Forumi

Not

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Postnga visho » E Premte, 18 Korrik 2008 , 13:45

per menimin tem as qe e kisha cu ne pekin me ata rrezultate po a din aja ca dan me than mu mat me boten ne shqipni zdin me ba stervitje, hala kujtojn se bahet si para viteve 90 ule maj vajz kryt e puna aty e djersit se si turiste je tuj shku sje tuj shku me dhan rezultat mu mvjen keq se e paska stervit Kodreti ,po kja me pretendu per naj ven te pakten me hi ne baterin finale po asaj me dasht me hi ne baterin finale i duhet ja me ba not po me nga vrap qi mu mat me ta
Imazh
Avatari i antarit
visho
Kryetifoz
Kryetifoz
 
Poste: 137
Antarësuar: E Premte, 02 Maj 2008 , 18:29

Postnga vllaznia1919 » E Premte, 18 Korrik 2008 , 23:23

Shkodrani81 shkroi:
vllaznia1919 shkroi:Stil mushk! :lol: :lol: :lol: :lol:


Hahahahahaha............ :lol: :lol: :lol:

Kja ishte e forte.
Une isha tu prit se qa pa thu, se kujtova se e kishe seriozisht, kur lexova kyt, jam aj gazit. :lol: :lol: :lol:

:lol: :lol: :lol: :lol:
Flitet qe olimpiaden e ardhshme me e fute edhe ket stil ne gara! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Postnga sportist_shkodran » E Djelë, 20 Korrik 2008 , 21:27

A dini gja a shkan kush prej shtangistave ne olimpjad ne KIN
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE
Avatari i antarit
sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 580
Antarësuar: E Mërkurë, 09 Gusht 2006 , 04:49
Vendodhja: usa

Postnga Shkodrani81 » E Hënë, 21 Korrik 2008 , 08:54

Faruk Kalleshi ka vendos me e ba prove edhe iher me duket. :lol: :lol: :lol:
Avatari i antarit
Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 882
Antarësuar: E Premte, 19 Janar 2007 , 07:48
Vendodhja: Kanada

Postnga sportist_shkodran » E Mërkurë, 23 Korrik 2008 , 04:23

Hahahahahahaha mas ma burr,zdi a ka me pas koh mi pa ne televizor.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE
Avatari i antarit
sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 580
Antarësuar: E Mërkurë, 09 Gusht 2006 , 04:49
Vendodhja: usa

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 20 Mars 2009 , 19:16

Rovena Marku përjashtohet nga noti
Olimpistja, tani mbetet edhe jashtë kampionatit botëror

Rekordmenia Rovena Marku i jep fundaventurës së saj në sportin e notit. Jo për shkak të ndonjë dëmtimi serioz të sajin, por të një deklarate, ku sipas kryesisë së Federatës Shqiptare të Notit, kishte prishur imazhin dhe punën që bëhet për promovimin e sportit të notit. E ndodhur në këtë situatë, kryesia e Federatës së Notit, e mbledhur më datën 13 mars, pasi hodhi poshtë pretendimet e sportistes Rovena Marku se nuk është mbështetur financiarisht
nga ana e këtij institucioni dhe duke e quajtur në të njëjtën kohë një shpifje dhe mashtrim të saj të radhës, vendosi
ta përjashtojë përfundimisht nga ky sport. Në vendimin e 13 marsit thuhej se Rovena Marku me papërgjegjshmërinë
më të madhe ka hedhur poshtë të gjithë mbështetjen që shteti nëpërmjet FSHN-së i jep sportit të notit dhe asaj personalisht.
“Nuk është hera e parë që Marku ndërmerr veprime jashtë çdo etike sportive, që dëmton imazhin dhe punën që
bëhet për promovimin e sportit të notit, që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke hedhur poshtë mbështetjen që jep shteti me anë të Federatës Shqiptare të Notit ndaj sportistëve më cilësorë si në aktivitetet kombëtare, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Duke parë se ajo vazhdon vazhdimisht veprime jashtë çdo morali dhe etike sportive, kryesia e Federatës Shqiptare të Notit vendosi përjashtimin e saj nga Federata Shqiptare e Notit, duke mos pasur më të drejtë të marrë pjesë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare”, përfundonte vendimi
i firmosur nga presidenti Feim Alliu dhe anëtarët e tjerë të kryesisë Ridvan Gjeçaj, Teuta Mejdani, Julian Bregu dhe
Eduart Mehmeti. Ky dënim do ta lërë jashtë Rovena Markun edhe nga kampionati botëror i notit, që do të zhvillohet
së afërmi në Romë.

