Xhudo

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Xhudo

Post by Admin » Fri, 24 Feb 2006 , 17:54

Sot në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet kupa me emrin “Anton Shkoza”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë sportistët më të mirë të vendit. Aktiviteti do të nisë në orën 10.00 të paradrekes dhe do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Impenjimi i drejtuesve të klubit Vllaznia për organizimin sa më të mirë të këtij aktiviteti ka qenë maksimal duke u krjuar të gjitha kushtet e nevojshme ekipeve dhe sportistëve pjesmarrës. Sa i takon përgatitjeve për këtë aktivitet xhudistët e Vllaznisë janë përgatitur seriozisht për shpalljen si fitues të kësaj kupe që mban emrin e trajnerit të tyre Anton Shkoza. Ky i fundit ndonëse në kushte aspak të mira shëndetësore duket si i riaftësuar plotësisht teksa stërvit çdo ditë me dhjetra sportistë të këtij sporti burrëror.

Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 25 Feb 2006 , 14:18

Per sporte me te rrahun jena njisha ne Shkoder! :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 May 2007 , 13:34

Xhudistet e Vllaznise pretendente per Pekin

-Xhudo
-Xhudistet e Vllaznise pretendente per “Pekin 2008”
Afrimi i Lojerave Olimpike “Pekin 2008” ka shtuar edhe impenjimet e te gjithe sportisteve tane per te siguruar te drejten e pjesmarrjes ne kete eveniment shume te rendesishem sportiv. Keshtu po ndodh edhe me xhudistet e ekipit Vllaznia te cilet perbejne dhe bazen e ekipit tone perfaqesues. Ky i fundit ne ditet e ardhshme do te marre pjese njeri pas tjetrit ne tre aktivitete te cilet u japin te drejten sportisteve per t’u kualifikuar per ne Lojerat Olimpike. Keshtu ne datat 6-8 prill ne Beograd zhvillohet Kampionati Evropian Individual. Ne rradhet e perfaqesueses sone bejne pjese edhe sportistet e Vllaznise A.Dedaj, F.Tanushi, Y.Ujka, E.Topalli si dhe ai i Dinamos B.Dorezi. sipas trajnerit Anton Shkoza pretendimet jane qe Shqiperia me 1 apo 2 sportiste te siguroje kualifikimin per ne “Pekin 2008”. Por edhe nese nuk arrihet ne Beograd , pas tij po ne muajin prill, ne datat 28-29 ne Rome do te zhvillohet Kupa e Botes ne Xhudo. Edhe ky aktivitet i rendesishem kuptohet qe u jep te drejten sportisteve te fitojne te drejten e pjesmarrjes ne Olimpiade. Ekipi yne qe do marre pjese ne kete veprimtari eshte i konfirmuar dhe serish thuajse te gjithe pjestaret e tij jane nga Vllaznia dhe pikerisht A.dedaj, F.Tanushi, P.Jakini, Y.Ujka, E.Pjetri, A.babani dhe E.Topalli nderkohe qe eshte edhe dinamoviti B.Dorezi. pas aktiviteteve ne Beograd e Rome do jete edhe mundesia e trete, ne Rumani. Trajneri i Vllaznise njekohesisht edhe i ekipit tone kombetar Anton Shkoza e vlereson se tepermi gjendjen e sportisteve qe ai stervit dhe per rrjedhoje kerkon te falenderoje edhe Federaten e Xhudos, klubin Vllaznia por edhe Bashkine Vau-Dejes e cila ka premtuar nje buxhet te posaçem per pjesmarrjen e ketyre sportisteve ne keto aktivitete nderkombetare.
Gjergj KOLA
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sun, 20 May 2007 , 15:34

Qa hyn ne ket mes bashkija e vau-dejsit ma,spo sporti i xhudos asht pron e tyne.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 21 May 2007 , 16:27

sportist_shkodran wrote:Qa hyn ne ket mes bashkija e vau-dejsit ma,spo sporti i xhudos asht pron e tyne.
Me duket se sponsori i ktij sportit asht kryetar i bashkise te Vau dejes, a dicka te tille...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 21 May 2007 , 19:30

Nji pytje kisha.Si quhen banort e Vau Dejes??
Vaudejista? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Tue, 22 May 2007 , 21:35

Pasha zoten ke ba pytje te zorshme,per t'vetmen arsy se kan nrru kohnat ma vlla hahahaha.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 May 2007 , 00:20

:lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 May 2008 , 12:19

Xhudo sjell malazezë për gjykim në kampionat


U zhvillua dje në pallatin e sportit të kryeqytetit “Asllan Rusi” kampionati kombëtar për të rritur i xhudos. E reja e garës ishte se gjykimi i sfidave sipas peshave u bë nga një gjyqtari e huaj nga Mali i Zi. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo në aktivitet morën pjesë 8 ekipe, 60 meshkuj dhe femra. “Vlen për t’u përmendur se kampionati u shoqërua nga një rivalitet i fortë dhe kualitet i lartë nga të gjithë konkurentët. Deri në fund gjithçka shkoi shumë mirë. Dua të theksoj se aktiviteti u gjykua nga gjyqtarë nga Mali i Zi për të shmangur çdo pakënaqësi nga sportistët tanë pasi siç dihet niveli i gjyqtarisë tonë lë shumë për të dëshiruar. Kjo u arrit falë bashkëpunimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe atij malazez. Në të gjitha takimet malazezët kanë qenë tepër kompetentë në vendimet e marra. Ata janë gjyqtarë ndërkombëtarë të licencuar edhe nga Federata Europiane e Xhudos. Ndërkohë dje nuk kanë munguar edhe dy xhudistët që stërviten jashtë vendit Ylli Ujka dhe Paolo Jakini”, u shpreh sekretari Çabo për ‘Panorama Sport’. Gara e “Asllan Rusit” shërbeu edhe si një test për xhudistët kuqezi përpara Lojërave Mesdhetar “Peskara 2009”. “Nga ky kampionat do të përzgjidhen elementët e parë dhe vazhdimisht gjatë gjithë rrugës do të ketë seleksionime për Lojërat Mesdhetare ‘Peskara 2009’ për një paraqitje sa më dinjitoze të sportistëve tanë. Madje këta do të jenë në vijim nën vëzhgimin e specialistëve të Federatës Shqiptare të Xhudos. Ne si federatë do të përpiqemi që t’u mundësojmë edhe ndonjë trajnim jashtë vendit. Pra këtu u hodh hapi i parë për përzgjedhjen e sportistëve cilësorë”, përfundoi titullari i xhudos.



Fituesit sipas peshave

Pesha 60 kg Altin Përgjegji (Besëlidhja)

Pesha 66 kg Paulo Jakini (Vllaznia)

Pesha 73 kg Elis Pjetri (Vllaznia)

Pesha 81 kg Ylli Ujkaj(Vllaznia)

Pesha 90 kg Emiliano Sinameta(Teuta)

Pesha 100 kg Endri Kodra (Teuta)

Pesha +100 kg Janosh Erzek (Dinamo)



Si ekip: Vllaznia

Sportisti më i mirë i aktivitetit: Paulo Jakini (Vllaznia)

Sportistja më i mirë e aktivitetit: Aurora Shkoza (Vllaznia)

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 May 2008 , 12:20

te pakten ne xhudo vllaznia qenka shume mire.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Sat, 11 Apr 2009 , 20:53

Shqipëria, në turneun e Kosovës

Të dielën, më 12 prill, në Kosovë do të zhvillohet turneu më i madh i xhudos i organizuar ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Në këtë aktivitet do të ketë edhe ekipe përfaqësuese të Evropës. Aty do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet me 15 sportistë, që i përkasin skuadrave të Vllaznisë dhe Akademisë së Xhudos, ”Kodokan Albania”, me qendër në Vaun e Dejës. Do të ketë dhe ekipe të tjera nga xhudoja shqiptare, e cila do të përfaqësojë këtë sport në Kosovë. Presidenti i kësaj akademie, Anton Shkoza, por njëkohësisht dhe drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Xhudos, për gazetën “Panorama Sport” ka bërë të ditur dhe emrat e sportistëve pjesëmarrës. Ata janë: Xhovani Shkoza pesha 31 kg, Ardian Lleshi pesha 46 kg, Daniel Shkoza pesha 42 kg, Klaudio Hila pesha 34 kg, Krismando Bisha pesha 38 kg, Lurian Kaci pesha 46 kg, Luigj Shkoza pesha 50 kg, Flogert Pjetraj pesha 55 kg, Xhulio Kaci pesha 60 kg, Idriz Zyberi pesha 81 kg, Henrik Kovaçi pesha 66 kg, Ndoc Ndoci pesha 73 kg dhe Kristian Lleshi pesha 60 kg. Pra, siç shihet, të gjithë këta xhudistë i përkasin moshën nga 10 deri në 17 vjeç, në peshat 31 kg deri në 81 kg. Trajnerë të ekipit shqiptarë do të jenë Aurora Shkoza dhe Aleksandër Lazri, ndërsa si përfaqësues zyrtar i Federatës Shqiptare të Xhudos do të jetë Arben Lika. Ky turne për ekipin shqiptar, nga ana financiare, është mundësuar nga qytetari i Vaut të Dejës, Frrok Gjini. Dhe si aktivitet do të zgjasë dy ditë. Megjithatë në ditët në vazhdim mund të ketë shtim të kontigjentit të sportistëve pjesëmarrës nga Shqipëria, ku sporti i xhudos, si një degë e arteve marciale, përditë e më tepër po bëhet më i dashur për brezin e ri. Edh kësaj radhe xhudistët shqiptarë shkojnë me objektivin për t’u futur në zonën e medaljeve. Ky turne do të zhvillohet në qytetin e Pejës (Kosovë). Admir Uruçi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Tue, 14 Apr 2009 , 14:32

