Page 1 of 7

Posted: Fri, 10 Dec 2004 , 16:04
by Kuq3Blu
Piloti britanik i skuderisë BAR-Honda është një nga më popullorët në vendin e tij 10-12-2004

Baton: Si fillim fitoren, pastaj titullin


Xhenson Baton ka konfirmuar edhe vetë se është piloti më popullorë në Britaninë e Madhe. Përpara disa ditësh, ai ka marrë trofeun e pilotit më të mirë në gara, që jepej nga revista sportive "Autosport". Pasi ka marrë këtë trofe, i cili i është dorëzuar nga ish-kampioni i botës së Formulës 1, Mika Hakinen, Batoni është ndjerë shumë i emocionuar dhe i vlerësuar. "U ndjeva shumë i emocionuar, sepse nuk e prisja fare diçka të tillë. Edhe Hakinen ishte një person shumë i sjellshëm. Jam vënë pak a shumë në gjendje të vështirë përballë Majkëll Shumakerit, i cili ka fituar aq shumë gara në këtë sezon dhe ka treguar se ishte i mrekullueshëm, - ka pranuar Xhenson Baton, i cili është renditur i 3-ti në renditjen për konstruktorë në sezonin 2004. - Besoj se ky titull do të marrë kuptimin e duhur pas disa kohësh, atëherë ne do të jemi kampionët e botës, - ka vazhduar piloti britanik i skuderisë BAR-Honda. - Gjithsesi, duhet të them se gjithçka nuk varet vetëm nga unë, por nga e gjithë skuadra. Kemi filluar testimet në janarin e shkuar për sezonin 2004 dhe askush nuk e priste që të ishim aq të shpejtë. Shpeshherë disa njerëz mendonin se po zhvillonim gara me serbratorin bosh. Në të vërtetë, ne u përballëm mjaft mirë me të gjitha sfidat, arritëm të regjistronim 11 vende në podiume, u renditëm në vendin e dytë në klasifikimin për konstruktorë dhe unë në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme për pilotë. Pra, me pak fjalë, jemi tashmë në rendin e skuadrave më të mira." Pas këtij sezoni të mrekullueshëm për ta, Xhenson Baton shpreson që të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në të ardhmen. Edhe për sezonin 2004, piloti britanik është i detyruar të garojë për skuderinë BAR-Honda. Kjo e fundit nuk e lejoi të kalonte te skuderia Williams. Atij tashmë i ka mbetur që të ketë besim te skuadra e tij dhe te makina që i kanë dhënë. Me të shpreson të ngjitet sa më lart në podium, duke pretenduar për fitore, të cilën ende nuk e ka arritur. Në pritje të kësaj fitorjeje të parë, Batoni ka thënë: "Do të kënaqesha shumë nëse do ta arrija diçka të tillë, por do të vazhdoja të qëndroja me këmbë në tokë. Të gjithë pilotët kërkojnë që të arrijnë te një fitore, megjithëse objektivi kryesor është fitimi i titullit kampion. Konkurrenca është e madhe. Kemi një Shumaker, i cili ka disa vite që po kalon një formë shumë të mirë, por nuk mund të lëmë pa përmendur Raikonenin dhe Montojën, - ka shtuar Batoni. - Nëse do të arrijmë te një fitore që në Melburn, ku është gara e parë, do të jetë diçka e mrekullueshme dhe e paharrueshme për të gjithë skuadrën. Do të ishte një shpërblim shumë i mirë për këtë punë të madhe që po zhvillojmë. Jemi në vendin e dytë në kampionatin për konstruktorë, për këtë arsye shpresojmë që ta përmirësojmë rezultatin," - ka përfunduar Xhenson Baton.

Posted: Fri, 10 Dec 2004 , 16:05
by Kuq3Blu
Alonso: E "urrej" Ralfin


Fernando Alonso duket se nuk ka aspak marrëdhënie të mira me Ralf Shumakerin. Gjithçka ka filluar pas asaj që ndodhi në tunelin e Montekarlos. Por këto polemika mes pilotëve shpeshherë mbyllen menjëherë me një të shtrënguar duarsh mes të dyve. Edhe këtë herë kështu do të ndodhë. Që Alonso nuk e vlerëson Ralfin, kjo gjë tashmë është e dukshme. "Nuk ka asnjë mundësi që një ditë të rregullohen marrëdhëniet mes nesh. Për mua është e pamundur të gjendet një vijë e mesme me të. Përsa i përket vëllait të tij të madh, është krejtësisht e kundërta, Majkëlli është shumë i respektueshëm, - ka thënë Fernando Alonso. - Nuk dua asnjë shpjegim nga Ralfi. Emri i tij është shumë i rëndë për mua. Nuk kam ndër mend të diskutoj me të. Ai mendon se ne nuk jemi në të njëjtin nivel," - ka përfunduar piloti spanjoll i skuderisë Renault.