Përzgjedhja e kuqezinjve
- Kryesia e federatës, pasi mori në analizë punën e këshillit të trajnerëve të notit dhe për të qenë sa më transparente, vendosi të përzgjedhë në listën e Botërorit ata sportistë meshkuj që kanë grumbulluar një minimum
prej 1000 pikësh FINA në dy garat më të mira të tyre si dhe ato sportiste femra, të cilat kanë grumbulluar 850 pikësh
FINA po në dy garat e tyre më të mira. Gjithashtu, duhej që këto kohë të ishin regjistruar vetëm në pishina 50 m, kusht ky, i vënë nga vetë organizatorët e aktivitetit. Notarët që do të udhëtojnë në Botërorin e Romës janë Sidni Hoxha, Algi Gugushka, Tea Pikuli, Debora Keçi, Reni Jani, Florenc Llanaj, Eros Qama, Eduart Cane, Jon Pepaj, Gëzim Hyka, Mario Sulkja dhe Jurgen Fici.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 20 Mars 2009 , 19:28

“Kjo është padrejtësi”

“U befasova kur mësova lajmin se kryesia e Federatës
Shqiptare të Notit kishte vendosur të më përjashtonte
nga ky sport, si nga arena kombëtare, ashtu
edhe ndërkombëtare. Nuk është e vërtetë që unë kam
shpifur ndaj kësaj federate, sikurse pretendon kryesia,
aq sa arriti deri në ekstrem ndaj meje. Personalisht
për të mos qenë protagoniste, kam preferuar jo
pak herë gjatë kësaj kohe të distancohem dhe të mos
kontaktoj me asnjë prej drejtuesve të federatës. Edhe
nëse kam ngritur zërin, unë gjithmonë kam kërkuar të
drejtën time dhe asgjë më tepër. Ndonëse kam tentuar
disa herë të flas me sekretaren e federatës, Suela
Haxhija, për të më dhënë sqarime se cili ka qenë
shkaku i vërtetë i përjashtimit tim, ajo nuk ka denjuar të
më informojë, duke më thënë se nuk ka kohë. Gjithashtu,
kam tentuar të telefonoj edhe me presidentin e federatës,
Feim Alliun, por ky ishte i padisponueshëm. E
them me bindje se nuk jam unë, ajo që kam bërë padrejtësi
ndaj federatës, por është pikërisht kjo e fundit,
që është treguar e padrejtë ndaj meje. Deri këtu nuk
kam ardhur rastësisht, por falës punës dhe përkushtimit
tim maksimal në seancat stërvitore, çka është reflektuar
te rezultatet e mia dhe aq më tepër në pjesëmarrjen
time në Lojërat Olimpike. Madje, kam sakrifikuar
jo pak nga vetja ime”, tha Marku për “Panorama Sport”.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 20 Mars 2009 , 19:33

Si i'u nderpreka karriera nji sportistit per nji fjale gojet mar. Jena kthy edhe iher n'kuhe t'Enverit a?
Kja asht notaria ma e mire qi kena.....
Mos t'bahen marak se ka me e marr ndonji shtet tjeter e kan me i ra kres me grushta.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga GOLDIAN » E Premte, 20 Mars 2009 , 22:05

shume turp vec
edhe njata qe kena dhe njata si lajm me ba hajr
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Not

Postnga fpjalmi » E Premte, 20 Mars 2009 , 22:51

per mendimin tem rovena marku mund ta hedhin federaten ne gjygj jasht shtetit dhe jam i bindur se fiton.

edhe un mendoj se shoku qe tha me pare asht kthy enveri asht e vertete.

federata e notit duhet te zhgarkohet sa me pare nese kjo e padit (ky asht mendimi jem)

ministria e sportit duhet me ba dicka se asht turp e faqja e zeze me e ndih kush
Avatari i antarit
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 11278
Antarësuar: E Shtunë, 09 Shkurt 2008 , 13:32
Vendodhja: Amsterdam Holland
Skuadra: Ajax Vllaznia

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Enjte, 26 Mars 2009 , 13:34

Not/ Këshilli i trajnerëve propozon ulje të dënimit pas masës ekstreme të marrë nga kryesia
Federata “tërhiqet” për Rovena Markun


