Forumi

Not

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Martë, 23 Qershor 2009 , 22:48

Të rejat thyejnë rekordin e të rriturave

Një debutim kuqezi për t’u mbajtur mend, ai i notares kosovare Sara Abdullahu, në turneun e përvitshëm të
notit të zhvilluar në Beograd “CO.ME.N” nga 20-21 qershor. Rezultate të kënaqshme arritën edhe notaret Anxhela
Kashari e Tea Pikuli. Sipas sekretares së përgjithshme të Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, sikurse e kishin parashikuar, paraqitja e sportisteve shqiptare në kompeticionin e fundit tregoi se noti shqiptar është
gjithmonë në progres. “Notarja Sara Abdullahu e datëlindjes 1995 vendosi rekord të ri kombëtar për të rritur në
garën e 100 m stil delfin me kohën 01’08’’62 duke, lënë pas mjaft bashkëmoshatare nga Sllovenia, Bullgaria etj.
Në garën 200 m stil i lirë, e reja Abdullahu jo vetëm që vendos një tjetër rekord të ri kombëtar për të rritura me
kohë 02’12’’28, por renditet e 6-ta duke i dhënë pikë Shqipërisë për herë të parë në historinë e notit shqiptar. Në garën 100 m stil i lirë u rendit e 9-ta me kohën 01’01’’59. Rekordi i radhës u fiksua në 200 m stil të përzier
me kohën 02’32’’23", u shpreh për “Panorama Sport”, titullarja e FSHN-së, Suela Haxhija. Në turneun e Serbisë, ekipi kombëtar për fëmijë për moshën 13-14 vjeç theu rekordin kombëtar e të rriturave në stafetën 4x100m
stil i lirë me kohën 04’34’’67 si dhe në stafetë 4x100m stil i përzier me kohën 05’20’’89. “Kohë shumë të mira regjistruan edhe notaret Anxhela Kashari në 100 m stil i lirë me 01’07’’21 dhe Tea Pikuli në 100 m stil bretkosë me
01’28’’84, të cilat më në fund na japin kënaqësinë të mos e shohim veten të radhitur në vendet e fundit dhe me diferencë të theksuar në kohë”, përfundoi sekretaria Haxhija. Aktualisht 9 rekordet për të rritura në Shqipëri
mbajnë firmën e 14-vjeçares, Sara Abdullahu.

Rekordet e Sara Abdullahut
100m stil i lirë 01’00’’86
(mbahej nga Rovena Marku me kohën 01’03’’03)
200m stil i lirë 02’12’’28
(mbahej nga Rovena Marku me kohën 02’23’’85)
400m stil i lirë 04’47’’96
(mbahej nga Tiziana Jakova me kohën 05’04’’52)
800m stil i lirë 10’19’’52
(mbahej nga Tiziana Jakova me kohën 10’24’’47)
100m bretkosë 01’22’’29
(mbahej nga Fatlinda Shehu me kohën 01’25’’50)
100m shpinë 01’15’’12
(mbahej nga Elida Xhindi me kohën 01’15’’40)
100m delfin 01’08’’67
(mbahej nga Tiziana Jakova me kohën 01’13’’44)
200m stil i përzier 02’32’’23
(mbahej nga Rovena Marku me kohën 02’39’’89)
400m stil i përzier 05’27’’09
(mbahej nga Tizina Jakova me kohën 05’45’’73)
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Mërkurë, 24 Qershor 2009 , 15:59

Notarët shkodranë më të mirët e turneut të Tiranës

Sindrit Muriqi, Rekord Kombëtar për 50 metër stil bretkocë. 9-vjeçari po vijon me mjaft sukses traditën e familjes së famshme “Muriqi” në notin shqiptar