Posted: Sun, 19 Dec 2004 , 19:44
by GoL
Hakinen: Nuk do të rikthehem




Ish-kampioni i botës, Mika Hakinen, mund të rikthehet në Formulën 1 si piloti i 3-të i McLaren-it. Kështu, të paktën, kanë folur disa mediat prej shumë kohësh, por vetëm piloti filnadez nuk e ka pranuar një gjë të tillë. "Asgjë nuk është e vërtetë. Unë nuk jam përfshirë në asnjë program të McLaren-it, përsa i përket Formulës 1." Gjithsesi, 36-vjeçari garon për Mercedes-in në kampionatin DTM; këtë gjë e ka bërë të ditur vetë firma gjermane automobilistike.


Kulthard firmos kontratë njëvjeçare




Devid Kulthard ka arritur të firmosë kontratën me Red Bullin për sezonin 2005-së. Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me skuderinë e re. Paga e tij vjetore do të jetë rreth 3,5 milion euro në vit dhe përveç kësaj do të marrë 120.000 euro për pikë gjatë sezonit të 2005-së. "Gjithçka ç'kam parë deri tani ka qenë pozitive. Kemi pretendime për sezonin e 2005-së. Dua t'ju them të gjithëve se do të jemi ne surpriza e vitit të ardhshëm", - ka thënë skocezi 33-vjeçar.

Posted: Fri, 25 Mar 2005 , 11:43
by piero
Pas përfundimit të provave, gjermani ka pasur mendim pozitiv për makinën e re të Ferrarit

Shumi jep "ok" për garën e Bahreinit



Majkëll Shumaker është shprehur i kënaqur në përfundim të testimeve që ka zhvilluar dje me makinën e re F2005. Menjëherë pasi ka zbritur nga kjo makinë, ai ka deklaruar: "Mund të them se makina ishte e mirë. Në këtë pistë nuk mund të bëjmë krahasime me makinën F2004M, megjithatë mund të them se gjëja e parë që vura re, është se makina F2005 është shumë më e shpejtë dhe ky është një faktor i rëndësishëm. Mund të them që tani se ajo është një hap përpara në shumë sektorë dhe për këtë jam padyshim shumë i kënaqur." Duket se makina e re e Ferrarit do të debutojë në Bahrein. Kampioni i botës në fuqi, pas rezultateve të dobta në 2 garat e para të këtij sezoni, priste me padurim që ta provonte këtë makinë. "Për mua ishte një ndjenjë shumë e mirë ajo që provova kur e pilotova për herë të parë këtë makinë. E ndieja shumë gjatë pilotimit. Gjithmonë ndihesh i emocionuar kur fillon të pilotosh një makinë të re. Këtë herë mund të them se emocionet ishin më të forta, duke parë atë që ndodhi në garën e Malajzisë." Ai është shprehur entuziast për makinën e re. "Ishte e rëndësishme që ta provoja dhe unë këtë makinë dhe të jepja mendimin e tim, që të them të drejtën është një mendim pozitiv, ashtu si ato të Luka Badoerit apo Rubens Barrikelos." Piloti gjerman ka zhvilluar gjithsej 40 xhiro, në të cilat ka bërë ndryshime në konfigurimin aerodinamik. Shpeshherë ai është rikthyer në bokse për të bërë ndryshimet e radhës. Kohët që ka regjistruar ai, kanë qenë disi më të larta se ato që kishin regjistruar Badoeri dhe Barrikeloja një ditë më parë, gjithsesi, ky nuk ishte një objektiv i rëndësishëm. Me këtë gjykim pozitiv të kampionit gjerman, duket se debutimi i makinës së re të Ferrarit në pistën e Bahreinit, do të jetë më i mundshëm. Për këtë çështje, vendimi zyrtar do të vijë vetëm ditën e enjte.

