Forumi

Futsal

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Re: Futsal

Postnga vllaznia1919 » E Shtunë, 21 Shkurt 2009 , 14:04

GRUPI C
DITA E DYTË (20 SHKURT 2009)
MALTË – SHQIPËRI 2-5
GREQI – GJEORGJI 5-0
DITA E TRETË (22 SHKURT 2009)
SHQIPËRI – GJEORGJI (0RA 17:00)
MALTA – GREQIA (ORA 19:00)

RENDITJA
Skuadrat N F H Gol Pikë
1) Greqia 2 2 0 8-0 6
2) Shqipëria 2 1 1 5-5 3
3) Gjeorgjia 2 1 1 3-6 3
4) Malta 2 0 2 3-8 0

P.S. Ndeshjen e pare e kena hup 3-0 me Grekt!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Re: Futsal

Postnga GOLDIAN » E Shtunë, 21 Shkurt 2009 , 19:48

po fitume kunder gjeorgjise ku shkojme?????
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Futsal

Postnga vllaznia1919 » E Shtunë, 21 Shkurt 2009 , 20:00

Nuk i di rregullat naqe.Thojne qe ba me fitu kan shpresa me kalu turrnin.Ma gjat zdi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Shtunë, 11 Prill 2009 , 21:01

Antena Nord tërhiqet nga finalet

Presidenti i Antena Nordit, skuadër e minifutbollit të Shkodrës, Luigj Curri, të enjten në mesditë ka deklaruar tërheqjen nga faza finale e kampionatit të gjashtë kombëtar të futbollit të sallës. Antena Nord është një nga ekipet pretendente për të qenë kampion në këtë sezon. Para një viti, po kjo skuadër ishte nënkampione e vendit dhe këtë sezon ishte me objektiva të qarta për të fituar titullin kampion. Mirëpo vendimi i marrë nga presidenti i Antena
Nordit ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së federimeve në këtë fazë finale nga drejtuesit e Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit Shqiptar. “Më vjen sinqerisht keq që po marr këtë vendim, për të mos e dërguar ekipin tim në fazën finale të kampionatit. Jam i detyruar ta bëj këtë nga vendimet e drejtuesve të federatës. Ekipi ynë momentalisht ka
vetëm 5 djem, të cilët stërviten, sepse nga dhjetë lojtarët e federuar në fillim të këtij sezoni dy na janë dëmtuar e tre nuk janë më në Shqipëri. Prandaj kam kërkuar që të bëhet federimi i dy-tre lojtarëve, në mënyrë që të përballoj këtë fazë finale, kërkesë kjo që më është hedhur poshtë. Nëse do të kishte një vendim rregulloreje, nuk kishte
Antena Nord tërhiqet nga finalet pse një gjë e tillë të hidhej në votë, por të më thuhej direkt që nuk bëhen federime. Edhe në sezone të tjera ka pasur të tilla federime dhe nuk ka pasur reagime”, shprehet Curri, i cili e shikon si të
qëllimshëm një vendim të tillë. “Kam mendimin se gjithçka është bërë për të na penguar që të ecim më tej, sepse në ndeshjen e parë ne jemi përballë Flamurtarit, që është në mënyrë të natyrshme dhe ekipi i zemrës i presidentit të shoqatës kombëtare të minifutbollit shqiptar, Alfred Ziaji. Nuk më duket aspak e drejtë që gjithë ky investim që ne bëjmë, për të mbajtur për pasion këto ekipe, teksa japim nga paratë tona, të na shkojë dëm në këtë mënyrë.
Nuk është aspak e drejtë që investimet tona dhe gjithçka që ne bëjmë për të qëndruar të dhunohet nga kjo shoqatë në këtë formë. Megjithatë, unë i uroj udhë të mbarë pa ne fazës finale të këtij kampionati. Do t’i thosha gjithashtu drejtuesve të kësaj shoqate se nuk kanë nevojë për të votuar për shtesa në skuadra, por në vendin tonë të venë
Elbasanin, i cili është dhe vend organizator”, ka mbyllur deklaratën e tij presidenti i Antena Nordit, Luigj Curi