Imazh

Notarët shkodranë të moshës 7 deri në 14 vjeç, të drejtuar nga trajneri pasionant Enver Muriqi, një prej emrave më të spikatur të notit shkodran dhe atij shqiptar në vite, kanë marrë pjesë në një turne kombëtar të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë. Krahas Vllaznisë, në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në kompleksin e pishinave pranë Liqenit Artificial morën pjesë edhe ekipet më të mira të notit shqiptar. Në sajë të një përgatitje mjaft të mirë dhe sistematike që notarët shkodranë kanë zhvilluar në Zogaj, pasi pjesa më e madhe e këtyre sportistëve janë nga kjo zonë, Vllaznia është spikatur si ekipi më i mirë i krejt turneut duke merituar vendin e parë dhe njëkohësisht edhe kupën përkatëse të vënë me këtë rast. Në radhët e ekipit shkodranë kanë tërhequr vemendjen notarët, Erbis Artunda, i cili zuri vendin e parë në garën 50 metra stil shpinë, Gilman Zaganjori, Armand Qota, Enis Rupa, Ledin Koçabeti, dhe Argen Haderi, të cilët u renditën në vend të dytë në garat e stilit delfi, bretkocë dhe stil i lirë. Ndërsa, në vend të tretë u renditën notarët Remzi Patusha në 50 metra stil i lirë dhe Elodin Patriku 400 metra po në stil i lirë. Por, padyshim që, figurën më të mirë sportive, jo vetëm nga ekipi i Vllaznisë, por nga të gjithë pjesëmarrësit, e ka bërë notari nëntë vjeçar i Vllaznisë, nxënësi i klasës së katërt në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” Sindrit Muriqi. Talenti shkodran Sindrit Muriqi, pjesë dhe vazhdues i mirëfilltë i traditës së familjes së njohur sportive “Muriqi” në sportin e notit, është shpallur notari më i mirë i krejt turneut kombëtar, pasi në garën e tij të preferuar, 50 metra stil bretkocë, ai jo vetëm u shpallë fitues i vendit të parë, por me kohën e realizuar, 53 sekonda dhe 8 të qindat ka përmirësuar Rekordin Kombëtar, koha e të cilit ishte 54 sekonda dhe 80 të qindat. Por, krahas vendit të parë dhe rekordit në distancën e 50-të metrave, Sindriti ka qënë më i miri edhe në garën e 100 metrave stil bretkocë. Me këto rezultate, nëntë vjeçari Sindrit Muriqi, ka entuziasmuar të gjithë specialistët e sportit të notit që ishin të pranishëm në këtë aktivitet, por në mënyrë të veçantë, padyshim që gëzimin më të madh e ka ndjerë trajneri dhe njëkohësisht edhe gjyshi i tij Enver Muriqi, ku puna dhe këmbëngulja në procesin stervitor që po bën me të ka filluar të japë rezultatin e duhur. Me këtë rezultat, Sindriti është cilësuar notari më i mirë i krejt turneut duke marrë në dorëzim edhe një kupë peraonale. Rrezultatet e arritura në garat e kryeqytetit janë një nxitje për notarët shkodranë për të korrur suksese
edhe më të mëdha në garat në vazhdim. Ndaj, ato menjëherë kanë filluar nga përgatitjet, pasi në fundit të gushtit dhe fillim të shtatorit do të ballafaqohen në dy aktivitete shumë të rëndësihme kombëtare, objektivat e të cilëve
janë për të arritur rezultate edhe më të larta sportive. Përpos konkurentëve të tjerë, trajneri Muriqi ka besim të plotë se me talentin dhe të dhënat shumë të mira që disponon nëntëvjeçari Sindrit Muriqi, në garat e ardhshme, rezultatet e tij do të vëzhdojnë të jenë të larta, duke synuar që titujt dhe rekordet kombëtare të vijojnë edhe në kategoritë e moshave më të larta.

vllaznimi sportiv
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Hënë, 29 Qershor 2009 , 22:59

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

50m stil i lirë Sidni Hoxha 23?57

Nga tre notarë të regjistruar në konkurrim dje vetëm Sidni Hoxha ka konkurruar, ndërkohë që pjesa të tjerët janë tërhequr nga konkurrimi. Në 50 metra stil i lirë Hoxha me kohën 23?57 është renditur i pari në baterinë e parë, ku ka konkurruar, por pavarësisht renditjes, rezultati që ai ka dhënë nuk e ka kualifikuar për në finalet e 50 m stil i lirë. Në këtë disiplinë kanë konkurruar 4 bateri me nga 8 notarë secila. Në finale kanë kaluar 8 kohët më të mira të katër baterive.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Hënë, 29 Qershor 2009 , 22:59

rrekord komtar i shkodranit
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Enjte, 30 Korrik 2009 , 18:04

Not/ Thyen rekordin e tij kombëtar në disiplinën e 100 metrave, stil i lirë, me kohën 52”54
Botërori, tashmë stafetën e merr Sidni Hoxha


DJE
FEMRA
50 metër shpinë
Sara Abdullahu 33”10
Reni Jani 35”99
MESHKUJ
100 metër i lirë
Sidni Hoxha 52”54
Endi Babi 53”07
200 metër i përzjerë
Jon Pepaj 2’35”67
Endi Babi s’merr pjesë
SOT
FEMRA
100 metër i lirë
Sara Abdullahu (1’00”86)
Rovena Marku (1’03”03)
200 metër bretkosë
Tea Pikuli (3’07”80)