Posted: Fri, 25 Mar 2005 , 14:43
by vllaznia1919
Fisikela: “Dua të fitoj botërorin”

Xhankarlo Fizikela hedh dorezën e sfidës në drejtim të Mikael Shumakerit: "Këtë vit do të garoj për të fituar botërorin. Renoja ka ndërtuar një makinë të jashtëzakonshme dhe këtë e kuptova që në testimin e parë. Është një mëkat që u ndala të dielën nga një problem në motor, ka deklaruar piloti italian për një radio vendase. Tashmë kundërshtarët dalin hapur, diktatori është më i dobët se kurrë dhe dihet shprehja popullore:”Kur macja ikën, minjtë hedhin valle.”Në këtë rast macja Ferrari ka rënë në gjumë të thellë, të paktën deri në Bahrein. Dominimi Ferrari, plot 5-vjeçar, mori fund papritur, si në një tregim të çuditshëm, por çudia zgjat pak dhe momentin e zotërojnë ata që marrin kurajontë flasin të parët. I kthehemi fjalëve të Fizikelës. Italiani në këtë mënyrë i zë gojën kolegut Alonso, edhe pse ky ka plot gjashtë pikë më shumë. Në deklaratën e tij italiani ka thënë vetëm se ai dhe Alonso kanë vetëm të njëjtin qëllim, të çojnë Reno-në tek fitorja.

Asnjëherë fizikela nuk përmendi faktin se edhe spanjolli mund të pretendojë njësoj për titull, duke treguar se Briatore e ka dalluar nga tjetri, duke i vënë numrin një në skuadër.

Posted: Tue, 29 Mar 2005 , 18:31
by piero
Menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault ka shpjeguar stilin e tij të drejtimit të skuadrave


Flavio Briatore, një "model" në Formulën 1



Flavio Briatore ka qenë gjithnë një nga personazhet më të suksesshëm të Formulës 1. Përveç kësaj, ai është shumë i njohur edhe për shkak të të dashurave të tij të shumta që ka pasur në të gjithë botën. Në kohën kur ai drejtonte skuderinë Beneton, zbuloi Majkëll Shumakerin. Të njëjtën gjë është duke bërë edhe në këto kohë me skuderinë Renault. Disa mendojnë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në këtë sport. Gjithsesi, ai vetë ka deklaruar se për momentin po mendon vetëm për punën dhe për Renault-në, që ndodhet në krye të renditjes, përpara Ferrarit. Në 2 garat e para të këtij sezoni, ai ka arritur t'i nxjerrë të 2 pilotët e tij fitues. Tashmë është gara e Bahreinit përpara dhe për këtë gjë është duke menduar Flavio Briatore. Përsa i përket largimit nga ky sport, ai ka thënë se ende nuk e ka menduar këtë, pasi po argëtohet shumë në këtë sezon. "Në momentin që unë nuk do të argëtohem më, atëherë do të largohem. Unë mendoj se kam vetëm një jetë për të bërë, ndryshe nga ata që thonë se mund të bëjnë 2 apo 3. Nuk dua ta shpërdoroj kohën që kam. Të qeshësh është shumë e rëndësishme, ashtu siç janë të rëndësishme edhe rezultatet. Unë po mundohem të bëj shumë gjëra në të njëjtën kohë, por në këtë moment po mendoj vetëm për këtë sezon, skuadrës sime i duhet të fitojë, - ka thënë Flavio Briatore. - Nga ky moment deri në fund të sezonit ka shumë kohë për të menduar se çfarë do të bëj. Personalisht jam shumë i kënaqur për vendin e skuadrës." Gabimi më i madh Kur Renault-ja mendoi të blinte Benetonin, kërkonte të merrte dhe Briatoren, por pas aq shumë lëvizjesh, atyre u humbi ritmi. Majkëll Shumaker kishte fituar për atë skuderi 2 tituj kampionë, në vitin 1994 dhe 1995. Më pas, drejtuesit e Renault-së lanë që të largoheshin disa persona kyç të skuadrës, si drejtori teknik, Majk Gaskoin, i cili aktualisht punon për skuderinë Toyota, dhe aerodinamistin Xhohn Ilei, i cili kaloi te Ferrari. Në vitin 2003, Briatore mendoi që të përdornin 3 makina gjatë testimeve, me qëllim që t'u afroheshin sa më shumë skuadrave të kreut. Me kalimin e kohës, skuadra franceze e rriti shumë nivelin e saj. "Gjërat nuk shkonin mirë te Renault-ja kur shkova unë. Çdo fillim sezoni ishte i vështirë dhe unë nuk e kuptoja përse." Në ato momente, italiani vazhdonte jetën e tij mes femrave të bukura dhe luksit të pafund. Më pas, Briatore mendoi të shkonte te Minardi për të zbuluar talente të reja dhe njëri nga këta është spanjolli Fernando Alonso. "Objektivi ynë në fillim ka qenë që të renditeshim mes 6 skuadrave të para, më pas, mes 4 skuadrave të para e mes 3 skuadrave të para, derisa erdhi radha të luftonim për vendin e parë dhe të dytë. Në këtë sezon jemi shumë kompetitivë. E rëndësishme është që edhe pilotët që kemi zgjedhur, janë shumë të mirë," - ka vazhduar Briatore. Një fytyrë e re Briatore tashmë mund të thotë se e ka bërë këtë skuadër sipas stilit të tij. Në kohën kur shkoi te Benetoni, pas tregtisë së veshjeve që bënte në Amerikë, ai solli një fytyrë të re. Duhet theksuar se zemra e Ferrarit modern janë padyshim drejtori teknik Ros Braun, dizajneri Rori Byrne dhe Majkëll Shumaker, të gjithë ata që e morën emrin te Benetoni. "Ne krijuam një skuadër të mirë, edhe pse ishin të shumtë ata që mendonin se Benetoni i atëhershëm nuk mund të fitonte dot asnjë garë, ndërsa përsa i përket kampionatit, as që nuk diskutohej. Më kujtohet në garën e Monzës, në vitin 1991, kur mora Majkëll Shumakerin, se u kritikova nga të gjithë, pasi kishte shumë pilotë të mirë si Airton Sena, që mund të merrja. Por unë jam mësuar të mbaj këtë qëndrim në Formulën 1. Kjo është mënyra ime, e cila më bën të ndryshëm nga të tjerët. Ndonjëherë, kur nuk je në brendësi të diçkaje, sheh çdo gjë me më shumë qartësi sesa njerëzit që ndodhen në brendësi. Mua nuk më duhet një skuadër me 1000 punonjës që të arrij fitore. Mendoj se mund t'i arrish këto rezultate me shumë më pak njerëz. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi që të shpenzojmë dhe shumë më pak. Shpeshherë flitet për probleme të mëdha ekonomike në këtë sport. Unë nuk kam qenë ndonjëherë brenda këtyre krizave ekonomike dhe nuk dua të jem," - ka përfunduar Flavio Briatore.

