Formula 1

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Formula 1

Post by shv13 » Tue, 12 May 2009 , 19:16

sot ka dale komunikata e ferrarit ku thuhet se nuk do te marrin pjese ne kampionatin e ardhshem nqs zbatohet plani i "nazistit" max mosley...cati shpenzimesh 45 milion euro e rregullore e ndryshme per skuderite,nga njena ane ato qe zbatojne limitin e 45 mln e nga ana tjeter ata qe nuk e zbatojne...
ky gomar asht i njejti qe ka propozu motor t njejte per te tana skuderite :shock: :shock:
ky sport per fat t keq po shkon drejt fundit,skuderite e medha duhet te tutelohen e jo te cohet dam mundi i tyne tesh sa vjet.Brawn GP ma shume se 4-5 vjet nuk ka me duru kurse ferrari,mc laren,williams e tjera i kane dhane tonin e madheshtine ktyne garave tesh sa vjet...
une personalisht kyt vit kam vendose mos me i ndjeke se nuk m terhek ma nji sport ku rregullorja nuk asht e qarte i kushdo e interpreton simas qejfit.Ishalla ne zgjedhjet e ardhshme te fia ku don me konkuru edhe jean todt te largohet mosley qe s kupton prej f1 askurgja..
per momentin ma mire me pa motogp...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Formula 1

Post by GOLDIAN » Tue, 12 May 2009 , 20:08

edhe une tham te ikun ky lesh moslit se na e shpifi
e lexova dhe une kete te ferrarit po flm shv13 se une se kuptova komplet ne italisht se ca u tha
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 19:04

a dihet gja si asht ferrari ne formulen nji se kaiher nuk e kam ndigju

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Tue, 19 May 2009 , 20:35

Alonso: Kushdo e enderron makinen Ferrari
19/05/2009 16:20




Fernando Alonso jep mesazhe te qarta duke pohuar pothuajse zyrtarisht se ai eshte i interesuar vetem per skuderine Ferrari.

Ish dy here kampioni i botes shpreh dashurine qe ka per makinen e kuqe. “Cdo pilot qe ne femijeri koleksionon modele nga Ferrari pasi kjo makine ka nje domethenie te vecante ne sportin tone. Nese je aty do kujtohesh pergjithmone”, thekson spanjolli.

Ne vijim, ai shton se kerkon qe te fitoje dhe te ngase perhere makina te shpejta. “Ferrari ka treguar se eshte me e mira pasi ka fituar 8 nga 10 boteroret e fundit. Eshte nje skuderi qe te jep garanci te medha”, shton Alonso.

Ne fund te intervistes ai flet edhe per garen e radhes ne Monako, duke pohuar se ne kete piste fati vendoset qe ne provat zyrtare te dites se shtune.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Formula 1

Post by GOLDIAN » Tue, 26 May 2009 , 00:02

ca bahet me ferrarin e mercedes
se me duket cudi shume kjo puna e button me fitu 5 gara ner 6
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 00:03

asht biznes edhe gara e makinave mendoj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 00:04

deshta me than me vizners korruptimit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Formula 1

Post by Skodrinon » Mon, 22 Jun 2009 , 22:58

Fetel, i pakapshëm në Silverston
Podiumi plotësohet me Veberin dhe Barrikelon. Masa çon Ferrarin në vendin e katërt


RRADHA E MBËRRITJES
P I L O T I KOHA
1. S.Fetel 1 orë 22’49”328
2. M.Veber + 15.188
3. R.Barrikelo + 41.175
4. F.Masa + 45.043
5. N.Rosberg + 45.915
6. Xh.Baton + 46.285
7. J.Truli + 01:08.307
8. K.Raikonen + 01:09.622
9. T.Glok + 01:09.823
10. Xh.Fizikela + 01:11.522
11. K.Nakazhima + 01:14.023
12. N.Pike + 1xhiro
13. R.Kubica + 1xhiro
14. F.Alonso + 1xhiro
15. N.Heidfeld + 1xhiro
16. L.Hamilton + 1xhiro
17. A.Sutil + 1xhiro
18. S.Buemi + 1xhiro
19. S.Burde -- --
20. H.Kovalainen -- --

01 XH.BATON 10 5 6 10 10 10 10 3 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 64.0
02 R.BARIKELO 8 2 5 4 8 8 -- 6 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 41.0
03 S.FETEL -- -- 10 8 5 -- 6 10 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 39.0
04 M.VEBER -- 1.5 8 -- 6 4 8 8 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 35.5
05 J.TRULI 6 2.5 -- 6 -- -- 5 2 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 21.5
06 F.MASA -- -- -- -- 3 5 3 5 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 16.0
07 N.ROSBERG 3 0.5 -- -- 1 3 4 4 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 15.5
08 T.GLOK 5 3 2 2 -- -- 1 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 13.0
09 F.ALONSO 4 -- -- 1 4 2 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 11.0
10 K.RAIKONEN -- -- -- 3 -- 6 -- 1 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 10.0