REAGIMI
Presidenti Ziaji s’ka njoftim zyrtar


Eshtë shtangur presidenti i Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit Shqiptar, Alfred Ziaji, nga ky reagim i papritur i presidentit të Antena Nordit, Luigj Curri. Sipas tij, kërkesa e Currit për federime, por dhe të tjerëve për të shtuar
lojtarë, është hedhur në votim. Dhe përfundimi është 6-2 kundër federimeve. Ja si kanë votuar presidentët: pro federimeve Alkion Gashi dhe Luigj Curri; kundër federimeve Erind Resuli, Klodian Kadiu, Indrid Skora, Marios Karlus, Mustafa Sheshore, Artan Djala. “Duhet të dini që shoqata jonë nuk ka një shkresë zyrtare që të njoftojë largimin
e Antena Nordit nga ‘play-off’-i. Vetëm kur ta kemi me shkresë do të mund të bindemi që kjo skuadër nuk do të vijë. Deri të hënën, kur nis ‘play-off’-i, ne presim shkresën e tyre. Ndryshime nuk do të ketë”, ka përfunduar Ziaji.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Hënë, 13 Prill 2009 , 14:33

Ziaji: Ky kampionat ka të papritura

Sot në mesditë, në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit, nis “play-off”-i i kampionatit të 6-të kombëtar të minifutbollit shqiptar. Janë tetë skuadra, të cilat do të luftojnë për titullin kampion, pikërisht Besëlidhja, KS Ali Demi, Antena Nord, Flamurtari, Teuta, Flabina, Tirana dhe Universiteti Ushtarak Skënderbej. Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit Shqiptar, Alfred Ziaji, ka dhënë intervistën e tij për “Panorama Sport”, ndërsa ka pranuar
se ky kampionat ka të papritura, sepse janë shumë kandidatë për t’u shpallur kampionë. Sipas Ziajit, është përzgjedhur Elbasani, sepse plotëson si fushë përmasat olimpike për t’u luajtur normalisht futbolli i sallës. Vlerëson kontributin e kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, drejtorit të Sporteve, Erion Sqapi, por dhe të gjithë aktorëve të tjerë, të cilët bëjnë të mundur zhvillimin normal të aktivitetit. Për Ziajin, keqardhja është e madhe që Antena Nord,
të paktën edhe sipas zërave të përhapura, nuk do të marrë pjesë në fazën finale. “Megjithatë – thotë Ziaji – të jeni të bindur që ‘play-off’-i do të zhvillohet normalisht”.

Jemi vetëm një ditë përpara fazës Play-off, si e parashikoni garën që do të bëhet në Elbasan?
“Play-off”-in e këtij kampionati parashikoj që do të jetë një garë bukur dhe që do të ketë shumë cilësi. Janë ekipe, që kanë eksperiencë në këto aktivitete, sepse janë mësuar me fazën finale të këtij aktiviteti. Të gjithë kanë llogaritur forcat e tyre dhe unë jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju i keni parë të gjitha skuadrat e këtij kampionati. Kë mendoni si të aftë për të qenë kampione?
Për mua janë disa kandidatë për titullin kampion. Eksperienca dhe qetësia e tyre do të mund të veprojë në të mirë të garës dhe cilësisë për ta zhvilluar sa më të fortë këtë garë. Nuk mund të jap emra, por garantoj që aktiviteti do të jetë i bukur për të gjithë.

Çfarë garancie jep mini-kampionati, pas çerekfinaleve?
Shikoni, kjo formë që kemi zgjedhur ne, pra faza gjysmëfinale dhe finale të zhvillohet me formën e një turneu ndërkombëtar, garanton mbi të gjitha cilësitë. Eliminon kompromiset, por edhe abuzimet e vogla që mund të bëhen në të tilla raste. Lojtarët janë më të gatshëm për të dhënë më të mirën, ndaj dhe na duhej kjo formë për të zhvilluar aktivitetin.

Me çfarë argumenti keni zgjedhur Elbasanin për fazën finale?
Elbasani ka fushën me përmasa olimpike, që do të thotë 40 me 20. Mungesa e një fushe cilësore në Tiranë, kur edhe pjesa dërrmuese e skuadrave janë nga kryeqyteti, na detyron që të kërkojmë një fushë jashtë kryeqytetit. Dëshira ishte për në Durrës, aq më tepër që Teuta ka pesë vjet që merr pjesë në këtë kampionat, por është e vogël në përmasa. Në të tilla kushte, mbeti vetëm Elbasani.