“Xhudo për Paqe”, kuqezinjtë vijnë me medalje

U zhvillua më 12 prill në palestrën Karagaç në Pejë për të tretin vit radhazi turneu më i madh ndërkombëtar i xhudos në Kosovë, “Xhudo për Paqe”. Në këtë turne konkurruan 300 xhudistë nga 12 shtete pjesëmarrëse, mes tyre edhe Shqipëria me 14 sportistë. Kuqezinjtë e mbyllën konkurrimin me pesë medalje argjendi dhe tri bronzi. Të dytët në podium nga tanët u ngjitën xhudistët Xhovan Shkoza (pesha 31 kg), Krismando Bisha (pesha 38 kg), Luigj Shkoza (pesha 50 kg), Xhulio Kaci (pesha 60 kg) dhe Idriz Zyberi (pesha 81 kg). Ndërsa të tretët u klasifikuan Adrian Lleshi (pesha 46 kg), Flogert Pjetraj (pesha 55 kg), Henrik Kovaçi (pesha 66 kg). Dueli përmbyllës i turneut ishte ai mes pejanit Besfort Nallbanit dhe malazezit Ilija Vukotiçit në kategorinë 81 kg. Në fund triumfoi Nallbani. Vendi i tretë u nda mes boshnjakut Saimir Cicerliç dhe Ivan Grajçeviç nga Mali i Zi. Delegacioni shqiptar shoqërohej nga trajnerët Aurora Shkoza dhe Aleksandër Lazri dhe përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Xhudos, Arben Lika. Vlen për t’u përmendur fakti se ky turne organizohet çdo vit në dy shtete të veçanta në Izrael dhe Kosovë. Në përfundim të aktivitetit xhudisti më i mirë i turneut u shpall pejani, Besfort Nallbani. Trofeu i sportistes më të re i takoi malazezes
Sllazhena Miliç, ndërsa ekipi më i mirë u shpall Ippon i Pejës. Rumania u zgjodh nga juria si përfaqësuesja më “fair-play”. Turneu u ndoq nga afër edhe nga anëtari i bordit të Federatës Evropiane të Xhudos, Jan Eirik Shioc, i cili pas turneut u shpreh i kënaqur me mënyra e organizimit. Ndryshe nga edicioni i kaluar, këtë vit pjesëmarrja ishte më e madhe.

MEDALISTËT
VENDI I DYTË
Xhovan Shkoza pesha 31 kg
Krismando Bisha pesha 38 kg
Luigj Shkoza pesha 50 kg
Xhulio Kaci pesha 60 kg
Idriz Zyberi pesha 81 kg
VENDI I TRETË
Adrian Lleshi pesha 46 kg
Flogert Pjetraj pesha 55 kg
Henrik Kovaçi pesha 66 kg

