Forumi

Kick Boxing

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Kick Boxing

Postnga Skodrinon » E Premte, 05 Gusht 2011 , 13:46

Zeneli dhe Lekaj, medalje ari në Ballkan

Shqipëria ka marrë dy medalje ari në Kik-boks në Kampionatin Ballkanik të verës, i quajtur ndryshe “Samer Kup”. Rikardo Lekaj dhe Elton Zeneli janë fituesit e këtyre medaljeve. Ky turne i rëndësishëm u zhvillua të shtunën në Ulqin të Malit të Zi. Të dy këta sportistë kanë konkurruar në peshën 65 kg dhe 70 kg. Në këtë turne merrnin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit. Aty kanë garuar sportistët më të mirë të Kik-Boksit në rajon. Aktiviteti është zhvilluar nën patronazhin e presidentit të Federatës Ballkanike të Kik-Boksit, Borislav Peleviç, që është njëkohësisht zëvëndëspresident i Federatës Botërore. Në peshën 70 kg ka garuar për Shqipërinë, shkodrani Rikard Lekaj, i cili takimin final e ka fituar me KO që në raundin e parë. Madje koha prej 32 sekondash me të cilën ka fituar ndeshjen ka habitur të pranishmit. Në ndeshjen finale, Lekaj është ndeshur me një serb, ndërsa në të parën ka fituar përballë një kundërshtari nga Sllovenia. Edhe kësaj here, Lekaj ka treguar klasin e tij të lartë në Kik-Boks. Shkodrani po ecën me ritme pozitive, brenda dhe jashtë vendit, dhe rritja e tij me hapa të shpejtë vërehet mjaft qartë. Medalja e arit, në Kupën Ballkanike të Verës, është e katërta radhazi në këto gjashtë muaj në turnetë që Shqipëria zhvillon jashtë vendit. Por Lekaj është i padiskutueshëm në Kupën dhe kampionatin vendës. Ky rezultat është për t’u vlerësuar, sepse në Shqipëri janë të paktë sportistët, të cilët koleksionojnë medalje ari në garat ndërkombëtare. Ndërkohë që medalisti tjetër për kuqezinjtë e Kik-Boksit është tiranasi Elton Zeneli, i cili edhe ai u rendit në vendin e parë në peshën 65 kg. Ai ka fituar ndaj një kosovari dhe në finale ndaj një malazezi. Një meritë të madhe për rezultatet e arritura ka padyshim Arbis Vjerdha, që drejton Vllazninë dhe Kombëtaren e Shqipërisë në Kik-boks. Tashmë është duke u menduar për Kampionatin Botëror, i cili zhvillohet në tetor.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Kick Boxing

Postnga Skodrinon » E Djelë, 30 Tetor 2011 , 17:24

Rikard Lekaj, paraqitje dinjitoze në Botërorin e Kick- Boksit

Shqipëria është shumë pranë arritjes së një rezultati historik në sportin e Kick Box. Kuqezinjtë
po marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Maqedoni që ka nisur para disa ditësh dhe tashmë
është drejt përfundimit. Pjesë e Kombëtarës tonë është edhe shkodrani Rikard Lekaj. Ai garon
në peshën 70 kilogram. Lekaj në ndeshjet e zhvilluara deri tani në Shkup ka bërë një paraqitje
të shkëlqyer teksa ka arritur të kualifikohet mes 8 më të mirëvë të Kick Box të gjithë botës.
Fillimisht shkodrani fitoi pa probleme ndeshjen e parë, arriti të mund edhe kundërshtarin e tij të
dytë dhe po ashtu fitoi edhe sfidën e tretë. Pas tre ndeshjeve të para Lekaj siguroi një vend mes
16 më të mirëve. Por suksesi i tij nuk mbetet me kaq. Shkodrani tashmë mes 16 sportistëve më
të mirë të Kick Box bën pjesë në fazën me eleminim direkt. Ai zhvillon edhe ndeshjen e katërt.
Përballë ka një kundërshtar të vështirë por arrin të dalë triumfues dhe të jetë mes 8 më të
mirëve. Një rezultat shumë i mirë ky për vetë Lekajn dhe aq më tepër për Shqipërinë. Tashmë
lufta në botërorin e Kick Box është shumë më e fortë sepse në 8-she janë sportistët që kanë
arritur medalje në arenën Ndërkombëtare e gjithnjë rezultate të larta në çdo event. Megjithatë
shkodrani nuk do të ndalet me kaq dhe me ngulm do të kërkojë që të vazhdojë ecurinë pozitive
nga ku kërkon të fitojë takimin e radhës për tu kualifikuar mes 4 më të mirëve e pse jo për të
pretenduar një vend edhe në podium. Lekaj objektiv të tij në këtë botëror ka patur fitimin e
ndonjë medaljeje dhe duket se është në rrugë të mbarë. Një meritë për këto rezultate padyshim
ka Arbis Vjerdha, shkodrani i cili nuk ka shumë kohë që mori iniciativën i vetëm pa ndihmën e
askuj për ta zhvilluar sportin e Kick Box në Shqipëri. Vjerdha po përgatit një brez të artë në
sportin e Kick Box gjë të cilën e tregojnë mësëmiri rezultatet e larta në turnetë dhe garat e
ndryshme ku Shqipëria ka marrë pjesë teksa tashmë gjënden shumë pranë një rezultati historik.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Kick Boxing

Postnga Skodrinon » E Martë, 19 Nëntor 2013 , 16:01

Shkodrani Sokol Jakini kampion Europe
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4726
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI


Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

cron