Posted: Thu, 07 Apr 2005 , 11:58
by piero
Pasi kanë kaluar 3 garat e para, bastexhinjtë kanë vendosur Alonson si pretendent kryesor për titullin kampion



Alonso: Shumakeri vazhdon të jetë pretendent



Fernando Alonso vazhdon të mendojë se 7 herë kampioni i botës, është ende pretendent për fitimin e titullit kampion në këtë sezon, megjithëse në këto 3 garat e para paraqitja e tij ka qenë jo e mirë. Momentalisht, spanjolli i skuderisë Renault kryeson renditjen me 26 pikë dhe, sipas bastexhinjve, Fernando Alonso është pretendenti kryesor për fitimin e titullit në këtë sezon. Ai që tani mban një rekord, atë të pilotit më të ri që ka arritur të fitojë një garë. Në këto 3 garat e para, Alonso ka arritur të fitojë 2 dhe të marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme. "Ne duhet të bëjmë më pak ndryshime në krahasim me rivalët tanë. Ferrari është duke punuar me orare të zgjatura dhe do të vazhdojë ta ndryshojë makinën e tij në krahasim me Renault-në. Pas kaq vitesh që skuadra e Maranelos ka arritur ta dominojë këtë sport, është shumë e vështirë për mua që të mendoj për një përmbysje kaq të shpejtë." Majkëll Shumaker ka arritur të fitojë në 5 vitet e fundit 5 titujt kampion për pilotë, por spanjolli pranon se për të, "baroni i kuq" ka qenë i panjohur përpara 5 vjetësh. "Formula 1 nuk ka shumë vite që transmetohet në televizionet spanjolle, për këtë arsye nuk e di se si ka qenë Majkëll Shumaker përpara 5 vjetësh," - ka deklaruar Alonso. Gjithsesi, ai tashmë di gjithçka për kampionin e botës dhe di gjithashtu se do të jetë shumë e vështirë që të arrijë t'ia marrë kurorën ish-kampionit të Benetonit. Për të vërtetuar akoma më shumë gjendjen e tyre, do të na duhet të presim Çmimin e Madh të San Marinos që do të zhvillohet më 24 prill në Imola.

