Çiklizem

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 21 Oct 2009 , 12:32

Shefi klubit mohon vendimin për shkrirjen e çiklizmit

Vetëm pak orë pas protestës së ekipit të çiklizmit Vllaznia, në mediat lokale ka reaguar shefi i klubit, Gëzim Mema i cili ka mohuar publikisht shkrirjen e ekipit. Madje Mema ka shkuar më tej, duke thënë se klubi ka emëruar një trajner të ri në krye të ekipit, të mirënjohurin Agim Tafili. Por kjo deklarata e shefit të klubit vihet akoma më shumë në dyshim, kur vetë Tafili pohon se nuk ka marrë asnjë njoftim apo sinjal zyrtar nga klubi për të drejtuar ekipin e çiklizmit të Vllaznisë, edhe pse nuk mohon se e ka takuar shefin e klubit “Vllaznia”, Gëzim Mema, ku temë e bisedës së tyre nuk ka qenë aspak propozimit nga ana e klubit për të drejtuar ekipin e çiklizmit Vllaznia.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Wed, 21 Oct 2009 , 12:37

Ergi Peraj: Jam i tronditur nga ky vendim

E sheh ndonjë ditë mbi biçikletë së bashku me ndonjë shokun e tij thjesht sa për të mbajtur formën. Ergi Peraj, kampioni i Ballkanit për U?21 vitin e kaluar, është duke kaluar një periudhë jo shumë të këndshme ditët e fundit. Madje ai vetë thotë se është periudha më e keqe e tij që prej 6 vitesh që merret me këtë sport. E vuan shkrirjen e ekipit të çiklizmit në klubin “Vllaznia” dhe e konsideron absurd një vendim të tillë. “Nuk arrij ta imagjinoj se nuk do ketë çiklizëm më në Shkodër. Kur na e kanë komunikuar, jam ndier shumë keq.

Besoj se drejtuesit e klubit do ta korrigjojnë këtë gabim, sepse nëse nuk veprojnë kështu, do ishte shumë e rëndë për ta,”? ka thënë Peraj. Ai është sportisti që ka arritur rezultatin më të lartë në arenën ndërkombëtare, pas Erkand Qerimajt, dhe për këtë duhej mbajtur mirë. Në Shkodër kanë filluar ta prishin zanatin, sepse tashmë kampionët kanë filluar “t’i hedhin në rrugë”. Peraj thotë se do presë edhe disa ditë se çfarë do ndodhë dhe, nëse gjërat nuk ndryshojnë, brenda pak ditësh ai mund të niset për në Zvicër, ku një ekip atje i ka bërë një ofertë për të firmosur dhe kaluar në çiklizmin profesionist.

s.shqiptar

:oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops:
shko mor djale n'zvicer, a me apolonine. je kampion ballkanit. ça merresh me kta pleha te degjenerum.
ita ftyra te ndyta, qi nuk i pagujne, i qujn tradhtare ata te atletikes qi kan shku te tirana. ptu

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Wed, 21 Oct 2009 , 19:24

kena fol e sterfol
po ate mut bashkiet per ca e kena
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Thu, 29 Oct 2009 , 21:22

po shifsha lajmet te shkodra
kulmi bahet mledhja e keshillit per kete ceshtje e kryetari keshillit sdin gja
kamndi thot po sdi gja zyrtare
ah shkoder locja ku ke perfundue
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 16:11

Çiklizmi, shtohen shpresat për rikthimin
Bashkia Shkodër ka caktuar vendimin dhe ka marrë përsipër ndërtimin e dhomave të çiklistëve. Pritet emërimi i trajnerit të ri.


