Boks

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Apr 2006 , 13:54

Shkodra, gati për Memorialin "Vllaznia 2006"

Boksi shqiptar më 27-28 prill organizon aktivitetin e tij të vetëm ndërkombëtar.

Tashmë ka hyrë në kalendarin e përvitshëm të Federatës Europiane të Boksit Amator (EABA) zhvillimi i aktivitetit ndërkombëtar të boksit "Vllaznia Memorial 2006". Nga kjo Federatë do jetë sërish i deleguar njëri nga personalitetet më të larta të saj Danillo Ivanoviç. Sivjet ky memorial është konceptuar të zhvillohet në dy ditë, pasi numri i pjesëmarrësve do të jetë më i reduktuar si pasojë e reduktimit edhe të fondit. Gjithsesi, është përcaktuar çdo gjë teksa ndeshjet e boksit do të zhvillohen në datat 27 dhe 28 prill, në ora 17.30 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Sipas organizatorëve, në edicionin e sivjetëm të këtij memoriali pritet të marrin pjesë, përveç boksierëve më të mirë nga vendi, edhe boksierë nga Serbia&Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova si dhe disa boksierë nga Zvicra. Konfirmimet e të gjitha këtyre ekipeve kanë mbërritur në zyrat e klubit shumësportësh "Vllaznia", që është organizatori kryesor i kësaj veprimtarie të përvitshme që zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Boksit. Si rrjedhojë ajo që pritet është të shohim një turne shumë cilësor, çka do të shërbejë edhe për rritjen e imazhit të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Apr 2006 , 13:36

"Vllaznia 2006" bashkon serbët dhe kosovarët

Gjëja më e bukur e ditës së djeshme, e para e turneut ndërkombëtar "Vllaznia Memorial 2006", ka qenë pikërisht bashkimi i serbëve dhe i kosovarëve, çka do të thotë se sporti edhe një herë tjetër është shfaqur si ambasador i paqes. Të dy palët, përveçse janë ndeshur në ring, janë parë edhe të qëndrojmë dhe bisedojnë së bashku, duke treguar edhe një herë tjetër se "inatet" e vjetra i takojnë vetëm politikës. Sa i takon aktivitetit, duhet pranuar fakti që turneu i sivjetëm nuk është i përmasave të viteve të tjera. Kjo edhe ngaqë pjesëmarrja këtë herë ka qenë më e kufizuar se herët e tjera. Ndryshe nga çfarë pritej, në momentet e fundit kanë ardhur konfirmimet negative të ekipeve të Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë dhe të disa boksierëve zviceranë. Në këtë mënyrë ka mbërritur në Shkodër vetëm një ekip nga Serbia dhe një i Prishtinës së Kosovës. Nga ana tjetër, përveç Vllaznisë, marrin pjesë edhe ekipet e Flamurtarit dhe Apolonisë. Sipas sekretarit të FSHBo së, Bashkim Mërtiri, arsyeja pse ka një pjesëmarrje jo të shumtë në numër është ajo e planifkimit me vonesë të kësaj veprimtarie. Ndërkohë, shumë i kënaqur me prezencën e tij në Shkodër dhe në Shqipëri është dukur përgjegjësi i ekipit serb, Zharko Nisheviç. Duke folur për "Sportin shqiptar", ai ka thënë: "Jemi këtu sepse në disa aktivitete që kemi zhvilluar në Serbi kemi pasur të ftuar edhe boksierë shqiptarë, që na kanë nderuar me prezencën e tyre. Sa i takon pjesëmarrjes edhe të boksierëve të Kosovës, mund të them se sporti i bashkon popujt dhe kjo po demonstrohet edhe këtu. Unë i kam shumë miq disa nga emrat më të njohur të boksit kosovar, si Mehmet Bogujevski dhe Xhevdet Peci, prandaj nuk ka pse t'i shoh me sy tjetër, përveçse si miq shumë të mirë." Në të njëjtën gjuhë ka folur edhe një nga emrat më të mëdhenj të boksit kosovar, Xhevdet Peci, i cili është shprehur: "Sporti gjithnjë i ka bashkuar njerëzit, prandaj dhe duke ndjekur këtë logjikë, ne e mirëpritëm faktin se në Shkodër do të ishin edhe boksierë serbë." Këto fjalë natyrisht që u konkretizuan edhe me vepra, teksa dje në ringun e "Qazim Dervishit" për peshën 60 kg janë ndeshur kosovari A.Hasanovski dhe serbi E.Pilica. Memoriali "Vllaznia 2006" është pjesë e kalendarit të Federatës Europiane të Boksit dhe si i tillë prezent në këtë aktivitet ka qenë sërish i deleguari i kësaj federate, serbi Danillo Ivanoviç. Në ditën e parë janë zhvilluar 6 takime, ndërkohë që sot do të zhvillohen ndeshjet finale.