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 14:09

Majlinda Kelmendi në kampionatin evropian

Xhudistja shqiptare, Majlinda Kelmendi, do të marrë pjesë në kampionatin evropian për të rritur që do të zhvillohet
nga 24-26 prill në Tbilis të Gjeorgjisë. Sportisja Kelmendi do të garojë në këtë aktivitet në kategorinë deri 52 kg, mes 22 xhudisteve nga kontienti. Si rivale e fortë në kategorinë e Kelmendit shihet vetëm rusja Natalia Kuzjutina,
e cila për këtë vit renditet e para në botë, ndërkohë që shqiptarja e 15-ta. Në kampionatin evropian të xhudos
do të marrin pjesë 39 shtete. Kelmendi është ngjitur për herë të fundit në podium në fund të muajit shkurt në Pragë
të Çekisë, ku arriti të fitojë medalje bronzi në Kupën e Botës, kategoria A. Ndryshe nga Kelmendi, xhudistja
kosovare Nora Gjakova pjesëmarrëse edhe kjo në këtë eveniment, u mund në duelin e parë nga kinezja Zhu Guirong.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Tue, 05 May 2009 , 18:23

Vllaznia s’fal në Kosovë

Më datën 3 maj, ekipi i xhudos së Vllaznisë mori pjesë në turneun ndërkombëtar Kupa “Fuat Gashi”, i zhvilluar
në Prishtinë të Kosovës. Në këtë turne përveç xhudistëve nga Shqipëria ishin të pranishëm edhe mjaft sportistë
nga Maqedonia, Kroaci, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Në përfundim të aktivitetit në kategorinë e kadetëve kuqezinjtë
u nderuan me dy vende të dyta, respektivisht Krismando Bisha(pesha 38 kg) dhe Luigj Shkoza(pesha 50 kg).
Për të rinj, Xhulio Kaci zuri vendin e tretë në peshën 60 kg, ndërsa xhudistët Angjelin Dedaj për peshën 60 kg dhe
Ndoc Ndoci për peshën 81 kg u ngjitën të dytët në podium në konkurrimin për seniorë

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 20:07

Aksidentohet rëndë judisti kampion, trajneri Shkoza bënapel për ndihmë

Nikolin Murri, kampion i Shqipërisë në sportin e judos për peshën 50 kg i aksidentuar dy ditë më parë në qytetin e
Vaut të Dejës është në gjendje kritike përjeten. 17 vjeçari është nën kujdesin mjekëve specialistë të Spitalit
Rajonal të Shkodrës dhe aktualisht është në gjendje kome. Trajneri i tij, dhe presidenti i Akademisë së Judos në Vaun e Dejës, një nga më cilësoret e vendit tonë Anton Shkoza që drejton edhe ekipin e Vllaznisë bën të ditur për
“Vllaznimin Sportiv” se judisti i tij Nikolin Murri është aksidentuar pas mbarimit të stervitjes në palestrën e judos në Vaun e Dejës dhe tashmë është në gjendje kome . “Me këtë informacion, në radhë të parë shpreh keqardhjen për sportistin tim dhe në të njëjtën kohë dëshiroj të sensibilizoj organizma dhe donatorë të ndryshëm për të ofruar kontributin e tyre të mundshëm në drejtim të nevoja që mund t’i paraqiten për një kurim më të specializuar jashtë
vendit këtij të riu të talentuar të sportit të judos”, thekson trajneri Shkoza.. Gjithashtu, në prononcimin e tij për Vllaznimin Sportiv, ai kërkon të falenderojë bluzat e bardha të spitalit të Shkodrës, për të cilat thotë së, si gjithmonë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për të shpëtuar jetë njerëzish. Vetë trajneri dhe drejtuesi i Akademisë së
Xhudos Anton Shkoza, ka pasur një fat të tillë pak vite më parë, kur pas një aksidenti të pësuar në palestrën e stervitjes, pasojat ishin fatale, pasi aktualisht vuan një paralizë të pjesshme, që gjithesi, falë vullnetit dhe pasionit të jashtëzakonshëm që ai ka për sportin e judos, nuk e ka penguar të qëndrojë me të njëjtin aktivitet pranë sportit të judos. Ndaj, duke marrë si shembull veten e tij, ai e bën këtë apel public në media me shpresë se do të gjejë mbështetjen e duhur, në mënyrë që sportisti i tij, edhe pse duket se e ka kaluar rrezikut për jeten, kërkon që ai të ms ketë fatin e tij për të mbetur me pasoja fizike në vazhdimësinë e jetës së tij.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Fri, 05 Jun 2009 , 01:24

Turne Ndërkombëtar i Xhudos ne Shkoder

15 ekipe, me mbi 200 spostistë të grupmoshave nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në Shkodër, një ngjarje sportive që ndodh për herë të parë në Shqipëri


Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës pati në gjirin e tij në fundjavën e kaluar mbi 200 xhudistë
të kategorive të ndryshme, përfaqësues të 15 ekipeve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, të cilët konkuruan në kuadrin e Turneut Ndërkombëtar, turne i cili, nisur nga pjesëmarrja dhe konkurimi në të gjitha grupmoshat e fëmijëve është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Aktiviteti është organizuar nga Akademia e Judos “Hodokan”, në bashkëpunim me klubin Vllaznia si dhe të mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Judos. Krahas trajnerëve dhe specialistëve të këtij sporti nga të tre shtetet e Ballkanit, aktiviteti është ndjekur gjatë të gjithë kohës edhe nga drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Xhudos, sekretarin Labo Çapo dhe presidenti Anton Lleshi. Në
një prononcim për “Vllaznimin Sportiv”, Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit Labo Çapo tha se një aktivitet i tillë, në të cilin marin pjesë të gjitha grupmoshat është një hap shumë i madh dhe i rëndësishëm në zhvillimin dhe masivitetin e këtij sportin në masën e rinisë. “Sporti i xhudos, dhe në veçanti Shkodra ka edhe përvoja të tjera të
organizimit të veprimtarive ndërkombëtare, sidomos me kategoritë e moshave të rritura, por ky i kësaj radhe ishte krejt ndryshe, pasi në garë kanë qënë të gjitha grupmoshat që përgatiten në ekipet zinxhir, duke filluar nga ato 5 vjeçare dhe deri në 17 vjeç, për meshkuj dhe femra, duke shtuar këtu edhe rreth 30 trajnerë, specialistë dhe
drejtues të këtij sporti, të cilët drejtonin gjithçka në tapetin e dyluftimit të xhudos”, tha sekretari i federatës Labo Çapo duke nënvizuar se e gjitha kjo, është meritë personale dhe e padiskutueshme e mjeshtrit të madh të këtij sporti Anton Shkoza, i cili, në cilësinë e trajnerit, specialistit dhe drejtuesit projektin në fjalë, i cili kishte kohë që këmbëngulte ta realizonte arriti ta bënte realitet. Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti, se një aktivitet itillë u ndoq me shumë interesim nga sportdashësit shkodranë, mes të cilëve kanë dominuar sidomos grupet e të rinjëve, jo vetëm se në garë ishin bashkëmoshatarët e tyre, por në të njëjtën kohë preferues dhe pasionantë pas këtij sporti, pjesë e të cilit pritet të jenë në ditët në vazhdim. Gjithë kjo atmosferë kaq sportive dhe entuziaste që përfshiu pallatin e nuk kaloi pa u ndjerë edhe nga vetë pjesëmarrësit, dhe sidomos ato nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilët të
impresionuar nga ajo çfar përjetuan në këtë aktivitet të parë të zhvilluar në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër, mbarëvajtja e të cilit ishte në nivelin më të mirë, do të jenë të gatshëm që të vijnë edhe në edicionet e tjera që Akademia Albania Judo Kodokan me drejtues Anton Shkozën do të vazhdojnë ta organizojnë atë tradicionalisht
edhe në vitet e ardhshme. Në përfundim të aktivitetit, më të mirët si ekipe janë shpallur Vllaznia për kategorinë e të vegjëlve me trajner Anton Shkozën, si dhe Kosova me trajner Driton Kuka për Kadetët, dhe Mali i Zi me trajner Miliq Zdravko për juniorët. Ndërsa, në konkurimin individual, mëmi miri është shpallur xhudisti 13 vjeçar Arso Miliq i Malit të Zi. Ndërkohë, gara inviduale në peshat dhe kategoritë e ndryshme të grupmoshave ka qënë mjaft interesante dhe
e shoqëruar me një luftë të fortë sportive. Në bazë të rezultateve të arritura gjyqtaria ka shpallur edhe dy më të mirët për secilën grupmoshë, fituesit e cilëve janë në tabelën e mëposhtme.

