Atletike

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 18:41

3-hapsh Gledi Gojashi (Tirana) 13.66 m
100 m Admir Bregu (Tirana) 10"82
5000 m Genci Lugja (Tirana) 15’41"23


nder kater fitus te tiranes tre jane shkodrane.....

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Atletike

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jun 2009 , 21:57

Ky pra asht problemi i mbeshtetjes per sportistat.Si napin mnyre jeteset e detyrohen me garu me ekipe te tjera.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Atletike

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jun 2009 , 22:33

Skodrinon wrote:
3-hapsh Gledi Gojashi (Tirana) 13.66 m
100 m Admir Bregu (Tirana) 10"82
5000 m Genci Lugja (Tirana) 15’41"23


nder kater fitus te tiranes tre jane shkodrane.....

ky gled gojashi asht super djal
me vjen keq qe kam hup cdo kontakt me te se para se me ik prej shkodret jam pa shoqnu me te
djal qe vetem mu stervit e kishte mendjen e jo per me pi alkol e duhan
po me bahet qejfi per te
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Atletike

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Jun 2009 , 02:59

Futu ne facebook naqe se aty gjen gjithken. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:31

Përfundon kampionati kombëtar i të rriturve, dita e dytë pa rekorde
Tirana dhe Vllaznia, kampionët
Elton Bitincka dhe Klodiana Shala u shpallën atletët më të mirë të aktivitetit


Kampionati i 71-të kombëtar i atle tikës për të rritur e të rritura, ka ulur dje në mbrëmje, në pistën me tartan të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, siparin e tij. Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë kampionët e këtij sezoni. Madje për shkodranët, që kanë trajnerë të afirmuar si Vildan Tufi, Isak Bala, por dhe atletë cilësorë si Albert Marashi, apo dhe Elton Bitincka, këtë herë kanë ditur të jenë në krye të meshkujve. Bardheblutë e Taulant Stërmasit, pavarësisht vendeve të para që kanë marrë me Sueld Panahorin, Admir Bregun, Alban Stafën, Genc Lugjën, Dritan Mustën etj, duket se e kanë pasur të vështirë këtë herë për të mbledhur pikët e nevojshme për të qenë kampionë. Sepse Vllaznia ka pasur në dispozicion dhe hedhjen e shtizës, atje ku Besmir Pepaj, megjithëse ka për rivalë veteranët e kësaj disipline, Vladimir Sokolin e Edmond Levanajn, ka dalë përsëri fitues. Edhe korçarët kanë marrë një vend të parë me Ilir Këllezin në 10000 metra, ashtu sikurse Dinamo me Bledar Dishën dhe Olga Kotmilloshin, apo Partizani me Emiliana Cikon. Gjithsesi, Tirana dhe Vllaznia kanë dominuar dhe tani për të gjithë të rriturit, që do të marrin pjesë në kupën “Bruno Zauli”, mbetet të vendosin komisioni teknik dhe kryesia. Kampionati është ndjekur nga një mori specialistësh, të cilët kanë vite që i japin dhe i kanë dhënë atletikës shqiptare. Sigurisht kanë keqardhje për ndonjë rezultat, që është jashtë asaj që mendojnë ata, ashtu siç kanë dhe nostalgji për atë çfarë kanë dhënë për këtë sport. Gjithsesi, kampionati kombëtar tashmë e ka ulur siparin e tij. Veçse gjithçka mbeti te rekordi kombëtar i hedhjes së gjyles, të cilin e theu Adriatik Hoxha. Dhe rezultatet aktuale vazhdojnë të jenë shumë larg rekordeve kombëtare. E gjithsesi kampionati përfundoi me sukses.

REZULTATET E DITËS SË DYTË
MESHKUJ
400 M/P DRITAN MUSTA (TIRANA) 57”80
KËRCIM SË GJATI ADMIR BREGU (TIRANA) 7.29M
200 M SUELD PANAHORI (TIRANA) 22”52
1500 M PJETËR NDOI (TEUTA) 4’02”68
HEDHJE ÇEKIÇI BLEDAR DISHA (DINAMO) 67.80M
3000 M/P FLORIAN BALA (VLLAZNIA) 10’10”20
10000 M ILIR KËLLEZI (SKËNDERBEU) 34’26”12
4X400 M TIRANA 3’30”30
HEDHJE SHTIZE BESMIR PEPAJ (VLLAZNIA) 56.39M
Si ekip: VLLAZNIA 81 pikë
Sportisti më i mirë: Elton Bitincka (Vllaznia) 1053 pikë