Ja finalistët e turneut
51kg F.Kruja Vllaznia
60kg B.Limani Vllaznia
60kg E.Pilica Serbia
75kg S.Dashi Vllaznia
75kg J.Kuçi Vllaznia
64kg N.Malieviç Serbia

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 12 Jul 2006 , 16:12

Kreshnik Qato do ndeshet me Sylvain Touzet më 15 korrik në Durrës.Ky asht nji nder sportistat qe po na nderon jashte shtetit.Ishalla vazhdon keshtu suksesi i tij
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 15 Jul 2006 , 12:25

Kreshnik Qato, sot dueli i kampionit

Kampioni i botës në versionin IBC Kreshnik Qato do të zhvillojë sot, në orën 20.00, në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit, duelin e tij të 18-të në boksin profesionist.
Kundërshtari i radhës është francezi Sylvain Touzet. Francezi në karrierën e tij në boksin profesionist numëron 17 ndeshje të zhvilluara, nga të cilat ka 6 fitore vetëm një me KO dhe 11 humbje. Edhe Kreshnik Qato në boksin profesionist ka zhvilluar 17 ndeshje, nga të cilat 11 janë fitore dhe 6 humbje. Ndërkohë, shqiptari Qato mban dhe titullin kampion bote në peshën super të mesme të versionit IBC dhe titullin kampion i Europës Lindore të EEBA-s. Kundërshtari i tij, francezi Touzet, vjen në këtë duel pas një humbjeje ndaj kampionit të Europës të peshës super të mesme Kristofer Kanklaus (30 fitore dhe vetëm 2 humbje), ndeshje e zhvilluar gjatë këtij viti, ku francezi Touzet shënon humbjen e 11-të në karrierën e tij me TKO. Ndërsa Qato vjen në këtë duel pasi ka lënë pas fitoren e 11-të në karrierën e tij ndaj anglezit Simon Lukas, duel i zhvilluar në maj të 2006-ës. Boksieri shqiptar Kreshnik Qato është mbajtës i dy brezave, atë të kampionit të botës në peshën super të mesme, akorduar nga International Boxing Council (IBC) në qytetin e tij të lindjes në Durrës dhe titullin e kampionit të Europës Lindore të versionit EEBA. Po sot, një tjetër shqiptar do të ndeshet në ringun e ngritur në Durrës. Lutfi Gega, një tjetër kuqezi i boksit profesionist, do të zhvillojë duelin e tij në peshën e mesme ndaj një tjetër francezi, Frederik Grose.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 27 Oct 2006 , 14:05

Vllaznia, ajo qe dominon
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, peruron palestren e rikonstruktuar te boksit ne Shkoder dhe merr pjese si shikues ne aktivitet

