Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
User avatar
Tifoz7
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 2
Joined: Tue, 17 Dec 2013 , 11:25
Skuadra: Vllaznia

Basketboll Meshkuj

Post by Tifoz7 » Fri, 03 Jan 2014 , 21:16

Ne Itali po fitoni ne mos gabohem?! Po me Realin ?

User avatar
Tifoz7
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 2
Joined: Tue, 17 Dec 2013 , 11:25
Skuadra: Vllaznia

Re: Basketboll

Post by Tifoz7 » Fri, 03 Jan 2014 , 21:25

Admin wrote:Urime basketbollistave te Vllaznise per trofeun :)
Ne Itali po fitoni ne mos gabohem!? Po me Realin ?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll Meshkuj

Post by Skodrinon » Thu, 09 Jan 2014 , 12:07

Tifoz7 wrote:Ne Itali po fitoni ne mos gabohem?! Po me Realin ?
Ca dmth kjo?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Tue, 14 Jan 2014 , 22:33

po shoh procesin sportiv
kulmi kulmi kulmi
shqiperia per arsye financiare refuzon pjesmarrjen ne eliminatore
edhe ne kerkojme te futena ne be kuku nan
zjermi me na hi ma mire
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Basketboll

Post by vvvllaznia » Thu, 16 Jan 2014 , 14:57

Popull totalisht i vdekun. Ne vend qe ai Llazani te jepte alarmin qe nqs nuk kan 150.000 euro nuk do te mund te marrim pjese ne kualifikimet e kampionatit europian, jep interviste kur puna asht totalisht e mbyllun. E mbaj mend legenin qe ne nje ndeshje Shqiperi- Danimarke me njerez te njoftun me gjeti nje bilet qe kushtonte 25.000 e ma shiti me 30.000 ose 35.000 nuk e mbaj mend tamam. -ishallan i perdor ata lek per krem kunder majasilit.
Shteti tesh 20 vjet i dekun saqe kujtojm ne sport me nostalgji xhaxhin, drejtus mashtrusa qe losin ne pc tan diten e mundohen tja gjen nje vend punet te birve, tifozat zero por ne keto kondita nuk ja vlen me hanger shkop gomet, sportistat ne keto kondita jane bosh krejt. Nje lagje me tre pallate te podgorices jep ma shume sportista se tan Shqiperia.
turp turp turp

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Jan 2014 , 23:40

shume e dhimbshme po e vertete ajo qe thu vvvllaznia
ta mendosh malin e zi sa nji grusht asht vertet me te kap vaji
une nuk e kam jetu po me te degjume biles me ka qellu dy here ne avion me pas afer nje here nje ish volejbollist durrsak qe jetote ne belgjike
e nje here nje ish basketbollist shkodran jetote ne gjermani e te dy te njejtes moshe me tregoshin me nostalgji qe ne vitet 80 ka pas nje rivalitet te papam ne keto sporte pallati i sportit ne cdo qytet i mbushun vetem ceshtja politike ka blloku shfaqjen dhe ecjen me tej te talenteve ne rang europian
mos harrojme dhe legjenden zan rragami ne ato vite me ekipin shpresa cfar rezultatesh arriti kurse sot sdi nga tja filloj

une se kam marre me e than dhe iher kam qa ne loro borici
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Fri, 31 Jan 2014 , 00:45

Kamza-Vllaznia 90-81, finalja e Superkupës në basketboll degjeneron edhe në grushte

KAMZA BASKET-VLLAZNIA 90-81
(20-18, 31-19. 20-14, 19-30)
KAMZA BASKET: Llazani, Gjonaj, Gjoka, Bilali, Sukaj, Hoxha, Domi, Lame, Birçaj. Trajner: Adem Muhametaj.
VLLAZNIA: Bekteshi, Ndoja, Sarajlija, Berdica, Arra, Halluni, Shestani, Taraboshi, Xhexha, Huti. Trajner: Bledar Gjeçi.
GJYQTARËT: Ervin Koçi, Erion Hoxhaj dhe Elvis Allaraj
KOMISAR TEKNIK: Shefqet Bekteshi