Kategoria e Fatosave( 1999 e më të vegjël )
1.Demian Cuni 22 kg Vllaznia
2.Alevio Gega 22 kg Vllaznia

1.Stankovic Milosh 28 kg Mali i Zi
2.Golubovic Aleksandar 28 kg Mali i Zi

1.Xhovani Shkoza 31 kg Vllaznia
2.Galubovic Miljan 31 kg Mali i Zi

1.Tanjevic Vojin 34 kg MaliiI Zi
2.Tanjevic Milos 34 kg Mali i Zi

1.Taulant Kaba 38 kg Tirane
2.Gjoni Cela 38 kg Tirana

1.Toncic Stepan 42 kg Mali i Zi
2.Emanuel Guri 42 kg Vllaznia

1.Geldrin Muriqi 46 kg Mali i Zi
2.Arnel Gjoka 46 kg Vllaznia

Kategoria e Pionierëve të vegjël ( 1997-1998)
1.Arber Be qiri 34kg Kosova
2.Artin Aliu 34 kg Kosova

1.Fatih Ademn 38 kg Kosova
2.Krakonovic Enes 38 kg Mali i Zi

1.Bulatovic Marko 42 kg Mali i Zi
2.Shpat Zeri 42 kg Kosova

1.Janko Volovia 46 kg Mali i Zi
2.Feratovic Haris 46 kg Mali i Zi

1.Belojevic Vasilic 50 kg Mali i Zi
2.Klevis Tora 50 kg Mali i Zi

Kategoria e Pionierëve të rinj (1996-1995)
1.Daniel Metaj 38 kg Kosova
2.Ardi Asllani 38 kg Kosova

1.Mugosha Balsha 42 kg Mali i Zi
2.Gjon Kolgjergji 42 kg Vlora

1.Andi Asllani 46 kg Kosova
2.Mugosha Bozhidar 46 kg Mali i Zi

1.Milic Arso 50 kg Mali i Zi
2.Akil Gjakova 50 kg Kosova

1.Ardit Jaku 55 kg Kosova
2.Flogert Pjetraj 55 kg Vllaznia

1.Vulovic Vezko 60 kg Mali i Zi
2.Emanuel Llesi 60 kg Vllaznia

1.Golubovic Boris 73 kg Mali i Zi
2.Astit Frroku 73 kg Vllaznia

1.Duvic Bojan + 73 kg Mali i Zi
2.Andrea Hila + 73 kg Vllaznia

Kat egoria e Kad etëv e (1993-1994)
1.Galdashevic Nebojsha 46 kg Mali i Zi
2.Perucica Gjorgje 46 kg Mali i Zi

1.Nikcevic Vuk 50 kg Mali i Zi
2.Stiljano Numani 50 kg Mali i Zi

1. Gent Dauri 55 kg Kosova
2.Milot Vukci 55 kg Kosova

1.Gushiq Nikola 60 kg Mali i Zi
2.Xhulio Kaci 60 kg Vllaznia

1.Shunjevic Svezdab 66 kg Mali i Zi
2.Pekovic Ivan 66 kg Mali i Zi

1.Lorenc Koka 73 kg Lezha
2.Aldo Shkoza 73 kg Vllaznia

1.Bankovic Millosh 81 kg Mali i Zi
2.Idriz Zyberi 81 kg Vllaznia

1.Domazetovic Marko 90 kg Mali i Zi
2.Vanovic Dragon 90 kg Mali i Zi

Kategoria e Juniorëve (1992)
1.Gushiq Nikola 60 KG Mali i Zi
2.Mijushkovic Vuk 60 kg Mali i Zi

1.Shunjevic Zvesdan 66 kg Mali i Zi
2.Kristjan Shkoza 66 kg Vllaznia

1.Mushiq Gordan 81 kg Mali i Zi
2.Boshkovic Boris 81 kg Mali i Zi

1.Marshiq Damir 90 kg Mali i Zi
2.Vincens Pjetraj 90 kg Vllaznia

Konkurimi i vajzave
Fatoset ( 1999 e me të vegjël )

1.Klevisa Bisha 25 kg Vllaznia
2.Kristjana Rretatori 25 kg Vllaznia

PIONERET E VOGLA(1997-1998)
1.Milic Mirjana 36 kg Mali i Zi
2.Majlinda Bregu Vllaznia

PIONERET E REJ A ( 1995-1996)
1.Nina Leshkovic 48 kg ( Mali i Zi)
2.Angjela Krasniqi 48 kg ( Vllaznia)

1.Sainovic Emina 57 kg ( Mali i Zi)
2.Jakic Marija 57 kg ( Mali i Zi)

KADETET (1993-1994)
1.Krasniviq Elvira 63 kg Mali i Zi
2.Julanda Bacaj 63 kg Vllaznia