Shkoder Dje pasdite ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ka startuar kampionati i te rriturve ne boks, ne nje kohe qe dite me pare ka perfunduar i njejti aktivitet ne Tirane, por i Federates aktuale te boksit. Para fillimit te ketij aktivitetieshte inauguruar palestra e rikonstruktuar e boksit e klubit Vllaznia. Nje palester moderne dhe me mjete bashkohore, e cila do te beje te mundur rritjen e cilesise se sportit te “dorezave” ne Shkoder. Shiritin e inaugurimit te palestres se rikonstruktuar e ka prere ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, se bashku me kryetrajnerin e Vllaznise ne boks, Zef Gjoni. Ministri Leskaj ka pare dhe mjediset e kesaj palestre, e cila, duke u rikonstruktuar, ka kapur shume e 7 000 000 leke te reja, mbi bazen e nje fondi qe ka dhene Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Jo vetem per ina ugurimin e palestres, por dhe per zhvillimin normal te Kampionatit te te rriturve ne boks, klubi shumesportesh Vllaznia, ne bashkepunim me kryetrajnerin Zef Gjoni, kishte marre te gjitha masat e nevojshme organizative. Ne kete kampionat marrin pjese 37 boksiere, te cilet perfaqesojne klubet sportive Vllaznia, Flamurtari, Apolonia, Tomori, Tirana 2006 dhe Rozafa. Gjithashtu, ne kete kampionat, arbitrojne 10 gjyqtare, nder me te miret e “dorezave” shqiptare, ndersa krahas tyre jane dhe dy malazez e nje kosovar. Te tre keta gjyqtare te huaj, malazazezet Nikola Vukcevic dhe Ceto Raduhovic, si dhe kosovari Ajet Reci, jane te ftuar nga organizatoret e ketij kampionati, ndersa keto arbitra do te rrisin dhe cilesine e ndeshjeve, ckaeshte vene re qe ne diten e pare te ketij aktiviteti. Duhet theksuar se bukurine ketij kampionati po ua japin dy vellezerit Kercaj, Denis e Dejan, te cilet si boksiere perfaqesojne ngjyrat e klubit Rozafa Shkoder. Ata me pare kane boksuar per ekipin malazias, Zeta, ndersa jane me kombesi shqiptare. Madje, njeri prej vellezerve, Dejani i peshes 64 kg ka arritur te shkoje deri ne 8 shen me te mire te botes. Megjithate, te dy boksieret jan _mpione kombetare per moshat e tyre, ne ish Jugosllavine. Ndeshjet e ketij kampionati do te zhvillohet me nga kater raunde tri minuta, perfshi dhe nje minute pushim. Dita e pare e ketij kampionatieshte karakterizuar nga nje lufte e forte sportive, kjo nga te gjithe boksieret, ku duket se do te kete nje rivalitet te madh. Sepse te gjithe boksieret kane nje rritje te dukshme cilesore, kjo ne krahasim me kampionatin e kaluar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 27 Oct 2006 , 14:06

Rezultatet teknike te dites se pare
Pesha 54 kg GAVOCI (VLLAZNIA) Lamaj (Apolonia) (AP)

Pesha 57 kg SELMANI (TIRANA 2006) Olldashi (Tomori) (fiton boksieri kryeqytetas me AB, sepse kundershtariteshte terhequr nga boksimi)

Pesha 60 kg LIMANI (VLLAZNIA) Seiti (Tomori) (fiton boksieri i Vllaznise me AB, sepse kundershtarieshte terhequr nga boksimi)

Pesha 60 kg DEN.KERCAJ (ROZAFA) Sina (Tirana 2006) (fiton boksieri i Rozafes me RSCH, sepse sportisti kryeqytetas ka rene ne gjendje nokdauni)

Pesha 64 kg DEJ.KERCAJ (ROZAFA) Kalivaci (Apolonia) (fiton boksieri i Rozafes me RSCH, sepse sportisti fierak ka rene ne gjendje nokdauni)

Pesha 64 kg RRAPUSHI (TIRANA 2006) Ndocaj (Vllaznia) (AP)

Pesha 64 kg DUNGA (TOMORI) Gega (Flamurtari) (AP)

Pesha 75 kg KOCI (VLLAZNIA) Ceta (Flamurtari)(AP)

Pesha 91 kg BAXHA (APOLONIA) Dragani (Rozafa)(AP)

Shenim: AP fitore me pike; AB fitore per terheqje te kundershtarit; RSCH fitore kur kundershtari peson tre nokdaune brenda nje raundi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 08 Dec 2006 , 12:42

Kreshnik Qato, sot në ring përballë Simon Koverit.

Dueli është i vlefshëm për titullin e Jugut, "Southern Area", të Britanisë.

