vlla se nga kryeqyteti u msume me keto pune
po si nuk con zanin kerkush prej bashkise
as nuk i bjen nder mend
a shef qi nuk jane te zot me majt nji te ri shkodran kampion ballkanit. tash po shkon me apolonine qi shpenzon shum ma teper e asht tu i fitu kampionatet rresht

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 19:06

demek kur fitoi ky kryetari bashkise premtoi se do ndihmonte ciklizmin e mundjen peshngritjen keto sportet ku jena historikisht te njoftun po se paska majt fjalen
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 21 Oct 2009 , 12:29

GOLDIAN wrote:demek kur fitoi ky kryetari bashkise premtoi se do ndihmonte ciklizmin e mundjen peshngritjen keto sportet ku jena historikisht te njoftun po se paska majt fjalen
dojne me e shkri komplet çiklizmin
sa turp
na e flliqen shkodren ktyne i sh....... ropt

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 21 Oct 2009 , 12:30

Ruzhdi Muriqi: Drejtuesit e klubit, armiq të çiklizmit

Klubi “Vllaznia” ka vendosur që nga data 15 shtator ta shkrijë sportin e çiklizmit. Një vendim që duket i formës së prerë, sepse aktualisht nuk ka më ekip çiklizmi në Shkodër. Drejtuesit e klubit duket se ia hedhin “topin” kryetarit të Bashkisë për këtë vendim.

? Zoti Muriqi, është e vërtetë që sporti i çiklizmit nuk ekziston më në Shkodër?

? Kjo është më se e vërtetë. Në fillim na u prish dhoma që kemi pasur në dispozicion dhe më pas, më 15 shtator, nga drejtuesit e klubit shumësportësh “Vllaznia” na u komunikua vendimi se sporti i çiklizmit nuk duhej mbajtur më, ngaqë gjoja kishte kosto të madhe. Një vendim që më ka rënë si bombë mua dhe sportistëve, por edhe gjithë veteranëve të këtij sporti, dashamirësve të tij etj.

? Pse mendoni se ka ndodhur kështu?

? Arsyen e vërtetë e dinë drejtuesit e klubit, por justifikimi i tyre ka qenë se një urdhër i tillë ka dalë nga vetë goja e kryetarit të Bashkisë. Nuk ma merr mendja të ketë ndodhur kështu, sepse vetë kryetarin e Bashkisë e kemi parë në biçikletë ditën e ecjes pa makina, duke thënë se sa më tepër të praktikoheshin biçikletat, aq më e shëndetshme do jetë për të gjithë njerëzit. Të mos harrojmë se në Shkodër janë rreth 40 mijë biçikleta dhe nuk ka familje që nuk ka biçikletë. Në Shkodër nuk ka njeri që nuk di ta ngasë biçikletën. Futbolli vërtet është lojë më popullore, por jo të gjithë dinë të luajnë futboll.

? Pra, arsyeja është tjetër, sipas jush?

? Normal që është tjetër. Mendimi im është se pas shkrirjes së çiklizmit, fshihet krijimi i ekipit të basketbollit të femrave të të rriturave. Absurde! I jepet përparësi një ekipi pa asnjë pretendim dhe pa asnjë perspektivë dhe shkrihet një sport që ka në gjirin e tij një kampion Ballkani dhe që është nënkampion i vendit. Çdo gjë është bërë me vetëdije nga ana e drejtuesve të klubit, të cilët janë armiq të çiklizmit

? Akuzë tepër e rëndë kjo?

? Në maj, siç kalova një gjendje infarkti, më pas doktorët më dhanë raportin mjekësor e njëkohësisht kalova në statusin e invalidit. Çuditërisht, në muajin qershor klubi “Vllaznia” nuk më jep rrogën, duke mos njohur as raportën mjekësore dhe duke prishur njëkohësisht kontratën njëvjeçare që kam pasur të nënshkruar me të.

? Mos vendimi për shkrirjen e çiklizmit ka ardhur ngaqë nuk kanë pasur trajner tjetër për t’ju zëvendësuar?

? U kam thënë se ekipin duhej ta drejtonte trajneri i ekipit të të rinjve, i cili në fakt ka 5 vjet që paguhet dhe nuk merr pjesë në asnjë garë. Oferta i është bërë dhe ai nuk ka pranuar, por kjo nuk do të thotë se çiklizmi shkodran ka mbetur në dorën e dy vetave.

? A ka vërtet kushte për të pasur çiklizëm në Shkodër?

? Nëse nuk do kishte pasur kushte, do kishte qenë shumë më e arsyeshme dhe më e drejtë që çiklizmi të shkrihej para 5 vjetësh, atëherë kur humbi jetën në stërvitje trajneri Fuat Muriqi. Atëherë do kishte qenë shumë më e arsyeshme dhe askush nuk do kishte guxim të thoshte gjë, sepse në fund të fundit për hir të këtij sporti humbi jetën një njeri i mrekullueshëm. Por të thuash se nuk janë kushtet në prag të vitit 2010, kjo është absurde.

Unë do kërkoj takim me kryetarin e Bashkisë, megjithëse e shoh që po më pengojnë për ta bërë këtë, por do të kërkoj që ky gabim të mos vazhdojë më tej dhe çiklizmi të kthehet sërish në klubin “Vllaznia”.

s.shqiptar

Post Reply