U duk sikur gjërat po shkonin keq e më keq për çiklizmin shkodran. Por apeli i dhënë nga “Vllaznimi Sportiv” dy javë më parë, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e sportit shkodran. Mbi të gjitha drejtuesit e Bashkisë Shkodër të cilët nuk donin të merrnin përgjegjësinë e shkrirjes së këtij sporti me shumë tradita në këtë qytet. Ata akordojnë një fond goxha të madh për klubin shumësportësh dhe janë drejtuesit e tij ata që e administrojnë atë duke patur në organikën e tyre shumë lloje sportesh, përfshi këtu edhe çiklizmin. Por pas akuzave të ish-trajnerit Muriqi për përfshirje edhe të drejtuesve të Bashkisë në vendimin për shkrirjen e këtij sporti, nënkryetari i këtij institucioni Ritvan Troshani ka thirrur në një mbledhje urgjente shefin e klubi Gëzim Mema dhe “i ka tërhequr veshin” atij për atë çfarë kishte ndodhur. Përveç kësaj, ka dhënë premtimin se nëse pengesa ishte vetëm një dhomë, kjo kërkesë do plotësohej. Ditët në fakt kalonin dhe gjërat nuk po ndryshonin. Aq më tepër që me trajnerin e emëruar, Agim Tafilin, askush nuk kishte folur. Në këtë situatë, javën e kaluar të gjithë çiklistët shkodranë janë mbledhur dhe kanë mësyrë zyrat e klubit teksa kanë kërkuar takimin me shefin Mema. Ky i fundit pasi ka dëgjuar shqetësimin e sportistëve për rifillimin e këtij sporti sërish në Shkodër, ka kontaktuar me zyrtarë të institucionit të pushtetit lokal të cilët dhanë premtimin se të hënën do të fillonte piketimi i dhomave të çiklizmit. Me këtë premtim sportistët janë larguar nga zyra e numrit 1 të këtij klubi dhe të në fakt të hënën që shkoi, gjërat kanë filluar të lëvizin. Një inxhinier i Bashkisë ka shkuar pranë stadiumit, aty ku mendohet të ndërtohen dhomat e çiklizmit dhe ka piketuar vendin se ku do ndërtohen ato. Bëhet e ditur se janë zgjedhur vendet dhe janë marrë të gjitha masat. Ajo që mbetet tashmë është vetëm ndërtimi i këtyre dhomave. Sigurisht që ato nuk kërkojnë ndonjë shpenzim shumë të madh por e rëndësishme është që duhen ndërtuar sa më parë. Kjo duket çështja parësore për çiklizmin shkodrangjetja e një strehe. Pasi të realizohet kjo atëherë çështja do kalojë tek zgjedhja e trajnerit të këtij ekipi. Një kandidaturë është gati dhe ndonëse është emëruar nga ana e shefit Mema, Agim Tafili ende nuk mund të konsiderohet trajner i ekipit të çiklizmit të Vllaznisë. Të katën zyrtarisht ndonëse ai ka shprehur dëshirën për ta marrë përsipër këtë detyrë por kuptohet me disa kushte. Duke nisur nga ndërtimi i dhomave të zhveshjes. Më pas do vijnë edhe të tjerat dhe shpresat ekzistojnë. Të kesh Agim Tafilin në krye të ekipit është një bonus i madh jo vetëm për këtë ekip por edhe për klubin sepse ëshët figura më e madhe e këtij sporti në Shkodër dhe ndër më të mëdhatë në Shqipëri. “Vllaznimi Sportiv” ndërkohë ndjehet mirë që kontribuoi në zgjidhjen e këtij problemi jo të vogël.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Sat, 07 Nov 2009 , 17:53

Bashkia dërgon çiklistët për stërvitje në Lezhë! E pabesueshme!

Shpresat për ndryshim të situatës tek çiklizmi shkodran ishin shumë të mëdha javën që shkoi. Të gjithë pjestarët e këtij ekipi dhe dashamirësit e këtij sporti dëshironin dhe prisnin që të merreshin hapat e duhur për ringjalljen e këtij ekipi. Por në fakt ditët kalojnë dhe asgjë nuk ka lëvizur. U tha se inxhineri i bashkisë ka projektuar vendin se ku do të ndërtohen dhomat e çiklizmit por më pas asgjë nuk ka ndryshuar. Ka mjaftuar ai veprim dhe asgjë më tepër. Ende nuk është e qartë se kush do të financojë për ngritjen e këtyre dhomave dhe për më tepër, kur do bëhet kjo. Shumë interesant është propozimi që kanë bërë drejtuesit e sportit në bashki për çiklistët e Vllaznisë. Ata u kanë propozuar shkuarjen në Lezhë çdo ditë për t’u stërvitur ndërkohë që bashkia e klubi do merrnin përsipër pagesën e furgonit për vajtje- ardhje në qytetin fqinj. Absurde! Më e pakta që mund të ishte, këta sportistë duhej të kishin një trajner që ende nuk e kanë. Agim Tafili është trajneri që duhej të ishte sot i caktuar në krye të këtij ekipi por në fakt me të ende nuk ka komunikuar askush. Një gjë e çuditshme por ndodh në Shkodër dhe nuk duhet të befasohemi me të tilla gjëra.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Nov 2009 , 18:17