Sot, më 8 dhjetor, boksieri shqiptar, kampion i botës Kreshnik Qato, do të ndeshet me rivalin e tij të fundit, britanikun Simon Kover. Kjo ndeshje është i vlefshme për titullin e jugut, "Southern Area" të Britanisë. Takimi i fundit mes dy kundërshtarëve është zhvilluar më 15 shtator 2006, ku fitues u shpall shqiptari Qato. Pas këtij dueli Simon Kover ka zhvilluar dhe dy duele të tjera, përkatësisht më datat 6 dhe 25 tetor, ndërsa Qato nuk ka zhvilluar asnjë. Ndeshja e sotme do të zhvillohet në 10 raunde dhe do të luhet në Dagenham, në lindje të Londrës. Për ata boksdashës që kanë qenë të pranishëm në ndeshjen që Kreshniku fitoj në "Alexandra Palace" më 15 shtator, do ta kenë parasysh trupmadhin britanik Kover, që në vend të forcës dhe teknikës përdori shtyrjet e njëpasnjëshme të Kreshnikut kundrejt litarëve të ringut. Gjithsesi, teknika fitoi, Kreshniku e mposhti atë. Tani ai kërkon një duel të ri, por kësaj radhe për titullin britanik, që quhet "Southern Area Title", ndërsa Kreshniku kërkon të vazhdojë të ngrejë flamurin shqiptar të fitores, siç ka bërë në 8 ndeshjet e tij të fundit. Në faqen e tij të internetit, boksieri shkruan: "U kërkoj të gjithë bashkëkombasve të mi të më japin mbështetjen shpirtërore që meritoj". Ndeshja do të zhvillohet të premten, më datë 8 dhjetor 2006, ora 18.30, në "Goresbrook Leisure Center". Siç është shprehur edhe Kreshniku, falë ndihmës dhe mbështetjes që bashkëkombasit e tij shqiptarë i kanë dhuruar në të kaluarën, ai tashmë ka një rekord të lakmueshëm për cilindo boksier profesionist. Ai ka fituar dy breza ndërkombëtarë, International Boxing Council dhe Wast European Federation. Fitorja e këtyre brezave pasqyrohet edhe nga bilanci 13 fitore 6 humbje që Qato ka arritur.

Kreshnik Qato
Fitore: 13
Humbje: 6
Barazime: 0
Totali i ndesheve: 19
Simon Kover
Fitore: 16
Humbje: 33
Barazime: 4
Totali i ndeshjeve: 51

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Sat, 09 Dec 2006 , 12:05

A din gja kush se si ka maru ndeshja e Qatos se nuk me hapet faqja e tij.
vllaznia veç me shkodran

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 09 Dec 2006 , 12:28

Ka fitu 99-94 naqe mas 10 raundesh.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 09 Dec 2006 , 13:33

ja baft zoti hallall Qatos, edhe ishalla vazhdon kshu edhe ne te ardhmen.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 09 Dec 2006 , 17:27

Tamam.Po na e ndrit ftyren ne shqiptarve.I lumte!

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Sat, 09 Dec 2006 , 17:39

bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo jam shum i knaqun 1000000000 her bravo
vllaznia veç me shkodran

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 03 Mar 2007 , 22:42

Brravo boksjeri shiptar QATO.Ka ba nji boks taman prefesjonist.

URIME per fitoren e boksjerit KRESHNIK QATO.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 03 Mar 2007 , 22:48

Image

Kreshnik Qato fiton me pikë. Kampion i Europes, versioni IBC super te mesme

Albania-sport: 116-112, 109-107 dhe 119-109. Ky eshte vendimi i gjyqtareve. Kreshnik Qato. Kampioni i madh shqiptar. Emblema e boksit profesionist. Një natë magjike, një maratonë krenarie. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të panjohur kurrë më parë në evinimentet shqiptare të boksit, është duke u zhvilluar në këto momente në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë, raundi i parë midis boksierit shqiptar Kreshnik Qato dhe atij rus, Aleksandër Zaitsev.

Një hyrje madhështore, që elektrizoi sallën me efekte magjepesë të denja për ndeshje të formatit europian dhe botëror.