Posted: Thu, 07 Apr 2005 , 11:59
by piero
Shumi: Nuk kam hequr dorë nga titulli




Majkëll Shumaker ka bërë të ditur se nuk ka dalë ende nga lufta për titull, edhe pse në këto 3 gara të para nuk ka arritur të paraqitet mirë. Fitorja e Fernando Alonsos në Çmimin e Madh të Bahreinit e ka shkëputur spanjollin 24 pikë ndaj Majkëll Shumakerit. Pas rezultateve zhgënjyese që patën me makinën hibride F2004M, në 2 garat e para, në Bahrein ata vendosën të debutojnë me makinën e re F2005. Kjo makinë ishte parashikuar që të debutonte në garën e Spanjës. Në garën e Sakhirit, Ferrari F2005 i Majkëll Shumakerit pati probleme mekanike, për herë të parë pas 3 vjetësh. "Tërheqja nga gara për mua ishte një rezultat shumë zhgënjyes, - ka thënë Majkëll Shumaker. - Problemi ynë kishte të bënte me rënien e presionit të hidraulikut. Përveç kësaj mund të them se nga fundjava e garës së Bahreinit, kemi grumbulluar edhe disa gjëra pozitive. Në krahasim me garën e Malajzisë kishim bërë shumë përmirësime dhe kjo ishte e qartë. Për garat e ardhshme shpresojmë që të përmirësohemi akoma më shumë dhe të luftojmë për fitore. Jam i sigurtë se në këtë sezon do të arrijmë të fitojmë disa gara me makinën e re F2005. 3 javë përpara garës së Imolas do të punojmë shumë, ashtu siç bëmë edhe përpara garës së Bahreinit. Jemi të avantazhuar disi, pasi do të kemi më shumë pushime dhe kohë për të testuar makinën e re. Besoj se gjërat do të shkojnë shumë më mirë në Imola. Këto 3 gara të para të kampionatit duhet t'i harrojmë sa më shpejt. Ky sezon është shumë i gjatë dhe ka akoma shumë sfida që duhen përballuar, janë rreth 16 të tilla. Shumë gjëra mund të ndodhin. Ashtu siç e thashë më parë, e përsëris edhe një herë se me 2005-n do të fitojmë disa gara. Nuk kam hequr dorë nga titulli," - ka thënë Majkëll Shumaker.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:52
by piero
Menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault ka folur për pilotin e tij spanjoll


Briatore: E ardhmja e Alonsos, në Montekarlo




E ardhmja e Fernando Alonsos, kryesuesit aktual të klasifikimit të përgjithshëm për pilotë në Formulën 1, duket se nuk do të jetë skuderia Ferrari. Flavio Briatore, menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault, ka bërë të ditur se shtyrja e kontratës mes pilotit spanjoll dhe skuadrës së tij aktuale, është shumë pranë. "Tratativat kanë filluar që tani, nëse do të arrijmë një marrëveshje, do ta bëjmë të ditur në Çmimin e Madh të Montekarlos. Alonso te Ferrari? Deri sa të jetë Shumakeri, jo." Më pas, Briatore ka folur për pilotin spanjoll. "Unë e njoh shumë mirë dhe mund të them se nuk ka pika të dobëta." Menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault është një nga specialistët më të spikatur të talenteve të reja. Sipas tij, Alonso është një nga pilotët e vetëm, i cili mund ta thyejë Majkëll Shumakerin dhe Ferrarin. Kjo dyshe e ka dominuar për shumë vite Formulën 1, gjithsesi edhe në këtë sezon nuk mund të flitet ende për një dorëzim të saj, gjithmonë ekziston mundësia që Ferrari-Shumi, të rikthehen në krye të renditjeve. Skuadra italiane e Maranelos është një nga ato që ka shprehur interesin për pilotin spanjoll, Fernando Alonso. Te spanjolli, ata shohin një pasardhës të Majkëll Shumakerit. Duket se të dy këta pilotë nuk mund të qëndrojnë tek ajo skuderi, të paktën kështu mendon edhe vetë Flavio Briatore. "Deri sa të jetë Majkëll Shumakeri, Alonso nuk mund të shkojë atje." Kjo deklaratë i përgënjeshtron të gjitha fjalët që thonë se spanjolli i skuderisë Renault, mund të kalojë te Ferrari që në sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, kjo deklaratë e Briatores të lë të kuptosh se ai mund të kalojë te Ferrari menjëherë pas largimit të Majkëll Shumakerit. "Ferrari nuk është e vetmja skuadër, e cila është e interesuar për Alonson. Skuderia Renault nuk e ka shumë të vështirë që ta bindë për të qëndruar. Për ta shtyrë kontratën me të, mjafton që t'i ofrojmë një makinë shumë kompetitive."