kyt shkodren tone e ka hanger dreqi po kerkush sden me e pranu e ju kur te shkojne punet keq fort do jete vone shume
zemra me dhem kur mendoj si kena ken si djep kulturet e sportit e si jena sot
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Çiklizem

Post by Edmond-Cela » Sat, 07 Nov 2009 , 20:21

djali i axhes tem ka ket 3 here kampion i shqiperire ne ciklizem me ekipin e vllaznias dhe nuk e di a e ka fitu nje 5 lekesh
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Çiklizem

Post by fpjalmi » Sat, 07 Nov 2009 , 22:49

Edmond-Cela wrote:djali i axhes tem ka ket 3 here kampion i shqiperire ne ciklizem me ekipin e vllaznias dhe nuk e di a e ka fitu nje 5 lekesh

me mbiemer sukaj apo tafili

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 16:45

Vllaznia ende pa çiklizëm , trajneri “i emëruar” në Greqi

Para më tepër se një muaji, u bë shumë zhurmë në lidhje me problemin e ekipit të çiklizmit të Vllaznisë. ideja fillestare e drejtuesve të klubit shumësportësh për ta shkrirë këtë ekip, hasi në një rezistencë të madhe nga trajnerët, sportistët dhe veteranët e këtij sporti. Drejtuesit e klubit menjëherë u tërhoqën dhe “e gjetën zgjidhjen” Emëruan trajner të ekipit (sepse gjoja problemi ishte mungesa e tij) Agim Tafilin por pa ia komunikuar
këtë gjë dhe pa thënë ai “po”. Kjo mbase mund të futet tek çudirat shqiptare nejse gjërat kaluan dhe të gjithë dashamirësit e këtij sporti menduan se vërtetë zgjidhja u gjend nisur nga emri i madh i trajnerit të ri. Po ashtu u
tha se trajneri i mëparshëm Ruzhdi Muriqi do të vazhdonte të merrte rrogat e tij të prapambetura, njëkohësëisht edhe sportistët trajtimet ushqimore.Po ashtu, u tha se është piketuar vendi se ku do të ndërtoheshin dhomat e reja
të zhveshjes por të gjitha gjërat mbeten këtu. Nuk ka më asnjë lëvizje. Ekipi për momentin nuk funksionon. Nesër
në Tiranë priten të zhvillohen disa gara për nder të Festës së Pavarësisë. Vllaznia është e sigurtë se nuk do marrë
pjesë sepse ekipi prej mëse 2 muajsh nuk stërvitet. Përveç kësaj, trajneri që thuhet se është emëruar në krye të tij,
është larguar drejt Greqisë. Agim Tafili jeton prej vitesh në shtetin fqinj dhe ende nuk e ka vendosur nëse do
kthehet apo jo për të jetuar në Shkodër. Ai nuk e ka të ndarë mendjen edhe për atë se çfarë ka parë në klub. Mosqënia gati e tij për ta ndihmuar në punën e tij të re, e ka bërë atë të ndryshojë mendje. Duke qenë kështu, ai për momentin nuk e sheh veten trajner të këtij ekipi. Por drejtuesit e klubit Vllaznia sërish janë krejt origjinalë në gjetjen e zgjidhjeve që i kanë bërë kësaj çështjeje. Ditët e fundit kanë caktuar trajnerin e ekipit të të rinjve Hyrri
Puka për të stërvitur ekipin gjatë periudhës përgatitore! E çuditshme sepse ky trajner më shumë është duke jetuar
në Tiranë kohët e fundit sesa në Shkodër. Nuk dihet me saktësi nëse vërtetë Puka do ta stërvisë ekipin apo jo. Ajo çfarë mund të thuhet me saktësi është se çiklizmi shkodran sërish ndodhet në prag të greminës. Nëse gjërat vazhdojnë kështu siç po vazhdojnë tani, e sigurtë është që në vitin 2010 ky sport nuk do ekzistojë më në
Shkodër. “Falimentimi” do ndodhë pikërisht atëherë kur në Shkodër do të organizohet kupa e përvitshme “Fuat Muriqi”. Kupë që zhvillohet në nderim të kësaj figure e cila dha jetën në stërvitje. Mbase edhe hir të kësaj figure, drejtuesit e klubit Vllaznia nuk duhej të mendonin dhe as ta çonin ndër mend mbylljen e këtij sporti. Ajo çfarë është
e sigurtë në gjithë këtë histori, ka të bëjë me atë se zgjidhja e vetme është afrimi vërtetë i Agim Tafilit sërish
pranë këtij ekipi. Por afrimi nuk duhet bërë siç është bërë herën e parë kur e emëruan trajner pa folur kush me të. Duhet ulur në tavolinë për të biseduar qartazi me të dhe për të ndërtuar një projekt madhor për ringjalljen e këtij sporti. Vetë Tafili ka në mendjen e tij projekte shumë ambicioze sepse vjen nga Europa dhe sjell prej andej një
përvojë shumë më të mirë se kjo e jona.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 16:57