Është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme, me tension e sherr, finalja e djeshme e Superkupës së Shqipërisë. Një prej basketbollistëve shkodranë, Nikolin Arra, ka shpërthyer tejet nervoz ndaj Ervis Allarajt, njërit prej gjyqtarëve, duke e goditur me grusht. Gjithçka ka ndodhur në përfundim të ndeshjes, në korridorin që të çon te dhomat e zhveshjes. Asnjë prononcim nuk ka pasur nga të dy trajnerët mbi ngjarjen. Presidenti i FSHBsë, Ponari, ka debatuar ashpër me trajnerin e Vllanzisë, Bledar Gjeçaj, i cili është larguar me shpejtësi pas përfundimit të takimit, duke mos zbatuar një nga pikat e rregullores, siç është respektimi i aktivitetit, duke mos rreshtuar ekipin. Për rrjedhojë, ekipi shkodran do të përballet me dënime të ashpra siç janë gjobat, plus që rrezikon deri në dy ndeshje.
Ndeshja Për sa i përket takimit, Kamza ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në praninë e një publiku që kishte mbushur si rrallëherë palestrën e sportit në Bathore të qytetit të Kamzës, kamzalinjtë të drejtuar nga trajneri i tyre, Adem Muhametaj, kanë mundur në finalen e Superkupës Vllazninë me rezultatin e thellë 90-81. Basketbollistët kamzali e rritën diferencën e avantazhit në mbi 20 pikë që në periodën e tretë. Ndërkohë që protagonistët e këtij suksesi për Kamzën ishin Eni Llazani, Afrim Bilali, kapiten i skuadrës, Sukaj, Gjonaj e Gjoka. Në ceremoninë e organizuar në përfundim të aktivitetit, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe sekretari i kësaj federate, Korab Llazani, i dorëzuan kapitenit të Kamza Basket, Afrim Bilali, trofeun për vitin 2013.
Kronika Ndeshja e djeshme rezultoi e pamëshirshme për kamzalinjtë, pasi ata në periodën e fundit shkonin me +20 pikë. Ka qenë loja e shkëlqyer e Eni Llazanit dhe kapitenit Afrim Bilalit ajo që ka bërë të mundur edhe këtë shkëputje. Ndonëse ka nisur një takim i ekuilibruar, ai nuk ka qenë i tillë deri në përfundim të pjesës së parë, pasi Kamza arriti të shkëputej deri në 14 pikë duke e mbyllur këtë pjesë loje 51-37. Në fillim të periodës së parë, loja deri në përfundim të saj shkoi me një diferencë mjaft të ngushtë 1-2 pikë, por triumfuan vendësit 20-18. Fillimi i së dytës ka qenë me një epërsi të dukshme të kamzalinjve, të cilët e kanë fituar atë me një diferencë prej 12 pikësh, 31-19, ndërkohë që pjesa e parë përfundon me një diferencë +14. Fraksioni i dytë ka nisur vrullshëm me pikët e njëpasnjëshme të Llazanit e Bilalit, të cilët kombinojnë mjaft bukur gjatë duke fituar në të gjitha dyluftimet mes tyre dhe shkodranëve. Në periodën e fundit shkodranët janë munduar që të shkurtojnë diferencën e pikëve, madje edhe e kanë fituar atë me rezultatin 19-30, por kjo nuk u ka mjaftuar, pasi diferenca e krijuar nga kamzalinjtë në tri periodat e para ka qenë +20 pikë. Në këtë periodë si gjithmonë shpërthen Bërdica dhe Arra, ku kombinimet e tyre kanë rezultuar efikase. Në fund ka triumfuar me +9 pikë ekipi kamzali, që për herë të parë ka fituar Superkupën e Shqipërisë.