Posted: Fri, 22 Apr 2005 , 22:39
by kristian
Forcaaa Shumiiiiiii, ishalla po niset me fitu tesh se boll i ka lan perpara

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 09:47
by kristian
McLaren: Të mbajmë ritmin e Bahreinit


Pasi janë zhvilluar 3 gara larg Kontinentit Europian, tashmë të gjitha skuderitë e Formulës 1 janë mbledhur në Imola, ku të dielën do të zhvillohet Çmimi i Madh i San Marinos. Për skuderinë McLaren ka një tjetër ndryshim për këtë garë, në vend të kolumbianit Huan Pablo Montoja do të jetë kolaudatori i tyre Aleksandër Vurz. "Më vjen shumë keq që Huan Pablo nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht pas atij dëmtimi që ka marrë në shpatull, megjithatë është shumë mirë që të mos marrë pjesë në gara, derisa të rikuperohet plotësisht, - ka thënë Martin Uitmarsh, drejtori i skuderisë. - Javën e ardhshme do t'i bëjmë një kontroll tjetër, megjithatë ka shumë mundësi që të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës. Duke parë se Aleksandër Vurzi është në formën e tij më të mirë, vendosëm që të jetë ai zëvendësuesi i Montojës në Imola. Jemi me fat që kemi në dispozicion pilotë kaq të mirë si Aleksi dhe Pedro. Për të parin, ky është një lajm shumë i mirë," - ka përfunduar Uitmarshi

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 23:36
by kristian
Briatore edhe në 2006 me Renault-n


Skuderia Renault, që është dhe kryesuesja e klasifikimit për konstruktorë, ka bërë të ditu dje se menaxheri i përgjithshëm, Flavio Briatore do të vazhodjë të qëndrojë me ta deri në fund të vitit 2006-të. Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë fund spekullimeve për tërheqjen e italianit në fund të këtij sezoni. Renault-ja është ngritur shumë lart nga Briatore dhe tashmë lufton për fitimin e titullit kampion në këtë sezon. Ajo ka fituar 3 garat e para të këtij sezoni. Presidenti i skuadrës franceze Patrik Faur ka thënë: "Jemi shumë të kënaqur nga rezultatet që ka arritur skuadra nën drejtimin e Briatores. Shpresojmë që të arrijmë objektivat për këtë sezon dhe për vitin 2006-të."

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 23:36
by kristian
Raikonen ne "pol"-in e perkohshem


1. K.Raikonen McLaren
2. F.Alonso Renault
3. M.Shumaker Ferrari
4. M.Veber Williams
5. Xh.Baton BAR
6. J.Truli Toyota
7. F.Masa Sauber
8. A.Vurz McLaren
9. N.Haidfeld Williams
10. T.Sato BAR
11. R.Barrikelo Ferrari
12. R.Shumaker Toyota
13. Zh.Villnëv Sauber
14. D.Kulthard Red Bull
15. Xh.Fizikela Renault
16. V.Liuci Red Bull
17. N.Karthikeian Jordan
18. T.Monteiro Jordan
19. K.Albers Minardi
20. P.Fraisasher Minardi

Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 15:54
by kristian
Saint-Marin; Fiton Alonso

1 F. Alonso
2 M. Schumacher
3 J. Button
4 A. Wurz
5 T. Sato
6 J. Villeneuve
7 J. Trulli
8 R. Schumacher
9 N. Heidfeld
10 M. Webber
11 V. Liuzzi
12 F. Massa
13 D. Coulthard
14 N. Karthikeyan
15 T. Monteiro

Klasifikimi i Pilotave

1 F. Alonso 36
2 J. Trulli 18
3 G. Fisichella 10
4 M. Schumacher 10
5 R. Schumacher 10
6 D. Coulthard 9
7 R. Barrichello 8
8 J. Montoya 8
9 M. Webber 7
10 K. Räikkönen 7
11 N. Heidfeld 6
12 J. Button 6
13 A. Wurz 5
14 P. De La Rosa 4
15 T. Sato 4
16 C. Klien 3
17 J. Villeneuve 3
18 F. Massa 2

Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 16:30
by kristian
M.Schumacher ka kaluar prej ne vend te 13-te ne vend te 2-te, ai xuni Alonson ne fund te gares por nuk mundi ta kaloj.

Posted: Mon, 25 Apr 2005 , 16:02
by kristian
F1: Shumi, i pakënaqur nga mrekullia


Ka bërë një mrekulli e megjithatë duket se nuk është i kënaqur pasi nuk arriti fitoren në Çmimin e Madh të San Marinos. Bëhet fjalë për Majkëll Shumakerin i cili u nis nga vendi i 14-të dhe e përfundoi garën në venidn e dytë me vetëm 2 të mijtat prapa Fernando Alonsos. Ka qenë një garë vërtetë e mrekullueshme që i ka kujtuar të gjithë tifozëve të Formulës 1, ato emocione që kishim kohë që nuk i provonim më nga nga ky sport. Në përfundim të saj, 7-të herë kampioni i botës ka deklaruar: "Kisha disa pjesë të pistës ku mund të tentoja parakalimin. Në të gjitha momentet Fernando u tregua i kujdesshëm më zuri rrugën. Nuk bëri asnjë gabim, për këtë arsye ai arriti të fitojë dhe unë të zura vendin e dytë. Nga njëra anë jam i kënaqur që arrita të ngjitesha në podium,por nga ana tjetër jam i zhgënjyer pasi ajo që më ndodhi në provat zyrtare më kushtëzoi dhe rezultatin e garës. Kishim punuar vërtetë shumë për këtë garë. Dua të bëj një falenderim gjithashtu shumë të madh për Bridgestonin, pasi kishte ndërtuar goma të mira. Në pjesën e parë të garës isha në vështirësi por në të dytën gjërat ishin perfekte," - ka përfunduar Majkëll Shumakeri.