* * *

Raundi i parë ishte shumë më i qetë në studimin e kundërshtarit, por me një Kreshnik Qato me impenjues në sulm dhe me një Zaitsev, shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Tri minutat e para flasin për një avantazh të lehtë të Qatos, që kërkoi më shumë të godiste kundërshtarin.

* * *

Raundi i dytë, ofroi një Qato më agresiv teksa shqiptari dha edhe disa goditje të shpeshta nga pozicione të afërta.

* * *

Në tre raundet e tjera, Qato shfrytëzoi maksimalisht mbështetjen e publikut për të krijuar përshtypjen e sulmit.

* * *

Në raundin e gjashtë, Zaitsev doli nga strategjia e tij mbrojtëse, me një sulm dinak dhe Qato i shmanget mjaft të mirë.

* * *

Në të shtatin Kreshni Qato më i fuqishëm në goditje dhe më i lëvizshëm, teksa kujdeset shumë për mbylljen e hapësirës ndaj goditjeve Zaitsev. Një e djathtë helmuese e Qatos, dhe Zaitsev mbrohet. Qato kontrolloi situatën në këtë raund duke dëshmuar dhe profesionalizmin e tij dhe për me tepër forcën. Durrsaku në fraksionin e fundit të raundit të shtatë shkarkoi një të djathë e fuqishme mbi Zaitsev.

* * *

Raundi i tetë. Qato mbështetet fuqishëm nga publiku, që therret emrin e tij. Zaitsev shumë i kujdesshëm, teksa Qato këmbëngul me goditje me të majtë dhe shkarkon të djathën kundër rusit. Rriten emocionet në “Asllan Rusi”.

* * *

Raundi i nëntë. Zaitsev e nis shumë mirë raundin. Qato lëviz mirë në ring, ndërsa rusi spostohet në kendet e ringut. Qato godet më të majtën e tij, por ende Zaitsev është në formë të mirë që reagon mirë. Breshëri grushtash të dobishëm të Qatos. Rusi vazhdon strategjinë e tij mbrojtëse.

* * *

Raundi i dhjetë. Goditje nga dy kundërshtarët. Rusi godet dhe Qato kundërpërgjgjet. Qato sulmon në mënyrë të vazhdueshme. Zaitsev më pak aktiv, boksierët ndihen pak të lodhur. Rusi ndodhet në qendër, Qato u pa disa herë pranë litarëve. Qato me të djathtë godet në kokën e Zaitsev. Dy boksierët shpesh në pauza lodhje. Qato dhuron një të majtë të fuqishme. Ngrihet në ekstazë tifozeria.

* * *

Raundi 11. Zaitsev godet në mënyrë të beftë dhe me goditjen e tij gjakos Qaton. Rusi ndryshon strategji, teksa shqiptari reziston në mënyrë heroike. Një e djathtë fatale e Zaitsev që gjeti i papërgatitur. Shpërthen rusi. Qato e rimerr veten dhe mbështetet në litarët e ringut. Luftë për jetë a vdekje. Qato me një përkrahje të fuqishme për raundin final.

* * *

Raundi 12. Qato më entuziast, por një rus të jashtëzakonshëm, që mbrohet mirë. Kreshnik Qato më impulsiv. Por 12 raunde nuk panë një fitore me knock-out.

Pritet verdikti i jurisë. Kreshnik Qato fiton me pikë: 116-112, 109-107, 119-109
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 04 Mar 2007 , 04:15

une e pash ndeshjet e Qotes live ne TV. jam edhe nje shok i tij kena banu nje nje shtepi kur paten ardh ne fillim ne londer e kan ndjek ne te shumtat ndeshje qe ka lujt ktu ne londer. eshte nje djal shum i mire. u gzova shum qe fitoj kje njilloj si me pa fitu une, dhe jam shum i gzum qe lot me shqiperin se kur ka lujt per anglin ishte shum i merzitem qe nuk lute me shqiperin. ai nuk lujti per anglin se kisht qef por ne at kohe ne shqiperi nuk kite federat per bokrin prefsjonist. por tani ka dhe ai gjeti dhe sponsorin. ishalla fiton edhe titullin e botes.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 04 Mar 2007 , 05:02

Urime e komplimente Qatos per fitoren
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 04 Mar 2007 , 17:39

Edhe un e pashe pojesen e dyte te ndeshjes.Raundet e pare nuk i pashe.Vetem ne raundin e 11-te rrezikoj pak.