JUNIORET(1992)
1.Durdevac Tamara 52 kg Mali i Zi
2.Vujovic Nela 52 kg Mali i Zi

1.Garcevic Ivana 57 kg Mali i ZI
2.Arberesha Vurti 57 kg Kosova

1.Bigovic Ivana +70 kg
2.Gjarovic Angjela +70 kg

Në lidhje me mbarëvjatjen e aktivitetit, krahas punës mjaft të mirë të bërë nga klubi Vllaznia, Federata Shqiptare e Xhudos dhe veçanti Akademia e Judos “Hodokan”, me president Anton Shkozën, organizatorët dëshirojnë të nënvizojnë edhe kontributin e dhënë financiarisht nga deputeti i zonës së Vaut të Dejës, aty ku ka qëndrën Akademia
e Judos “Hodokan”, dhe njëherazi edhe kryetari i PDK shqiptare Nard Ndoka, i cili ishte edhe sponsori kryesor i këtij aktiviteti.

I jashtëzakon-shmi Anton Shkoza…

Ajo çfar po bën për sportin e xhudos Anton Shkoza, me të vertetë duhet konsideruar në kufijtë e jashtëzakonshmes.
Është interesant fakti, se ku e gjen forcën një njeri i tillë, kur me atë gjendje aktuale shëndetësore që ai gjendet, të jetë aq aktiv në krye të sportit të xhudos. Pasi ka lënë pas një karrierë tepër të pasur me rezultate të larta në konkurimin e sportit të xhudos, një dëmtim që pasi pësuar në stervitje e sipër në palestër, i ka krijuar probleme serioze me shëndetin, aq sa lëvizjet e tij mund të bëhen vetëm nëpërmjet karrocës elektronike. Por, megjithëse në këtë gjendje, ai drejton çdo ditë seancat stervitore të Akademia e Judos “Hodokan”, të cilën e ka ngritur me dorën
e tij, madje duke e shndërruar gjysmën e banesës së tij private në Vaun e Dejës në palestër xhudoje. E krahas kësaj, ndërkohë që sportistët dhe ekipet e tij janë më të dalluarit në Shqipëri dhe jashtë saj, Antoni ka kurajo, forcë dhe energji të pashtershme që të merret edhe me organizime aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare, siç ishte
edhe ky i fundit që u zhvillua në Shkodër. Të gjithë ato sa kanë qënë të pranishëm në zhvillimin e turneut në fjalë, e kanë parë me sytë e tyre Anton Shkozën, i cili lëvizte gjatë të gjithë kohës me karrocën e tij elektronike në të gjithë hapësirën e pallatit të sportit. Komunikonte me trajnerët, sportistët, me gjyqtarinë, specialistët, duke qënë gjithçkaja e këtij aktiviteti. Të mahnitur për atë që po bën Anton Shkoza për sportin e xhudos janë të gjithë, të cilët shikojnë tek ai njeriun e jashtëzakonshëm që arrin të sfidojë të gjitha pengesat duke qënë shumë aktiv në çdo element të sportit të xhudos, pjesë të të cilit tashmë ka bërë edhe pjesëtarët e familjes së tij, e në mënyrë të veçantë Aurora Shkozën, vajzën e tij, e cila përveçse një sportiste model si xhudiste ndihmon së tepërmi babain e vet në organizimin e seancave stervitore si dhe të aktiviteteve sportive. I mrekulluar nga ajo çfar po bën Antoni në sportin e xhudos është edhe sekretari i FSHJ Labo Çapo, i cili të gjitha sukseset e këtij sporti gjatë viteve të fundit ia
detikon këtij njeriu. Pa shkuar shumë gjatë, sekretari Çapo, duke iu referuar Turneut Ndërkombëtar të kësaj radhe, thotë se është e tëra dora e Antonit që e realizoi një gjë të tillë. “Asnjë sport tjetër përveçsë xhudoja nuk e ka bërë të mundur që të konkurojnë në tapet sportistë të tillë të moshës 5 vjeçare si për meshkuj dhe për femra nga të tre vendet, Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi, dhe këtë e bëri vetëm Anton Shkoza, i cili pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve telefonike, korespondencave të shpeshtë me pjesëmarrësit, arriti ta bëjë relitet një gjë të tillë”, tha sekretari Labo Çapo duke shprehur bindjen e plotë se edhe në të ardhmen ky sport do të jetë i tillë duke pasur brenda
si gjithnjë kontributin pasionant të Anton Shkozës, kësaj figure të jashtëzakonshme të sportit shqiptar dhe më tej.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Xhudo