Kampionati i 13-të
botëror i notit ka vijuar dje
ditën e katërt të garave.
Sikurse tri ditët e para, edhe
në konkurrimin e djeshëm
janë regjistruar rekorde kombëtare,
ku vlen për t’u përmendur
koha e fiksuar në
finishin e baterisë së 11-të
eliminatore në disiplinën e
100 metra stil i lirë nga
olimpisti Sidni Hoxha, një
rezultat shumë premtues për
notin shqiptar. 17-vjeçari
Hoxha arriti kohën 52”54 në
garën eliminatore, duke
shënuar një përmirësim të
rekordit kombëtar në këtë
disiplinë, që mbahej po nga
ky sportist me kohën 53”30.
Në këtë garë ishte regjistruar
edhe notari Endi Babi, i
cili ka shënuar gjithashtu
një rezultat të kënaqshëm
personal. Sportisti Babi, i
cili stërvitet në Kanada me
kohën 53”07 në baterinë e
10-të eliminatore është klasifikuar
i 128-ti mes 202
pjesëmarrësve. Koha personale
më e mirë e këtij notari
në 100 m stil i lirë ka qenë
53”85. Ndërkohë në garën
tjetër, ku edhe ishte regjistruar,
atë të 200 metrave stil
i përzierë, Babi nuk ka marrë
pjesë, duke mos dhënë
asnjë kohë. Shqipëria u përfaqësua
në 200 metra stil i
përzierë vetëm me notarin
Jon Pepaj, i cili u klasifikua
i 92-ti mes 95 garuesve. 18-
vjeçari e përshkoi këtë distancë
me kohën 2’35”67.
Koha më e mirë e tij personale
ka qenë 2’26”60, të cilën
nuk mundi dot ta realizojë.
Për femrat kanë konkurruar
dje në pishinat botërore
në 50 metër stil shpinë Sara
Abdullahu dhe Reni Jani.
Të dyja këto notare kanë
marrë pjesë në baterinë e
dytë, duke bërë një prezantim
të kënaqshëm. Abdullahu
arriti kohën 33”10 në
garën eliminatore, duke
shënuar një përmirësim të
ndjeshëm të kohës së saj të
mëparshme, që ishte 38”00.
Notarja 14-vjeçare u rendit
në vend të 101-të, duke lënë
prapa 30 notare, ndërsa
Reni Jani me kohën 35”99 u
rendit e 120-ta. Koha e mëparshme
më e mirë për sportisten
Jani në 50 metër
shpinë ka qenë 38”36.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Hënë, 31 Gusht 2009 , 15:20

Vllaznia paraqitje të mirë në të gjitha aktivitetet

Notarët shkodranë janë paraqitur shumë mirë në Kupën e Shqipërisë që është zhvilluar këto ditë në Durrës. Ata kanë spikatur me përformancën e tyre ndonëse dihet që prej vitesh stërviten në kushte mjaft të vështira. Duke u stërvitur në qiell të hapur kur rivalët e tyre e bëjnë këtë gjë në pishina me të gjitha kushtet e duhura, është vërtetë absurde. Megjithatë falë pasionit të këtyre sportistëve dhe punës së palodhur të trajnerëve Halim Zaganjori dhe Enver Muriqi, rezultatet nuk kanë munguar. Meritë për këtë ka edhe klubi Vllaznia për mbështetjen që i ka dhënë këtij sporti por
kjo mbështetje sigurisht që nuk mjafton. Ajo çfarë duhet pikësëpari krijimi i kushteve të stërvitjes. Kryebashkiaku aktual Lorenc Luka para marrjes së postit që mban sot, pat premtuar edhe kthimi në normalitet të pishinës që gjendet pranë ish-divizionit. Ky premtim jo vetëm që nuk është mbajtur por as nuk është përmendur më. Duke
qenë kështu sportistët shkodranë stërviten në kushte shumë të vështira. Me këtë përgatitje sigurisht që nuk mund
të jesh i barabartë me kundërshtarin megjithatë shkodranët janë munduar ta bëjnë këtë gjë. Pasioni i trajnerëve Zaganjori e Muriqi është i jashtëzakonshëm dhe kjo reflektohet më së miri tek rezultatet e arritura nga sportistët e tyre. Ne shpresojmë që ata të rriten edhe në të ardhmen

vllaznimi sportiv
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 18 Shtator 2009 , 15:37

Not, dy rekorde të reja kombëtare nga Sindrit Muriqi

Një grup notarësh të rinj të talentuar të drejtuar me pasion nga trajneri i tyre veteran Enver
Muriqi kanë vendosur të rikthejnë edhe një herë traditën e mirëfilltë të Shkodrës në sportet e ujit


Enver Muriqi , ky emër simbol isporteve të ujit në Shkodër, edhe pse në moshë të thyer ka vendosur të punojë me pasion për t’i rikthyer qytetit të tij traditën e mirëfilltë që ka pasur në sportet e ujit. Nuk i ka kushtet e duhura, mungon pishina, jo vetëm ajo e mbyllura për t’i dhënë mundësi që të stervitet edhe në dimër, por edhe ajo e hapura, por, megjithatë, edhe pse në kushte të vështira ai vazhdon të përgatisë ekipin në ujin e Liqenit të Shkodrës. Dhe, ka zgjedhur Zogajt, pasi një pjesë e madhe e ekipit që stervitë është nga kjo lagje buzë ujit të ëmbë të liqenit, ndërkohë që në gjirj e ekipit bëjnë pjesë edhe nga Shiroka dhe Shkodra.