01 BRAWN GP 18 7 11 14 18 18 10 9 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 105.0
02 RED BULL -- 1.5 18 8 11 4 14 18 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 74.5
03 TOYOTA 11 5.5 2 8 -- -- 6 2 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 34.5
04 FERRARI -- -- -- 3 3 11 3 6 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 26.0
05 WILLIAMS 3 0.5 -- -- 1 3 4 4 -- -- -- -- -- -- -- -- -- 15.5
06 MCLAREN -- 1 7 5 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 13.0
07 RENAULT 4 -- -- 1 4 2 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 11.0
08 BMW SAUBER -- 4 -- -- 2 -- 2 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 8.0
09 TORO ROSSO 3 -- 1 -- -- 1 -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- -- 5.0

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sat, 25 Jul 2009 , 18:31

Incident i rende per Massan. Ferrari: Eshte mire
25/07/2009 15:00



Massa pas aksidentitNje incident i rende ka ndodhur gjate sesionit te dyte te provave zyrtare te Cmimit te Madh te Hungarise. Nje pjese mekanike qe eshte shkeputur nga makina e Rubens Barrichello, ka goditur ne koke pilotin e Ferrarit, duke e bere te humbase ndjenjat perpara futjes ne nje kthese te shpejte.

Massa ka dale nga pista dhe eshte perplasur me murin mbrotjes qe rrethon pisten. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere autoambulanca qe i kane dhene ndihmen e pare nen-kampionit te botes.

Pas ankthit qe shoqeroi minutat e para pas incidentit, Ferrari ka bere te ditur se piloti i saj eshte ne gjendje te mire. Drejtori sportiv i skuderise italiane, Domenicali, ka konfirmuar se Massa eshte koshient dhe jashte rrezikut, por do te mungoje ne garen e neserme.

Nderkohe, pas perfundimit te provave zyrtare, i pari eshte renditur piloti i Renault, Fernando Alonso i ndjekur nga dy pilotet e Red Bull, Vettel dhe Webber

User avatar
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Formula 1

Post by Miri » Thu, 30 Jul 2009 , 19:29

Ferrari, akord historik,Shumaker sërish në pistë

Një lajm sensacional ka përfshirë dje Formula 1: Mikael Shumaker rikthehet në pistë pas dy vjet e gjysmë, duke zënë vendin e Felipe Masës në skuderinë Ferrari. Piloti gjerman e ka marrë këtë vendim pas një kërkese të bërë nga drejtuesit e kokëkuqes, të cilët arrijnë në këtë mënyrë një marrëveshje historike. Shtatë herë kampioni i botës mbetet ende një idhull për të gjithë dhe jo më kot lajmi i rikthimit të tij ka bërë menjëherë xhiron e mediave ndërkombëtare. Mikael Shumaker u largua në fund të sezonit 2006, në moshën 37 vjeçare dhe deri tani ka qenë konsulent te Ferrari. Rikthimi i tij në pistë pritet të bëhet që në garën e radhës në Valencia, ndërsa për gjermanin detyra do të jetë tepër e vështirë duke parë se kokëkuqja nuk ka arritur ende fitoren e parë për këtë sezon. Ai është takuar pasditen e së mërkurës me drejtorin e Ferrarit Stefano Domenikali dhe presidentin Luka di Montexemolo, një takim që ka rezultuar deciziv. Në uebsajtin e tij zyrtar, Shumi ka deklaruar se së bashku kanë vendosur të rikthehet në pistë dhe se do të përgatitet sa më mirë për të zënë vendin e Felipe Masës. "Është e vërtetë që kapitulli Formula 1 për mua ishte i mbyllur, por është gjithashtu e vërtetë se për arsye mirënjohje dhe ndershmërie karshi Ferrarit, nuk mund të injoroj një situatë të tillë, - tha Shumaker. - Unë e dashuroj garimin, kështu që mezi pres të përballem me këtë sfidë", shtoi ai. "Mikael u tregua i gatshëm që në ditët e ardhshme të ndjekë një program special përgatitjesh, të cilat do të mund të konfirmojnë rikthimin e tij në pistë, duke nisur nga Çmimi i Madh i Evropës, në Valencia", bëri të ditur Ferrari në një komunikatë zyrtare. Mikael Shumaker është padyshim piloti më i madh në historinë e Formula 1. Një kampion i padiskutueshëm brenda dhe jashtë piste, ai qëndroi për 15 vjet në këtë sport, duke qenë gjithnjë protagonist absolut. Ai numëron 250 gara në karrierë, nga të cilat ka arritur 91 fitore. Po kështu, gjermani mban edhe rekordin për pole-positione, 68 në total. Gjatë karrierës së tij me Jordan, Beneton dhe Ferrarin, ai ka grumbulluar 1369 pikë, duke qenë një rekordmen i vërtetë në këtë aspekt. Largimi i tij në fund të vitit 2006 la një boshllëk në Formula 1, pasi asnjë pilot tjetër duket se nuk gëzon të njëjtin personalitet dhe talent.