Antena Nord ka deklaruar që nuk do të marrë pjesë në fazën finale…
Mua më vjen keq që mund të ndodhë një gjë e tillë, për më tepër me një skuadër, që i ka dhënë tonin këtij kampionati. Nuk ka asnjë lloj argumenti, të paktën edhe sipas zërave, që Antena Nord të tërhiqet nga gara. Megjithatë nëse ndodh, kur ne ende nuk kemi një shkresë zyrtare që të lajmërojë largimin e Antena Nordit nga faza finale, do të marrin edhe masat tona. Por nuk do të ishte mirë për këtë skuadër.


Së fundi, sa gati është Elbasani për fazën finale?
Elbasani ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Angazhimi i kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, drejtorit të Sporteve në këtë bashki, Erion Sqapi, por edhe i të gjithë aktorëve të tjerë të shoqatës sonë, garantojnë për një aktivitet normal dhe shumë cilësor. Mbi të gjitha, kemi marrë edhe garanci nga Komisariati i Elbasanit, për praninë e forcave të rendit në këtë aktivitet, që do të thotë se gjithçka është gati

TURI ÇEREKFINAL I FUTBOLLIT NË SALLË
13 PRILL 2009
Ora 13:00 BESËLIDHJA – KS ALI DEMI
Ora 15:00 ANTENA NORD – FLAMURTARI
Ora 17:00 TEUTA – FLABINA
Ora 19:00 TIRANA – UU SKËNDERBEJ
(Shënim: Më 18, 19 dhe 21 prill zhvillohet mini-kampionati)
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Premte, 17 Prill 2009 , 12:31

tirona e ka fitu cerekfinalen 10 me 6 me duket...
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Martë, 21 Prill 2009 , 23:48

Njolloset faza finale e kampionatit te Flamurtari-Tirana
Plas te futsali, ndeshja degjeneron në një sherr
Grushte të lojtarëve vlonjatë ndaj gjyqtarit Adrian Rama


Skandal në kampionatin e gjashtë kombëtar të futbollit të sallës. Vlonjatët kanë goditur me grushte gjyqtarit Adrian
Rama dhe ndeshja më e rëndësishme e ditës së dytë, ajo mes Flamurtarit e Tiranës, është ndërprerë në mes. Pallati i
sportit “Tomorr Sinani” i Elbasanit, nga një sallë e futbollit të vogël, është kthyer në një arenë grushtesh, sharjesh dhe ofendimesh. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Flamurtari-Tirana, e cila është luajtur deri në të 30’ të pjesës së dytë. Loja ka vazhduar normalisht deri në atë moment, me disa probleme të vogla, të cilat kishin të bënin me kontestimet e ashpra e të vazhdueshme të vlonjatëve ndaj gjyqtarëve Rama e Beqiri.

Herë me të drejtë e herë me të pa drejtë, vlonjatët ishin gjithnjë në kontestim të vazhdueshëm të gjyqtarëve. Ndeshja është luajtur qetësisht, pavarësisht provokimeve të lojtarëve vlonjatë, të cilët nuk është se ndikuan shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes në ato minuta. Në fillim shënojnë lojtarët e Tiranës, me anë të Hoxhës, por vlonjatët gjejnë forca dhe me anë të Dritan Jahajt shënojnë dy herë dhe 2-1 për Flamurtarin. Tirana organizohet dhe arrin të barazojë rezultatin, me anë të lojtarit Hysa, në të 25’.

Që nga ky moment loja ka nisur të marrë nota nervozizmi, të cilat provokoheshin nga jashtë fushe prej trajnerit të Flamurtarit, Mario Kalus, i cili çdo vendim të gjyqtarëve e kontestonte me fjalë ofenduese.
Kulmi i gjithçkaje erdhi në të 26’, ndërsa loja ka degjeneruar në grushte të pa fund, shqelma, goditje me policinë, por
edhe të lojtarëve të të dy palëve. Ai që ka provokuar sherrin ka qenë lojtari i Flamurtarit, Artan Qopekaj, i cili ka goditur ashpër gjyqtarin e ndeshjes Adrian Rama, duke e gjakosur atë. Gjyqtari ka tentuar të vetëmbrohet, por ka qenë e pa mundur, sepse e gjithë skuadra vlonjate i është vërsulur ashpër dhe ka lëshuar ndaj tij grushte pa fund.