TRAJNERI
Gjeçaj: Arbitrat e kishin fiksuar ndeshjen
Tepër i zhgënjyer dhe me moralin në tokë pas përfundim të finales së Superkupës është shfaqur trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Bledar Gjeçaj. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kreu i stolit shkodran e ka komentuar humbjen e djeshme ndaj Kamza Basket, duke u shprehur: “Jam vërtet shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur. Jo nga humbja, por nga mënyra se si na është vjedhur ndeshja. Sot (dje) kam asistuar një shfaqje të turpshme. Unë kam qenë vetë lojtar dhe sigurisht që jam mërzitur dhe madje kam derdhur lot kur kam humbur, po ndeshjen nuk e humbëm, por na e vodhën”, – ishte komenti i parë i Gjeçajt. Më tej ai ka vijuar të thotë: “Nuk na lanë të luhej basketboll, gjyqtarët e kishin inskenuar që në fillim që të humbisnim. Tani me atë që pashë, e parashikoj se çfarë do të ndodhë dhe në fazën “Play-Off”. Është për të ardhur keq se në këtë sezon kishim krijuar një ekip të mirë, por këta gjyqtarë i kanë hequr dëshirën ekipit për të luajtur. Ky sport më ka rritur, më ka mësuar si të sillem në jetë, të jem i ndershëm dhe i drejtë. Sot në sytë e lojtarëve të mi shikova zhgënjim dhe tani dhe sponsori që kishim po mendon të largohet. Është vërtet e trishtueshme kjo situatë”,- tha ai.

Vllaznia bojkoton ceremoninë
Një finale e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme, që tregon edhe njëherë problemet e shumta të basketbollit shqiptar. Pas ngjarjes së rëndë, ku basketbollisti shkodran Nikolin Arra goditi me grushte gjyqtarin e takimit, Ervis Allaraj, situata në dy kampet ka dalë jashtë kontrollit. Trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, dhe skuadra dolën të irrituar nga parketi duke protestuar gjykimin. Për pasojë, ata nuk ishin prezent as në ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Gjeçaj ka debatuar me tone të ashpra edhe me presidentin e FSHB-së, Avni Ponari, dhe është larguar menjëherë nga palestra sportive e Bathores së bashku me ekipin e tij.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Thu, 24 Apr 2014 , 09:17

Paskena hup gjysfinalen e dyte te playofit kunder UAT 75-73. Simas gazetes kena lujt te pamotivum..... Nuk bahen kto marrina ne playoff. Neser luhet ndeshja e trete ne Shkoder ne oren 19:00

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Thu, 24 Apr 2014 , 14:14

Ishalla kane marre msim prej ksaj humbje!!
9 pike diference nuk jane pak dhe duhet me u impenju maksimalisht per ndeshjen e neserme.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Fri, 25 Apr 2014 , 11:37

Opps :roll: :roll: diferenca paska kene 2 pike...

Sdq sot ne gazete e ne opinionin publik thuhet se Vllaznia e paska lane vete kete ndeshje ....
Ne kete menyre munden me u ba 2 ndeshje ma shume ne Shkoder !!
Gjynah qe me u ba kshi poshtersinash ne basketboll. Mos te harrojne (ato qe e drejtojne) se ekipi i basketbollit asht ndjek kete sezon kaq shume sepse ka lujt paster e me shpirt!! Mos e hedhni poshte punen qe keni ba deri tesh per 2 pare !!!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Sat, 26 Apr 2014 , 07:53

Mram ekipi i Vllaznise ne basketboll ka fitu me rezultat te thelle 117-50 kunder UAT.
Me kete fitore Vllaznia del ne finale.
Finalistja tjeter asht Tirana.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sat, 26 Apr 2014 , 12:35