Ndigjova te R.Sportive se ka vdeke Ruzhdi Muriqi. I shkreti, me tan problemet shndetsore qi ka pase, ma shum n'spital se n'shpi, siç e thote edhe vete te nji interviste qi e kam pru te kjo teme, njashtu tu u preokupu per ciklizmin, qi mos me e lane me u shkri ekipi i Vllaznise.
Ngushllime familjes Muriqi, qi kaq shume ka dhane per ciklizmin. Para do vitesh pat vdeke edhe Fu-ja, Fuati, ne aksident ne stervitje. Shyqyr i'a paskan kushtu nji trofe.

Gzonju ju bashkiakt e flliqun, se nuk ka me ju dashte me i'a dhane rrogat e mrapametuna.....

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Thu, 03 Dec 2009 , 21:09

ngushellime familjes muriqi
shyqyr se te kam ty skodrinon me marr vesht nej lajm se se kam lexu kerkund kete gja
sa per bashkine sdi ca me fol vec me dhemb shpirti per shkodren
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 15:24

Fadil Muriqi, lamtumira e një mjeshtri të madh të çiklizmit

Të shtunën që shkoi sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një nga emrat më të mëdhenj të tij, pikërisht Fadil Muriqin. Kampionin e padiskutueshëm të çiklizmit në vitet ’50. Ai është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare dhe sigurisht që është një humbje e madhe për këtë sport. Aq më tepër që familja Muriqi i ka dhënë shumë atij. Katër rrethet çiklistike që Fadili ka fituar në vitet 1950-53 janë një tregues i talentit dhe klasit të lartë që ai zotëronte. I vlerësuar si një ndër “Sportistët e Shekullit” në Shkodër, para pak muajsh, me rastin e festimit të 90 vjetorit të klubit Vllaznia, është nderuar edhe me titullin e lartë “Krenaria e Qytetit”. E ka merituar dhe jo vetëm aq. Nderimi që u duhet bërë figurave të tilla duhet të jetë më i madh. Në të gjitha drejtimet dhe jo vetëm kur ata largohen nga kjo botë. Vetëm pak kohë më parë, kam parë Fadil Muriqin në ekranin e një televizioni këtu në Shkodër teksa fliste me shqetësim për problemin e shkrirjes së çiklizmit. I “qante’ zemra për atë çfarë po ndodhte dhe mbase u largua nga kjo botë me këtë peng të madh brenda vetes. Vetëm për hir të këtyre legjendave të këtij sporti, drejtuesit e klubit Vllaznia nuk duhej ta kishin çuar ndër mend shkrirjen e këtij sporti. Aq më tepër kur ngrinin zërin pjestarët e një familjeje që i ka dhënë shumë çiklizmit. Muriqët si askush tjetër kanë mbi 60 vjet që japin gjithçka të tyren për këtë sport. Tre