Më pas kanë ndërhyrë forcat e rendit, të cilat kanë tentuar të qetësojnë situatën, por ka qenë e vështirë, ndërsa edhe numri i uniformave blu ka qenë i vogël. Vlonjatët, të gjithë së bashku, i janë hakërryer nga pas gjyqtarit, i cili në një moment ka goditur me grusht njërin prej lojtarëve kuqezi, teksa ka tentuar t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.
Situata ka qenë e rëndë, aq sa gjyqtarët, në një vendim të përbashkët, kanë ndërprerë ndeshjen. Ndërprerja e takimit
ka ardhur dhe pas konsultimit të presidentit të Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit, Alfred Ziaji, me vëzhguesit
Bujar Pregja. Gjyqtarët janë larguar nga pallati i sportit “Tomorr Sinani” me polici, ndërsa vlonjatët janë mbajtur të rrethuar për 30 minuta të tjera, në mënyrë që të shmangeshin konfrontimet.

Më 2006-ën, Flamurtari braktis fushën
Më 2005-2006, Tirana është shpallur kampione pa u përfunduar ndeshja shtesë me Flamurtarin, sepse vlonjatët kanë braktisur fushën e lojës në momentin që rezultati ishte 7-2. Sherret e tifozëve, goditjet e shpeshta të pankinës së vlonjatëve, por edhe kundërsulmet e tyre ndaj gjyqtarëve, çojnë në braktisjen e fushës. Dhe Tirana është shpallur kampione me fitore në “tavolinë”.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga GOLDIAN » E Enjte, 30 Prill 2009 , 19:15

marre me i than kujt
sdijme mu ba njerez kurre
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Mërkurë, 10 Qershor 2009 , 23:34

Shkodra organizon një kampionat minifutbolli

Për disa ditë me rradhë në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një kampionat minifutbolli mes ekipeve të lagjeve të tij. Ndeshjet e këtij kampionati janë zhvilluar nga data 24 maj deri më 3 qershor. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë ekipet e tetë lagjeve të qytetit dhe pikërisht Mark Lula, Ahmet Haxhia, Salo Halili, Kiras, Dudas, Xhabiej,
Çakej dhe Rus. Ndeshjet janë zhvilluar me system grumbullimi pikësh. Janë zhvilluar gjithsej 15 takime dhe në fund në finale kanë dalë ekipet e Dërgutit dhe Rusit. Ky i fundit ka fituar 5-3 duke u shpallur dhe kampion.

Formacionet e të dy ekipeve në këtë finale ishin këto:

Dërguti: Unvers Kallçiu, Senat Kulli, Alis Paçrami, Gernard Jahja, Remzi Kajti, Elidon Mesi. Trajner: Senad Kulla.
Rusi: Bujar Celufi, Zamir Lumani, Alban Hasani, Alban Volumi, Ardit Behari, Erin Mlloja, Erjon Mandi e Sezai Shpuza. Trajner: Sezai Shpuza.

Shënues: S.Kulla (2), G.Jahja (1)/ Z.Lumani (2), A.Behari (2), A.Hasani (1)
Gjyqtar: Skënder Bilali

Finalja ka qenë shumë e bukur, e shoqëruar me një rivalitet të fortë dhe kuptohet që në fund ka fituar skuadra më e mirë, ajo e Rusit. Meritë për këtë padyshim që ka edhe trajneri i saj Sezai Shpuza që ka arritur të mbledhë në skuadrën e tij emra të njohur të minifutbollit shkodran si Celufi, Lumani, Hasani, Volumi e Behari. Nga statistikat e këtij kampionati që bëhen të mundura nga Skënder Bilali, pasioni i të cilit nuk shterron kurrë për gjykimin por edhe drejtimin e veprimtarive të tilla, mësojmë se në këtë kampionat janë shënuar 194 gola. Kanë marrë pjesë 56 lojtarë të moshave të reja. Lojtari më i mirë i kampionatit është shpallur futbollisti i Dërgutit Remzi Kajti ndërsa lojtari më korrekt Rudolf Beqi. Mesatarja e tifozëve për çdo ndeshje ka qenë mbi 100 vetë ndërkohë që në fund të
kampionatit, për fituesit përveç diplomave dhe kupës, ka patur edhe një shpërblim material.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Mërkurë, 10 Qershor 2009 , 23:38

urime rusianve, por paskeni perfitu qi nuk paska marre pjese parruca :D
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga GOLDIAN » E Enjte, 11 Qershor 2009 , 16:43