Pak ditë nga masa ekstreme e marrë nga kryesia e Federatës Shqiptare
të Notit për përjashtim nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të
rekordmenes dhe olimpistes, Rovena Marku me motivacionin për shkelje
të etikës, ndryshon mendjen këshilli i trajnerëve. Ndonëse verdikti zyrtar
do të jepet në mbledhjen e radhës të kryesisë, në takimin e dytë të
zhvilluar dje për këtë vit me trajnerët e klubeve dhe shoqatave të notit,
ku ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e MTKRS-së, Violeta Shqevi,
u propozua që pezullimi i notares të reduktohet në 6 muaj deri 1 vit, që
notarja të mos mbështetet financiarisht nga federata gjatë 2009-ës,
ose t’i jepet masa e paralajmërimit për përjashtim dhe në rastin e parë që
do të shihet një qëndrim jo korrekt i saj të përjashtohet përfundimisht. Në
takim disa nga trajnerët u shprehën se jo pak herë veprimet e notares
kanë qenë të papërgjegjshme, ndërkohë që nuk munguan edhe propozimet
që të lihet në fuqi vendimi i marrë nga kryesia më 13 mars. Përveç
masës së marrë për notaren Marku, në takimin e zhvilluar në zyrat e
Federatës Shqiptare të Notit u diskutua dhe u mbështet transparenca e
treguar në listimin e notarëve pjesëmarrës në kampionatin botëror “Romë
2009”, që është bërë në bazë të pikëve FINA të grumbulluara nga notarët
në dyja garat më të mira të tyre në pishina 50m. Gjithashtu, u
diskutua dhe u miratua unanimisht kërkesa e ardhur nga klubi “Tirana”,
për njohjen e rezultateve zyrtare të notarit Endi Babi të licencuar pranë
këtij klubi, i cili stërvitet në Kanada. Falë rezultateve të larta të tij, trajnerët
u shprehën se do ta kishin për nder që një notar i tillë të konkurronte
për flamurin shqiptar.

O.S Panorama Sport
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga vllaznia1919 » E Djelë, 29 Mars 2009 , 16:53

Ishalla poe falin se kishte ken gabim denimi kaq i rande.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Imazh
Avatari i antarit
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
 
Poste: 9630
Antarësuar: E Shtunë, 27 Nëntor 2004 , 01:13
Vendodhja: Italia

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 08 Maj 2009 , 18:28

Federata ul dënimin. Nga përjashtim në paralajmërim për Rovena Markun
‘Keqkuptim që u përdor nga klanet’
Kryesia: Gjithçka në respekt të komunitetit të nderuar të notit, statutit dhe rregullores


Shkrihet akulli mes
Federatës Shqiptare
të Notit dhe rekordmenes
Rovena Marku.
Sportistja do t’u rikthehet
garave pas vendimit të kryesisë
për ulje të dënimit nga
përjashtim në paralajmërim
për përjashtim. Sipas sekretares
së federatës, Suela Haxhija,
kryesia e mori këtë vendim
duke respektuar qëndrimin
diplomatik dhe zyrtar
të ministrit të MTKRS-së,
Ardjan Turku, interesimin
maksimal të drejtorit të
Sporteve, Vasil Bici si dhe
komunitetin e notit shqiptar
në bazë të zbatimit të rregulloreve,
statutit dhe Ligjit të
Sportit shqiptar. Nga ana e
saj, notarja ka falënderuar
organet drejtuese të federatës,
që morën në shqyrtim
kërkesën e saj për të rishikuar
vendimin lidhur me përjashtimin
e saj. “E gjithë kjo histori
ka ardhur si rrjedhojë e
një keqkuptimi mes meje dhe
federatës, që është shfrytëzuar
nga persona dhe klane
të caktuar, të cilët kërkojnë të
prishin imazhin tim si person
dhe mbarëvajtjen e
punës së Federatës Shqiptare
të Notit. Unë mbaj përgjegjësinë
time personale për të
gjitha deklaratat e nxituara që
kam dhënë në lidhje me sigurimin
e fondit për pjesëmarrjen
time në kampionatin
OLGERT SERANI
botëror, që do të zhvillohet në
gusht të këtij viti, por nuk kam
pasur asnjë qëllim, apo interes
për të prishur apo cenuar
punën dhe imazhin e federatës,
ose të drejtuesve të saj.
Si rrjedhojë, ndjej përgjegjësinë
time morale për të gjitha
shqetësimet dhe problemet që
janë krijuar ditët e fundit në
lidhje me konfliktin tim me
Federatën Shqiptare të Notit.
Gjej rastin të falënderoj edhe
ministrin e MTKRS-së, Ardjan
Turkun, drejtorin e
Sporteve Vasil Bici për interesin
dhe ndihmën e madhe që
më dhanë për të zgjidhur të
gjitha keqkuptimet dhe problemet
me federatën”, thuhej në
deklaratën për shtyp të notares,
aktualisht sportiste e
federuar pranë klubit sportiv
“Vllaznia”. Në vijim notarja
theksoi se “unë jam një sportiste
që jam rritur me sportin e
notit, e adhuroj këtë sport dhe
dua t’i përkushtohem me
përgjegjësi stërvitjes dhe ekipit
tim të zemrës, ku edhe kam
arritur që për herë të parë të
shijoj ndjesinë e të qenurit kampione
kombëtare dhe sportiste
olimpiste. Në fund të deklaratës,
notarja Marku ka
falënderuar drejtuesit e Vllaznisë
dhe trajnerin e ekipit
të notit për mikpritjen, duke
garantuar se do të përkushtohet
me të gjitha forcat për t’u
dhuruar sa më shumë tituj
dhe rekorde. Në mbledhjen e
zhvilluar më 6 maj ishin të
pranishëm drejtori i Sporteve,
trajnerët e ekipeve të Vllaznisë,
Partizanit, Tiranës,
shoqatës “Lori 2006” dhe
anëtarë të këshillit teknik.