Shume e cuditshme me hup me nji ekip qi dy dite mrapa e mun me 67 pike diference.....
Ishalla nuk i bajne kto marrina edhe ne finale. Duhet me i shkatrru si ne finale te kupes e me e myll filmin ne dy ndeshje

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Sat, 26 Apr 2014 , 12:50

Skodrinon wrote:Shume e cuditshme me hup me nji ekip qi dy dite mrapa e mun me 67 pike diference.....
Ishalla nuk i bajne kto marrina edhe ne finale. Duhet me i shkatrru si ne finale te kupes e me e myll filmin ne dy ndeshje
Ehhh ishalla nuk i hyn krymi edhe ktyne te basketbollit !!
Vllaznit Ultras

Image

User avatar
ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Basketboll

Post by ultraskuqeblu1 » Mon, 28 Apr 2014 , 01:37

Shume mire nqs e kane ba per kete punen e 2 ndeshjeve ne Shkoder. Na shkoj tane jeta tu lujt ndershem po na marrin edhe per budall, e shifni ku jena e si jena sot, duhet me lujt pak edhe mend e me pilivanllek...
ku*** kane ba ka 20 Kampionate me arbitra...
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 28 Apr 2014 , 16:03

Po i afrohena finaleve ne mnyren ma t'keqe
Ka hi grindja mes disa lojtarve e trainerit
Arra ka akuzu trainerin se e ka lane ne stol 1 minut ne fund te ndeshjes apostafat me humb, kurse sot lexova qi i ka terhek akuzat e ka kerku falje se ka ken i nxehun.
Shpresojme ti lejne nji ane kontradiktat kto 2-3 ndeshje se asht gjynah me e hedh ne plehna ket sezon fantastik.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Basketboll

Post by vvvllaznia » Mon, 28 Apr 2014 , 19:26

ultraskuqeblu1 wrote:Shume mire nqs e kane ba per kete punen e 2 ndeshjeve ne Shkoder. Na shkoj tane jeta tu lujt ndershem po na marrin edhe per budall, e shifni ku jena e si jena sot, duhet me lujt pak edhe mend e me pilivanllek...
ku*** kane ba ka 20 Kampionate me arbitra...
jena tu debatu pak si shume :D besoj gjithmone duke rrespektu njeni tjetrin keshtu qe mos ma merr per te keq por ma mire budall se hajn. e me ken i ndershem nuk den me thane kurre me ken budall. per mu asht turp ajo qe kan ba

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Tue, 29 Apr 2014 , 15:25

ultraskuqeblu1 wrote:Shume mire nqs e kane ba per kete punen e 2 ndeshjeve ne Shkoder. Na shkoj tane jeta tu lujt ndershem po na marrin edhe per budall, e shifni ku jena e si jena sot, duhet me lujt pak edhe mend e me pilivanllek...
ku*** kane ba ka 20 Kampionate me arbitra...
Jam dakort me Vvvllaznia !!
Tane njaj marifet u ba per nji grusht lekesh , kshu qe nuk kja vlejte me e lane njashtu per me ba vetem 1 ndeshje ma shume ne Shkoder !!

Sdq ishalla nuk bajne marri e me humb finalen. Duhet me i ul tane "puplat" e me punu maksimalisht per me fitu kampionatin !!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 29 Apr 2014 , 22:00

Kena fitu 86-85 ndeshjen e pare te finales kunder Tiranes
Rezultat shume i ngushte tuj pase parasysh ecurine e dy ekipeve ne ket sezon
Shpresoj qi te mos kene ndiku problemet qi kane lind kohet e fundit ne ekip
Megjithate, 1-0
Forca Vllaznia!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Tue, 29 Apr 2014 , 23:28

Urime per fitoren !!
Me siguri qe polemikat e fundit kane ndiku sadopak por e randsishme asht qe erdhi fitorja e pare :)

Skodrinon ndeshja e dyte te premten a asht ne Shkoder?
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Wed, 30 Apr 2014 , 11:57

Jo luhet n'Tirane.

Post Reply