pjestarë të kësaj familje, Ganiu, Fuati dhe së fundi edhe Fadili nuk jetojnë më tashmë. Ka mbetur vetëm Ruzhdia, njeriu që ka ngritur zërin prej kohësh kundër drejtuesve të klubit Vllaznia dhe atyre të Bashkisë, për “krimin” që po bëjnë me çiklizmin. Nuk kanë dashur ta dëgjojnë, madje kanë deklaruar publikisht se nuk ua merrte mendja që ai ka folur ashtu kur e vërteta nuk mund të mohohej nga askush. Kishte folur edhe Fadili, jo se kishte ndonjë interes për veten e tij sepse siç u vërtetua ishin ditët e fundit të jetës së tij, por sepse nuk mund të duronte një nëpërkëmbje të tillë të këtij sporti, të historisë dhe bëmave të tyre në këtë sport. Fadil Muriqi sot nuk jeton më por na ka lënë mbresat e një njeriu që nuk fliste shumë sepse kishte dëshirë që më tepër të bënte punë me vepra. Nëse çiklizmi në Shkodër personifikohet me familjen Muriqi, merita është e gjitha e tij. Si djali më i madh i kësaj familje, ai ushqeu pasionin për çiklizmin edhe tek dy vëllezërit e tjerë, Gania dhe Ruzhdia. Të dy ata e pasuan në rrugën e bukur edhe si sportistë por edhe si trajnerë. Madje përpos tyre, edhe i nipi, Fuati që dha edhe jetën në krye të detyrës duke drejtuar ekipin në stërvitje. Për Fadil Muriqin kanë folur mirë të gjithë në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit. Jo se është zakon të veprohet kështu për njerëzit që nuk jetojnë më, por kush e ka njohur mirë këtë njeri, nuk kishte si të fliste ndryshe. E bënë këtë gjë edhe ish-kolegët e tij që kishin ardhur nga Tirana, Eqerem Shaba dhe Ruzhdi Çerma, e bënë këtë edhe ish-kampioni Agron Tafilica, e bëri këtë edhe presidentit i federatës së çiklizmit Skënder Anxhaku. E bënë edhe shumë të tjerë sepse ai i meritonte gjithë këto fjalë të mirë. Tashmë është detyra e klubit Vllaznia të bëjë punën e vet. Në mënyrën që në shkurt a mars kur zhvillohet Kupa e familjes Muriqi në Shkodër, në atë garë të marrë pjesë edhe ekipi i Vllaznisë që për momentin nuk ekziston. Me rastin e Festave të Nëntorit u zhvillua një kupë në nderim të figurave të shquara të çiklizmit dhe aty Vllaznia nuk mori pjesë. Ky gabim kurrsesi nuk duhet bërë edhe në Kupën e familjes Muriqi. Ndryshe Fadil Muriqi nuk do prehej i qetë.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 15:26

nuk paska vdeke ruzhdia, por vllai i ruzhdise, fadili.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 15:29

Ergi Peraj, “braktis ” Vllazninë për Zvicrën

Ka pritur aq sa duhej dhe më pas ka ikur drejt Zvicrës. Çiklisti i talentuar shkodran, kampioni i Ballkanit një vit më parë, Ergi Peraj ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij sportive në Zvicër. Duke e parë që në Shkodër sporti i çiklizmit është shkrirë dhe nuk funksionon më, ai ka marrë në shqyrtim të gjitha ofertat që i kanë ardhur. Vetë ai para largimit ishte shprehur edhe në media se nuk dëshironte të largohej nga Shkodra. “Drejtuesit e klubit Vllaznia fillimisht na kanë thënë hajdeni e merrni leje-kalimet dhe shkoni në ekipe të tjera nëse keni oferta. Ishte e paimagjinueshme kërkesa e tyre për të na larguar. Më pas, u tha se gjërat do rregullohen shumë shpejt por ditët po kalonin dhe prandaj nuk mund të prisja më. Duhej të nisesha drejt Zvicrës sepse atje më kishin bërë një ofertë të mirë”-ka thënë Peraj. Gjërat ishin mëse të qarta: Sporti i çiklizmit në qytetin që e zhvilloi për herë të parë, po shkonte drejt degradimit. Trajneri Muriqi për arsye shëndetësore nuk kishte më mundësi të ndiqte ekipin në stërvitje, vetë drejtuesit e klubit nuk ishin shumë entuziast për vazhdimin dhe për rrjedhojë, vendosën ta mbyllin atë punë. Çiklistët filluan të happen sa andej këndej. Ergi Peraj, sportisti më i mirë i këtij ekipi ikën në Zvicër, atje ku është atashuar pranë një klubi profesionist dhe po bën testimet e duhura para se të firmosë një kontratë. Duke folur përmes telefonit, ai shpjegon edhe pozitat e tij në këto momente: “Prej disa ditësh ndodhem në Zvicër. Kam ardhur këtu me ftesë të një klubi profesionist dhe po bisedojmë për një kontratë të mundshme bashkëpunimi. Gjatë këtyre ditëve është faza e testimit e cila do vazhdojë jo pak kohë. Nëse të gjitha gjërat shkojnë ashtu siç duhet, atëherë në mars, muaji kur firmosen kontratat, unë do firmos me këtë klub”. Por a ndjen keqardhje për atë çfarë ka lënë në Shkodër? Sigurisht që po sepse Vllaznia është ekipi i tij i zemrës, është ekipi që e futi në këtë rrugë dhe e bëri të njohur. Perajt i vjen keq që askush nuk po kujtohet për të bërë diçka që ky sport të mos shkrihet. “Kam folur edhe me shokët e ekipit këto ditë përmes telefonit dhe mësova se asgjë nuk ka ndryshuar. Në klubin Vllaznia askush nuk don t’ia dijë për çiklizmin. Më thanë se në fund të javës së kaluar ishin zhvilluar disa gara për Festat e Nëntorit dhe ekipi i Vllaznisë nuk ka marrë pjesë. Ky është një turp sepse nuk kemi të bëjmë me një sport çfarëdo. Çiklizmi është sport i traditës në këtë qytet megjithatë unë nuk arrij t’i kuptoj vërtetë këta drejtues se çfarë duan të bëjnë. Nuk dua ta mendoj kurrë se çiklizmi nuk ka për të ekzistuar në Shkodër”-ka thënë në fund përmes telefonit nga Zvicra, çiklisti Ergi Peraj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 15:31

shume mire i'a ke ba

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Mon, 16 Jan 2012 , 21:00

ka dek agim tafili :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
legjende e ciklizmit shkodran e shqiptar
m'ka ardh keq sa s'ka
agimin e kam pas idhull qysh fmi
maj mend i vogel krejt kur delsha poshte shpis (njaty ishte finishi) tuj bertit agim tafili agim tafili. mbusheshin plot me njerz te dy trotuaret prej te 5-katshi der te fundi i mapo-s te finishi. vllaznia legjendare me vllaznit tafili, me sykjen, me fuat muriqin.... ''fu''-ja i shkret qi diq edhe ai ne aksident tuj stervit te rit e vllaznis.....
i leht i kjofte dheu

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Çiklizem

Post by fpjalmi » Mon, 16 Jan 2012 , 23:49

Po kujtoj edhe un femijerin teme si skodrinoni , dhe po me vjen shum keq per legjenden e ciklizmit shqiptare Agim Tafili qe paska nderru jete , ku ne kohet e arta te tij 6 here kampion shqipniet në vitet 1979, 1980, 1981, 1982, 1984 dhe 1985, ku e ka krenu gjithe shkodren , sidomos moshen tone te vogel , qe mburreshim ne shkoder me Emrin e tij.

Ky ciklsit asht padiskutim , Ciklisti ma i mire ne tan historine e ciklizmit shqiptare , dhe njerez si ky ciklist kampion , zor se vjen ne shqipni .

Emri I Agim Tafilit nuk do te harrohet kurr , sepse ishte Legjenda Shqiptare , qe erdhi nga Shkodra jone e mrekullueshme

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Çiklizem

Post by Skodrinon » Fri, 13 Apr 2012 , 22:55


GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Çiklizem

Post by GOLDIAN » Thu, 19 Apr 2012 , 01:06

seriozisht me tu rrenqeth trupi me kete qe postove skodrinon
gjynah qe kemi perfundu keshtu
3 vendet e para vllaznia hallall ju qofte
e mendoni ne cfare kushtesh mizerabel jane stervit
i perjashtuar

Post Reply