User avatar
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Formula 1

Post by Miri » Thu, 30 Jul 2009 , 19:31

“BMW” ikën nga Formula 1, FIA akuzon "rebelët"

BMW do të largohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, duke ndjekur në këtë mënyrë shembullin e Hondës. Fabrika gjermane e prodhimit të makinave ka vlerësuar si një nga shkaqet kryesore të këtij vendimi rezultatet e dobta të arritura këtë sezon. BMW u nis si një nga pretendentet për titull, por deri tani ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 10 garat e para. Presidenti i BMW-së Norbert Reithofer bëri të ditur se vendimi për t'u larguar ka edhe arsye të tjera, që lidhen me strategjitë që ka ndërmend të ndjekë kjo fabrikë. Por, për presidentin e FIA-s Maks Mosli, arsyet lidhen me krizën ekonomike, duke akuzuar sërish skuderitë "rebele", që dolën kundër ndryshimit të rregullave për minimizimin e kostove në Formula 1.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Formula 1

Post by Man in Redblue » Fri, 31 Jul 2009 , 20:10

OLEEEEEEEEEEEEEEEee KING SHUMI IS BACK

User avatar
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3656
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Formula 1

Post by Edmond-Cela » Fri, 31 Jul 2009 , 23:58

edhe pse nukl e ndreku fort formula 1 une personalisht mendoj se ka makina ke te baj 60% ate qe shpallet kampion.

mu ba qefi edhe mua shum se shumaker u rikthya e si kur ta fitonte do i terboj krejt keto anglezet
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Formula 1

Post by loroborici » Sat, 01 Aug 2009 , 21:13

Shumakeri nuk asht ai kur ka ken 4-5 vjet ma para.
Vllaznia ne zemer
Image

User avatar
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3656
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Formula 1

Post by Edmond-Cela » Sat, 01 Aug 2009 , 22:27

loroborici wrote:Shumakeri nuk asht ai kur ka ken 4-5 vjet ma para.
nuk i dihet ma loroborici
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:29

Schumacher arrin kohe te mire
01/08/2009 14:45

Majkell Schumacher nuk ka humbur kohe per pergatitjet e Cmimit te Madh te Valencias, dhe ka zbritur menjehere ne piste.
7 here kampioni i botes ne kete sport, ka bere 67 xhiro dhe koha e tij me e mire ishte 1 minute, 23 sek e 736 te mijtat.

“Eshte nje ndjenje shume e bukur te rikthehet ne drejtin e nje makine te tille. Pas disa xhirove mund te them qe jam i kenaqur me kohen qe kam arritur. Tani na mbetet te shohim sesi do te reagoje trupi dhe muskujt e mij ne ditet e ardhshme”, thote Schumi.

Rikthimi i tij ne makinen e Ferrarit u pa nga shumekush si perfitim i madh nga ana e Schumacher, por vete menaxheri i pilotit pohon se nuk eshte biseduar dhe nuk do te behet nje gje e tille mes skuadres dhe gjermanit, duke hedhur poshte thashethemet se Michael do te perfitoje 3 mln euro pas cdo gare me Ferrarin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:32

po me bahet qefi per shumakerin .

jam shum kurioz me dit se si do jete gjendja e tij ne te ardhmen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:35

Button: Vendimi i Schumi, kurajoz
01/08/2009 12:35

Jenson Button e percakton si 'kurajoze' zgjedhjen e Michael Schumacher per t'u rikthyer ne Formula 1, me Ferrarin.
Lideri i klasifikimit boteror, i intervistuar nga BBC, ka deklaruar se eshte i lumtur per kthimin e gjermanit ne piste.

Button pranon se vendimi per ish-kampionin e botes eshte i rrezikshem, sepse keshtu mund te humbase gjithcka.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Formula 1

Post by vllaznia1919 » Mon, 03 Aug 2009 , 14:00

Sot Massa ka dale prej spitalit edhe ka thane qe du me u rrikthy sa ma shpejt ne pista.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Formula 1

Post by Man in Redblue » Mon, 03 Aug 2009 , 20:12

vllaznia1919 wrote:Sot Massa ka dale prej spitalit edhe ka thane qe du me u rrikthy sa ma shpejt ne pista.
Massa tshkojn me lujt futboll te ekipi i Ronaldos ne Brazil, se per kyt vit e merr Shumi titullin :wink: :mrgreen:

Post Reply