Panorama
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Mërkurë, 20 Maj 2009 , 20:12

Hapet sezoni i notit në Shirokë

Në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Notit më të mirët ishin Arjola Myrtaj për femra dhe Gilman Zaganjori për meshkuj, ndërkohë që veteranit të nderuar të notit shkodran Halim Zaganjori, FSHN i dorëzon një diplomë “Mirënjohje”


Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunimin dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Klubit Shumësportesh
“Vllaznia” kanë organizuar të shtunën e kaluar hapjen e sezonit të Notit për vitin 2009. Aktiviteti, i cili është
zhvilluar në pikën turistike të Shirokës, ka përfshirë në të amatorët e sportit të notit të qytetit të Shkodrës, që pjesa më e madhe e tyre ishin nga Shiroka dhe Zogaj, por edhe Shkodra dhe qytetet e tjera të vendit tonë. Në ceremonië e hapjes së këtij aktiviteti, kanë marrë pjesë presidenti i Federatës Shqiptare të Notit Fehmi Alliu, zëvendëspresidenti
Ridvan Gjeçaj, shefi i klubit sportiv Vllaznia Gëzim Mema, sekretarja e Federatës Shqiptare të Notit Suela Haxhija, inspektori i sportit në bashkinë e Shkodrës Beniamin Idrizi, etj. Komanda e dhënë nga inspektori i klubit Vllaznia Ismail Kombi ka shënuar edhe hapjen e sezonit duke mundësuar zhvillimin e disa garave në ujrat e Liqenit të Shkodrës pranë Molos së Shirokës. Rivaliteti dhe emocionet që përcollën garat e notit, ato me varka me motorr,
kërcime në ujë nga lartësi natyrore, etj janë duartrokitur ngrohtësisht edhe nga sportdashësit e shumtë që ndoqën
aktivitetin në ceremonë e hapjes së sezonit në Shirokë. Mes 30 pjesëmarrësve, figurën më të mirë sportive për femra e kanë bërë Arjola Myrtaj, Rudina Çela dhe Sonila Plisi që zunë tre vendet e para. Ndërkohë, për meshkuj tre më të mirët që ashtu si edhe femrat u nderuan me diploma ishin Gilman Zaganjori, Eldin Patariku dhe Enis Rupa.
Gjatë ceremonië së mbylljes së aktivitetit, Federata Shqiptare e Notit ka nderuar me një diplomë mirënjohjeje trajnerin e vajzave të Vllaznisë Halim Zaganjori, i cili gjatë karrierës së tij sportive, fillimisht si notar dhe tani si trajner po jep një kontribut shumë të madh në shërbim të sportit të notit. Gjatë ceremonisë së mbylljes së
aktivitetit, presidenti i FSHN Fehmi Alliu, pasi ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti i ka uruar suksese ekipeve të notit të qytetin e Shkodrës, nga gjiri i të cilëve kanë dalë talente të shumtë. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe shefi i klubit sportiv Vllaznia Gëzim Mema, i cili në emër të institucionit që përfaqëson ka premtuar një mbështetje edhe më të madhe, kryesisht për kushtet e stervitjes, për të cilën do të shikohet mundësia e ringritjes së pishimës së notit.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 05 Qershor 2009 , 01:46

Rovena Marku: U ktheva tek Vllaznia ime e dashur

“Pasaporta”
Datëlindja: 21.05.1987
Vendlindja: Shkodër
Titujt: 12 vjet kampione e Shqipërisë

Klubit Vllaznia i është rikthyer në rradhët e saj një emër mjaft i njohur. i kishte munguar prej 4 vjetësh dhe për rrjedhojë në vend që shkodranët t’i gëzoheshin titujve kampionë të saj dhe rekordeve, këtë e kanë bërë pogradecarët e ku di unë se kush tjetër. Rovena Marku, kampionia e padiskutueshme ka vendosur të kthehet
sërish në Shkodër e të garojë për klubin që e bëri të njohur mbarë vendin por edhe jashtë tij. Në intervistën e mëposhtme, ajo shpjegon arsyet pse vendosi të kthehej dhe çfarë u premton fansave të saj të shumtë.
Ja intervista ekskluzive e saj për “Vllaznimi Sportiv”:

- Rovena, ktheheni në Shkodër pas 4 vitesh. Çfarë ndikoi në këtë vendim tuajin për t’u kthyer tek klubi me të
cilin u bëtë e njohur në sport?
- Në këto vite të mungesës, sinqerisht që më kanë munguar si Vllaznia ashtu edhe Shkodra. Katër vjet larg tyre kanë qenë shumë dhe pikërisht se e ndjeja detyrim që të rkthehesha sërish aty, e bëra këtë dhe tashmë jam pjesë e Vllaznisë.

- Më duket se ka vendosur tek ju edhe nostalgjia?
- Në karrierën time kam fituar jo pak trofe e tituj. Kam marrë pjesë edhe në Olimpiada që janë evenimentet më të
rëndësishme të sportit botëror dhe për këtë arsye, ndjehem e kompletuar. Por megjithatë unë isha borxhlie ndaj Vllaznisë dhe nuk hezitova të rikthehesha sërish tek ajo. Kam kujtime shumë të bukura, më të bukurat e jetës sime tek ky klub.

- Dhe cilat ju kanë mbetur ende në mendje?
- Padyshim fillimet e mia tek sporti i notit. Falë punës dhe këmbënguljes së trajneres time të paharruar Kudrete Kozmai, nisa një rrugë shumë të suksesshme në sportin e bukur të notit. Dhe mos harroni: kam dalë kampione e Shqipërisë vetëm 12 vjeçe dhe me të rriturat.

- Aktualisht me se merret Rovena?
- Vazhdoj studimet e larta në Akademinë e Sporteve, dega menaxhim sporti. Jam në vitin e tretë dhe mendoj se kjo shkollë do më ndihmojë jo pak edhe në të ardhmen pas lënies së sportit. Hyra në këtë degë sepse sporti është pasioni i madh i jetës sime. Por nga ana tjetër, nuk do të arrija asgjë nëse familja ime nuk do më kishte qëndruar afër.

- Ndërkohë cilat janë pretendimet tuaja për garat e ardhshme kombëtare?
- Jam duke u stërvitur maksimalisht që të arrij sërish rezultate të larta. Kuptohet pikësynimi im personal është të zë sa më shumë vende të para por edhe të thyejë rekorde kombëtare. Po punoj shumë në këtë drejtim dhe besoj
se do kem sukses sërish. Madje të njëjtën gjë do tentoj edhe në garat ndërkombëtare.

- Po Vllaznia do dalë kampione me rikthimin tuaj në rradhët e saj?
- Për këtë nuk e di sepse duhet parë edhe niveli dhe forma e sportisteve të tjera. Dëshira do ishte që të kthehesha
me një titull edhe për ekipin por nuk mund ta garantoj plotësisht atë. Ajo që do garantojunë është suksesi im personal dhe pikët që do japë për ekipin.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 05 Qershor 2009 , 01:48

lajm shm i mire ky per vllaznine qi kthehet rovena marku. ishala nuk e lajne me ike ma se u ajen ekipete qyteteve te tjera tuj fitu me sportistat tone
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga GOLDIAN » E Premte, 05 Qershor 2009 , 09:15

skodrinon ku ka ken rovena?
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Premte, 05 Qershor 2009 , 17:02

GOLDIAN shkroi:skodrinon ku ka ken rovena?

me pogradecin
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Not

Postnga GOLDIAN » E Djelë, 07 Qershor 2009 , 02:46

Skodrinon shkroi:
GOLDIAN shkroi:skodrinon ku ka ken rovena?

me pogradecin

po cdrej e ka cu ne pogradec :lol:
ishalla po arrin suksese me vllaznine
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7305
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Not

Postnga Skodrinon » E Djelë, 07 Qershor 2009 , 03:06

GOLDIAN shkroi:
Skodrinon shkroi:
GOLDIAN shkroi:skodrinon ku ka ken rovena?

me pogradecin

po cdrej e ka cu ne pogradec :lol:
ishalla po arrin suksese me vllaznine

nuk i kan dhane lek kta tont. ishalla i asht mushe mendja itash me i dhane
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

MëparshmePërpara

Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë

cron