Posted: Mon, 25 Apr 2005 , 22:55
by kristian
F1, Alonso: Kohët e lavdishme po përfundojnë


Spanjoli Fernando Alonso ka shqetësuar disi bashkombasit e tij, pasi ata nuk besojnë shumë në një fitore të pilotit të Renault-së, në garën e ardhshme të Barcelonës. Megjithëse ka arritur në imola fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon, ai nuk ka asgjë të sigurtë për garën e ardhshme që është e "shtëpisë" së tij. Fernando Alonso ka arritur një tjetër sukses fundjavën e shkuar pasi ka arritur të fitojë në "shtëpinë" e Ferrarit. Këtë sukses ai e ka patur edhe në faqet e shtypit spanjol pasi vetëm "Marca" një revistë sportive i ka detdikuar fiotres së tij 13 faqet e para. "Pas tre fitoreve rradhazi pozicioni im në klasifikimin e përgjithshëm është forcuar shumë. Tashmë ndihem akoma më mirë, megjithatë në të njëjtën kohë duhet të tregohem edhe shumë i kujdesshëm se gjithë këto suksese po e rrisin shumë euforinë," - ka thënë Alonso, duke menduar që tani për Çmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet në Barcelonë më 8 maj.

Posted: Wed, 27 Apr 2005 , 11:53
by kristian
F1: Raikonen gjobitet me 30.000 euro


Piloti finlandez i skuderisë McLaren-Mercedes, Kimi Raikonen, duhet të paguajë një gjobë prej 30.000 eurosh, pasi ka bërë një shkelje të kodit rrugor të vendit të tij. Në shkurt të vitit 2004, në një rrugë, ai ka pasur të ngarkuar në makinën e tij 3 motorë bore dhe nuk kishte me vete leje për këtë transport. Ju kujtojmë të gjithëve se në Finlandë vendosen gjobat në bazë të të ardhurave mujore që ka një person. Në këtë rast, policia finlandeze, pas llogarive të bëra me rrogën 150.000 euroshe që merr në muaj piloti i McLaren-it, ka dalë në konkluzionin se duhet të paguajë 30.000 euro gjobë.

Posted: Wed, 27 Apr 2005 , 11:54
by kristian
Alonso dhe Raikonen, pretendente per 1 Ferrari


Nuk i mjaftonte mrekullia që bëri në Imola për të treguar se sa i shpejtë është. Kishte nevojë për të rifituar besimin te skuadra. Majkëll Shumaker është akoma më shumë ferrarist, pika e referimit të mekanikëve, një protagonist i padiskutueshëm i skuadrës dhe, për më shumë, një person i familjes së presidentit Luka di Montezemolo.

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 20:06
by kristian
Sakandal në Formulën 1 apo farsë e FIA-s