I lumte se po ja zbardhe faqen tane shqiptarve!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Mar 2007 , 21:18

i lumte qe konkuron per shqiperine
suksese ne cdo ndeshje
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 May 2007 , 21:43

Boksi përzgjedh kombëtaren për në Kinë

Gjergj Kola


Kryesia e Federatës Shqiptare të Boksit ka përzgjedhur ekipin kombëtar shqiptar, i cili do të zhvillojë fazën përgatitore në Kinë. Kjo është bërë e mundur falë marrëveshjes së qeverisë kineze dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për stërvitje të përbashkëta në prag të Lojërave Olimpike që më 2008 zhvillohen pikërisht në kryeqytetin kinez, në Pekin. Pas shumë debatesh dhe mendimesh, kryesia e FSHBo-së, e drejtuar nga presidenti Gjergj Livadhi, ka përzgjedhur edhe emrat që do të shkojnë në Azinë e largët. Sipas kuotave të përfaqësimit janë përzgjedhur 7 boksierë dhe 2 trajnerë. Nga sportistët janë përzgjedhur ata që treguan formë të mirë sportive në turneun ndërkombëtar që u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Në shtatëshen e sportistëve janë përzgjedhur: F. Kruja (Vllaznia), A.Sorra (Tirana), E.Kovaçi (Tirana), J.Kuçi (Vllaznia), I.Selmani (Tirana 2005), N.Bardeli (Vllaznia) dhe N.Hysa (Vllaznia). Ndërkohë, dyshja e trajnerëve që do të shoqërojë ekipin janë Zef Gjoni dhe Skënder Kurti. Ajo që mbetet për t'u saktësuar është vetëm data se kur do të zhvillohet kjo stërvitje e përbashkët. Sipas trajnerit të ekipit kombëtar, Zef Gjoni, periudha më e mirë do të ishte ajo në fillim të qershorit. Ndërsa për presidentin Gjergj Livadhi, pikësynim kryesor i Federatës që ai drejton është mbështetja e sportistëve cilësorë, që do të na përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. "Duke qenë kështu, ne si federatë shpresojmë që kjo stërvitje e përbashkët t'i shërbejë ekipit tonë në rezultatet gjithnjë në rritje, madje, pse jo të shpresojmë edhe për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" përmes kualifikimit," - ka përfunduar Livadhi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 11 May 2007 , 13:54

Vllaznia, kampione në boks edhe për kadetë

Gjergj Kola


Për tri ditë me radhë, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës është zhvilluar kampionati kombëtar i boksit për kadetë (mosha 15 17 vjeç). Vllaznia edhe një herë tjetër konfirmohet si ekipi dominant i ringut shqiptar, teksa ka arritur të shpallet kampion i vendit edhe për këtë grup-moshë. Shkodranët kanë arritur të nxjerrin 5 finalistë dhe të gjithë ata janë shpallur edhe kampionë të kësaj grup-moshe. Kampionati ka pasur shumë rivalitet dhe në të kanë marrë pjesë 11 ekipe me 63 boksierë. Dy ditët e para janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese, të cilat kanë sjellë shumë shikues në shkallët e pallatit të sportit. Ndërkohë, paraditen e djeshme janë zhvilluar ndeshjet finale. Ata kanë sjellë rivalitet në ring, çka e tregon më së miri se në 13 ndeshjet finale kanë arritur të jenë prezente të gjitha ekipet pjesëmarrëse, duke përfshirë këtu edhe Kukësin, Patosin apo dhe ekipin privat Albalith, të cilët nuk kanë shumë përvojë në këtë sport. Megjithatë, dominimi i boksierëve shkodranë ka qenë absolut dhe në këtë mënyrë Vllaznia, me trajner të njohurin Besnik Limani, është shpallur kampione e vendit për kadetë.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply