Forumi

Çiklizem

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Re: Çiklizem

Postnga Skodrinon » E Djelë, 29 Shtator 2013 , 11:01

Iltjan Nika, 18 vjeçari nga Puka, i treti në Botë në çiklizëm

Një 18 vjeçar nga Puka që jeton në Itali prej vitesh, ka dalë i treti në botë në çiklizëm. Ai është Iltjan Nika që bëhet kësisoj i pari shqiptar që fiton një medalje në botërorin e çiklizmit. Nika ka marrë medalje bronzi në botërorin e të rinjve organizuar në Firence të Italisë ditët e fundit. Gara 140 km e gjatë u fitua nga çiklisti holandez, Mathieu va nder Poel. 18-vjeçari e përshkoi këtë gjatësi për 3 orë e 33 minuta.Një grup i madh çiklistësh ndodheshin pas vendit të dytë të fituar, Mads Pedersen por garën e forcës në sekondat e fundit e fitoi shqiptari.Ky natyrisht që është një sukses i madh për këtë sportist por edhe për çiklizmin shqiptar sepse Nika ka përfaqësuar vendin tonë në këtë Botëror duke e nderuar atë.

Renditja e Kampionatit Botëror 2013 për të rinj:

1. Mathieu van der Poel (Holandë)

2. Mads Pedersen (Danimarkë)

3. Iltjan Nika (Shqipëri)

4. Logan Oëen (SHBA)

5. Lorenzo Rota (Itali)

6. Lucas Eriksson (Suedi)

7. Scott Davies (Britani e Madhe)

8. Artem Nych (Rusi)

9. Sergey Shemyakin (Kazakistan)

10. Benjamin Brkic (Austri)
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Mëparshme

Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë

cron