Në dispozicion të tijë është një grup fëmijësh nga shtatë eri në 14 vjeç, të cilët nisurt edhe nga të dhënat që premtojnë shumë për të ardhmen. Nën drejtimin e trajnerit , veteranit të nderuar të notit shqiptarë Enver Muriqi kanë bërë një prezantim shumë cilësor në garat e kampionatit kombëtar për fëmij të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Nga gjiri i ekipit të Vllaznisë kanë dalë disa notarë kampionë, si Sindrit Muriqi, Argen Hadëri, Arnan Çota, Elsi Kaçabej, Edis Ago, etj, të cilët duke konkuruar në garat e stilit bretkocë, stil i lirë, delfin, etj, merituan medaljet e kampionit në kategoritë e moshës së tyre.

Paraqitja kaq dinjitoze e këtj brezi notarësh të rinjë të talentuar është garanci e madhe dhe e padiskutrueshme që ekipi i Vllaznisë, me tradita aq shumë shumë të spikatura në këtë sport në vitet e mëparshme të rikthehet edhe një herë në krye të notit shqiptar. Ajo që vlen të theksohet është fakti se nga gjiri i ekipit të notit të Vllaznisë ka dalë edhe rekordmeni i këtij kampionati, Sindrit Muriqi, i cili duke konkuruar në garën e tij të preferuare stil bretkocë, përpos tre vendeve të para në kategorinë e moshave 9-10 vjeçarë ka përmirësuar dy rekorde të reja kombëtare.

Rekordet kombëatre të vendosura nga Sindrit Muriqi i përkasin garës 50 metra stil bretkocë ku nga koha e vjetër prej 53 sekondash, Muriqi i vogël e uli atë në katër sekonda më pak. Rekordi tjetër kombëtar i përkiste garës 200 metra stil breëtkocë, ku nga 4 minuta e 18 sekonda që ishte më parë, Sindriti realizojë kohën rekord me dy sekonda më pak. Këto rezultate bënë që ai në përfundim të aktivitetit të nderohej me një kupë personale si notari më i mirë i kampionatit për grupmoshat e tij 9-10 vjeçare.

Po në këtë grupmoshë, por në një stil tjetër, atë të lirë, notari i talentuar shkodran Argen Hadëri ka bërë një figurë shumë të mirë sportive duke marrë edhe vlerësime shumë pozitive nga specialistët e sportit të notit, të cilët e konsideruan atë si një notar me shumë të ardhme. Argen Hadëri u shpallë kampin në garën 200 metra stil i lirë, ndërkohë që në dy garat e tjera, atë të 50 dhe 100 metra të po këtij stili u rendit në vend të dytë. Një figurë shumë të mirë sportive bëri edhe Arman Çota, i cili duke konkuruar në grupmoshat 11-12 vjeçarë zuri dy vende të parë në stilin bretkocë, në 50 dhe 100 metra. Dy vende të para zuri edhe Elsi Kaçabej, notar ky me shumë perspektivë që i përket moshës 7-8 vjeç, i cili u rendit i pari në 50 dhe 100 metra stil i lirë dhe i dyti në 50 metra stil delfi. Figurë të mirë sportive bënë edhe Edis Ago dhe Orhan Aleti të kategorisë së moshës 11-12 vjeçare. I pari zuri dy vende të dyta, në 50 metra stil bretkocë dhe 50 metra stil delfi dhe i dyti vend të tretë në 50 metra stil i lirë.

Figurë të mirë sportive bëri edhe Ledis Kaçubeti i kategorisë së moshës 7-8 vjeç, i cili zuri tre vende të dyta duke konkuruar në garën e 50 metrave në të tre stilet, bretkocë, delfi dhe i lirë. Përshtypje mjaft të mira bëri edhe Edvin Pateriku i kategorisë së moshës 12-13 vjeçare, i cili u rendit i treti në të tre garat e tij të preferuara, 500, 100 dhe 200 metra stil i lirë. Sipas trajneri Enver Muriqi, me këtë brez fëmijësh kaq të talentuar që në në gjirin e elkipit të tij, si dhe me një përkujdesje më të madhe nga ana e klubit Vllaznia dhe e bashkisë së Shkodrës, nuk do të jetë e largët dita kur këto djem do të jenë kampionë dhe rekordmenë edhe në ekipet e të rriturve duke rikthyer kështu traditën e mrekullueshme që ka pasur Shkodra në vite për sportet e ujit.

vllaznimi sportiv
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Mëparshme

Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

cron