Ndoshta jemi duke u përballur me një nga skandalet më të mëdha të Formulës 1, megjithatë nuk përjashtohet fakti që mund të jetë një alarm fals. FIA ka marrë për bazë një akuzë të një komisari të pistës së Imolas, që i ka bërë makinës BAR?Honda të Xhenson Batonit. Ky komisar, pas 6 orësh kontroll të kësaj makine, ka vërtetuar se ajo ka qenë nën peshë pas garës. Pra të gjitha faktet e FIA?s bazohen në këtë deklaratë, por edhe në një dokumentacion që ky komisar ende nuk e ka dorëzuar. Dyshimet për makinën e Xhenson Batonit kanë qenë disa të dhëna që ka nxjerrë kompjuteri për këtë makinë pas garës, pasi gjatë saj gjithçka ka qenë konform rregullores. Mendohet se gjatë "pit?stopit" të fundit, mekanikët e BAR?it kanë futur më shumë karburant dhe pikërisht në një serbator tjetër plus që ndodhej i fshehur. Por, me sa duket, ky nuk është një fakt që të bind, pasi. nëse do të kishte një serbator të fshehur, makina nuk mund të dilte pas përfundimit të garës, nën peshë. Për më shumë që makinat peshohen disa herë gjatë fundjavës së garës, si në provat e lira, ashtu edhe në provat zyrtare apo në garë. Çarli Uiting, shefi i përgjithshëm i garave, i di shumë mirë sekretet e peshës së makinave, pasi kur drejtonte Brabhamin, së bashku me Berni Eklestonin, ka bërë lëvizje të tilla me peshat e makinave të tij.
Sipas rregullores moderne të Formulës 1, çdo makinë përpara nisjes peshohet dhe ajo duhet të ketë një peshë të caktuar minimale.
Si mund të vendoset një serbator i fshehur në makinën e Formulës 1? Për më shumë, 3 komisarë të pistës kanë kontrolluar për 6 orë makinën BAR?Honda dhe nuk kanë gjetur asgjë ilegale. Këtu lind një tjetër pyetje: Eshtë normale për një komisar gare që të kontrollojë pa arsye një makinë për 6 orë? Me sa duket, dikush i ka lajmëruar se do të gjejnë diçka dhe kur nuk kanë gjetur gjë, FIA nuk ia ka vënë veshin.
Në bazë të rregullores, të gjitha makinat duhet të kenë një serbator të vetëm për karburantin, atëherë përse BAR?i duhej të vendoste një serbator tjetër shtesë? Një arsye mund të jetë se karburanti i serbatorit normal nuk ka kontakt me ajrin kur shkon në motor, ndërsa me një të tillë në radiatorët e ajrit, gjërat ndryshojnë. Në një motor si të Formulës 1, me 10 pistona, ku secili lëviz me një shpejtësi rreth 160 herë në sekond në xhiro maksimale, detaje të tilla të vogla ndikojnë shumë.
Një dyshim tjetër vjen nga fakti që skuderia BAR?Honda ka zhvilluar si të gjitha skuderitë e tjera 4 gara, dhe, vetëm në Imola, ajo u kontrollua rreptësisht. Një fakt ky që përkon me pikët e para të marra nga kjo skuadër, pikërisht në këtë pistë.
Si ka mundësi që këto dyshime kanë dalë në vitin 2005, kur janë bërë dhe disa lëvizje inxhinierësh? Shpeshherë ndodh që inxhinieri i një skuderia A, kur kalon në një skuderi tjetër B, fillon të aplikojë disa projekte që ka pasur ish-skuadra e tij. Probleme të tilla ndodhin më shumë me skuderitë që i kanë qendrat e tyre në Angli, si BAR?i, Renault?ja, Red Bull?i apo Williams?i.
Probleme të tilla kopjimesh apo vjedhje idesh ka pasur shumë në Formulën 1 dhe për këtë arsye shumë gjëra janë nën vëzhgim. Le të rikthehemi disi prapa, në vitin 1994. Këto vëzhgime të rrepta kanë zbuluar në këtë vit, një program që bënte disa kontrolle elektronike në makinat Benetton.
Për këtë rastin tonë mund të theksojmë se gjërat nuk kanë qenë aq shumë sekret. Këtë serbator sekret e ka ditur një sërë inxhinierësh, duke filluar nga fabrikuesit që e kanë ndërtuar, te projektuesit apo edhe tek inxhinierët, të cilët e kanë montuar. Pra diçka që e dinë kaq shumë persona, nuk mund të jetë më një sekret.
Gjithsesi nuk dihet se përse FIA e ka çuar këtë çështje në apel, edhe pse ka konfirmuar vendin e 3?të të Batonit në San Marino apo edhe pse 3 komisarë piste pas 6 orësh kontroll nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.
Menjëherë të shkon mendja te teoria e konspiracionit. Ju kujtojmë se skuderia BAR?Honda bën pjesë në grupin e skuadrave të mëdha GPWC. Ndoshta ky është momenti që njëra palë e kërkon këtë skuderi nga ana e saj.
Sido që të jetë, nëse një serbator shtesë i fshehur ka qenë në atë makinë, shumë persona preken nga kjo histori.
Dikur Berni Ekleston ka bërë të ditur se nëse një skuderie i kapen shkelje, ajo do të largohet nga i gjithë kampionati. Pra, nëse vërtetohen faktet e komisarit të pistës së Imolas, BAR?i dhe Toyota do të largohen nga kampionati. Kjo do të thotë që disa skuderi të tjera duhet të garojnë me nga 3 makina, për të plotësuar numrin e 20 makinave që duhet të jenë në nisje, pasi kështu e parashikon kontrata që ka FIA me skuderitë.
Gjithsesi, duhet të presim 4 majin për të kuptuar nëse ky ishte vërtet një skandal apo një farsë e FIA?s.