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Jun 2009 , 21:55

A dihet gja si ka shku puna e ktij djalit,Nikolin Murrit?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Tue, 16 Jun 2009 , 19:34

vllaznia1919 wrote:A dihet gja si ka shku puna e ktij djalit,Nikolin Murrit?
nuk asht fole ma per te. ishalla kan gjete ndonji qi i ka ndihmu

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Tue, 16 Jun 2009 , 19:35

Majlinda Kelmendi, medalje bronzi

Në Greqi është duke u zhvilluar kampionati ballkanik i të rriturve në xhudo. Dhe Shqipëria, e cila është me skuadër
të plotë, e ka nisur me medalje. Pikërisht kosovarja Majlinda Kelmendi e peshës 52 kg ka arritur të marrë medalje
bronzi dhe kështu përfaqësimi i xhudos shqiptare duket dinjitoz. Kampionati ballkanik i xhudos do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe priten të tjera medalje nga tanët në këtë garë, e cila është dhe si test në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhudo

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 21:35

Anton Shkoza, moral sportistit të aksidentuar në spital

Image

Veprimi i njeriut simbol të xhudos shqiptare, Anton Shkoza është tejet emocionues, çka tregon edhe një herë për forcën dhe shpirtin e madh që ka ky njeri, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme Përmirësohet gjendja e sportistit të aksidentuar Nikolin Murri. Përrreth një muaj 18 vjeçari, i cili sapo kishte lënë palestrën e stervitjes së xhudos në Vaun e Dejës ka pësuar një traumë tepër të rëndë, për të cilën jeta e tij ishte në rrezik të plotë. Falë përkujdesjes maksimale që bënë mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës, sportisti 18 vjeçar arriti të dalë nga koma dhe të japë shenjat e jetës. E pikërisht në këtë ditë, e cila jo më kot koinçidoi edhe me festën e Shna Ndout, shenjtit që ka bërë mrekullira për njerëzimin pa dallim feje, trajneri Anton Shkoza i bëri një vizitë sportistit të tij Murri. Prania e trajnerit Shkodza në sallën e reanimacionit të Spitalit të Shkodrës, ishte shumë kuptimplote, pasi mesazhi për t’i dhënë kurajon e duhur sportistit të tij, ia arriti qëllimit. Ndonëse në një gjendje shumë të rëndë, kur ka dëgjuar se ka ardhur për ta parë trajneri i tij, 18 vjeçari Nikolin Murri është përmendur. Por, edhe më shumë efekt ka bërë tek sportisti i dëmtuar dorëzimi i medaljes, diplomës së kampionit dhe rripit të zi që kampioni Nikolin Murri i ka merituar gjatë kampionatit të fundit. Nëna e xhudistit Murri, Age Murri, e ka falenderuar përzëmërsisht trajnerin Anton Shkoza për veprimin që ka bërë, pasi prania e tij, i dha më shumë jetë dhe gjallëri djalit të saj. Rasti në fjalë nuk ka nevojë për koment. Ai është padyshim ndër më të veçantit që nuk është hasur ndonjëherë, sidomos në fushën e sportit. Të veçantë dhe shumë emocionues e bën rastin në fjalë, kur një person me aq shumë probleme shëndetësore që ka për vete ish xhudisti kampion, dhe sot trajneri Anton Shkoza, i cili si rezultat i një traume në sterrvitje e sipër po vuan një paralizë të tillë për vete, gjen rastin, gjen kurajon, gjen forcën e duhur, jo vetëm për të drejtuar me shumë pasion sportistët e tij në stërvitje duke i nxjerrë edhe kampion, por në të njëjtën kohë edhe për t’i bërë këtë vizitë kaq shumë emocionuese sportistit të tij të aksidentuar rreth një muaj më parë. Ndaj, edhe përmes gazetës “Vllaznimi Sportiv”, trajneri Shkoza përfiton që t’i drejtojë një apel strukturave shëndetësore, shoqatave që operojnë në Shkodër, apo edhe biznesmenëve shkodranë, që të jenë sa më afër këtij sportisti, në mënyrë që të japin sado pak kontributin e tyre, me shpresën që një ditë të shpejtë, që të dy së bashku, të jenë në gjendje të rikthehen sërishmi në tapetin e sportit të xhudos, ashtu sic kanë qënë më përparae të vazhdojnë pasionin e madh që kanë për sportin e xhudos.

vllaznimi sportiv

Post Reply