Skodrinon shkroi:urime rusianve, por paskeni perfitu qi nuk paska marre pjese parruca :D

se cili asht rusian prej futbollistave qe kan lujt spo di gja hic
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Mërkurë, 19 Gusht 2009 , 21:39

Ndeshja e pare ne grup per turin paraeleminator per kampionatin e klubeve te futsalit Tirona paska fitu.


KF Tirana 4 - 3 White Eagles

Group E
N P
Nautara 1 3
KF Tirana 1 3
White Eagles 1 0
Madriu 1 0
____________
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

Re: Futsal

Postnga GOLDIAN » E Mërkurë, 19 Gusht 2009 , 22:44

Ledi1920 shkroi:Ndeshja e pare ne grup per turin paraeleminator per kampionatin e klubeve te futsalit Tirona paska fitu.


KF Tirana 4 - 3 White Eagles

Group E
N P
Nautara 1 3
KF Tirana 1 3
White Eagles 1 0
Madriu 1 0
____________

hallall ju qofte
urime e suksese ne ndeshjet tjera
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Premte, 21 Gusht 2009 , 08:36

Tirona ka fitu 4-2 dhe neshjen e dyt kunder FC Madriu Andorra dhe eshte ne krye te grypit E me 6 pik.
Neshja kryesore luhet te shtunen 22 gusht,ora 15:15(ora lituanis)kunder Nautara Lituani.
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

Re: Futsal

Postnga vllaznia1919 » E Djelë, 13 Shtator 2009 , 15:14

Si perfundoi ky grup?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Re: Futsal

Postnga Skodrinon » E Djelë, 13 Shtator 2009 , 15:21

vllaznia1919 shkroi:Si perfundoi ky grup?

asht eliminu tirana
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Futsal

Postnga vllaznia1919 » E Djelë, 13 Shtator 2009 , 15:39

Kyt ma mori menja qysh se nuk ka shkru ma Ledi por deshta me dit rrezultatin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Djelë, 13 Shtator 2009 , 18:22

vllaznia1919 shkroi:Kyt ma mori menja qysh se nuk ka shkru ma Ledi por deshta me dit rrezultatin.



Po Tirona eshte eleminu
Ndeshjen e fundit kunder Kaunas eshte mundur 4-3

Po albitrat me ca mtha vllai i favorizuan shume vendasit lituanez,sa dhe publiku i tyne nuk doli i knaqun.
Ca me bo...
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Premte, 25 Shtator 2009 , 08:29

Ky eshte nje kompeticion qe e organizon Ueffa Futsal cdovit. Si tip champions league po per futsalin.Kampionet e cdo vendi ftohen te marrin pjese.


Tani ky quhet PRELIMINARY ROUND.Jane 6 grupe me kater ekipe. E para cdo grupi dhe e dyta qe ka golavarazhin me te mire kualifikohet per ne MAIN ROUND.
Ne MAIN ROUND ka perseri 6 grupe ku te parat e cdo grupi dhe e dyta mo e mire kualifikohen per ne ELITE ROUND
ELITE ROUND zhvillohet ne kater grupe.Ku ktu nuk ke shoncin as te morresh fryme.Spanjollet,ruset,italionet e kane teper te zhvilluar.Nqs ne kemi 6 vjet kampionat futsali ato kane 36 vjet,mbase dhe kategori te dyte.
Masnej luhet
gjysemfinalet dhe finalja


Per me ju fut me mrena ketij kompeticioni.
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

Re: Futsal

Postnga Ledi1920 » E Premte, 25 Shtator 2009 , 08:30

http://www.youtube.com/watch?v=i4dnj03t ... =topvideos

ju pershendes me ket golin...une me bluzen e brazilit
Imazh
Avatari i antarit
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
 
Poste: 1410
Antarësuar: E Premte, 21 Nëntor 2008 , 15:34
Vendodhja: Tiron
Skuadra: Tirona,Bayern

MëparshmePërpara

Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

cron