FEMRA
400 M/P BRUXHILDA QOSJA (TIRANA) 1’04”50
200 M KLODIANA SHALA (TIRANA) 24”46
1500 M LUISA GEGA (TIRANA) 4’26”97
HEDHJE ÇEKIÇI EMILIANA CIKO (PARTIZANI) 54.87M
KËRCIM SË GJATI MARSIDA DARDHA (TEUTA) 5.81M
HEDHJE SHTIZE OLLGA KOTMILLOSHI (DINAMO) 40.25M
Si ekip: TIRANA 129 pikë
Sportistja më e mirë: Klodiana Shala (Tirana) 1043 pikë

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 21:10

VLLAZNIA RIKTHEN TITULLIN “KAMPION” PAS TRI VITESH MUNGESË

Image

Pas suksesit për grup-moshat, në atletikë, rreth dy javë më parë, skuadra e Vllaznisë është shpallur “kampione”
edhe për të rritur, fundjavën, që kaloi, duke e rikthyer këtë trofe në Shkodër, pas tri vjetësh mungesë. Me tre kampion në finale, shumë vende të dyta dhe të treta, duke grumbulluar 81 pikë, skuadra shkodrane e atletikës,
ka merituar titullin “kampion”, i cili në fakt është përcaktuar në garën e fundit, në stafetën 4 herë 400 metra, që vendoi fatet e këtij titulli. Në vendin e dytë është renditur Tirana me 74 pikë ( ku për hir të së vërtetës duhet pranuar se 50 % e kontigjentit të këtij ekipi përbëheshin nga atletë shkodran)dhe në vendin
e tretë është renditur Dinamo me 50 pikë. Shkodranët kanë siguruar vendin e parë në hedhje shtize, me atletin Besmir Pepa, me rezultatin 56.50 metra. Në 3 mijë metra me pengesa Florian Bala arriti kohen 10 minuta e 10 sekonda, duke merituar edhe ai vendin e parë. Gjithashtu vend të parë kanë ka zënë edhe Elton Bitincka në 110 metra me pengesa me kohën 14 sekonda e 07 të qindtat, por edhe në kërcim së larti, duke arritur rezultatin 190 metra. Siç e thamë edhe në fillim përcaktuese për titullin “kampion” ishte gara e fundit, e stafetës 4 herë 400
metra, ku në të bënin pjesë atletët Albert Marashi, Edmond Bala, Ardit Rashi dhe Elvedin Meti. Por pjesë e padiskutueshme e suksesit të Vllaznisë, në shpalljen kampione kombëtare për të rritur, kane qenë edhe paraqitja shumë e mirë e atletëve Ardit Rashi në 100 dhe 200 metra. Kërcim së gjati Mikel Gojashi, Edmond Bala në 400
metra me pengesa, Ermal Tivari në kërcimin 3 hapësh, Albert Marashi si dhe vlen për t’u theksuar dhe vlerësuar
edhe paraqitja e shkëlqyer e elementit të ri, që ishte kontigjent i ekipit të parë të Vllaznisë për të rritur. Padyshim
që një meritë shumë të madhe në arritjen e këtij suksesi kanë edhe trajnerët Gëzim Mema, Vildan Tufi, Isak Bala, Albert Marashi dhe Dorian Tafa.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sun, 16 Aug 2009 , 21:49

bolt rekord botnor ne 100m. 9.58. nuk asht normal ky. ka me e thy edhe 200m prap

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Atletike

Post by GOLDIAN » Sun, 16 Aug 2009 , 22:37

Skodrinon wrote:bolt rekord botnor ne 100m. 9.58. nuk asht normal ky. ka me e thy edhe 200m prap
e pashe dhe une fantastik asht
i perjashtuar

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Atletike

Post by loroborici » Mon, 17 Aug 2009 , 22:09

Bolt ka ba at qe sbani ne Kine ku kish munsi me e thye ma shume rekordin. Dje ka ken fantastik, bash si puma ka vrapue.
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Mon, 15 Feb 2010 , 16:16

krosi-kombetar-6km-meshkuj.jpg
Mjeshtëria Sportive dhe Vllaznia, të parat e krosit

Fituesit e krosit
3 km të reja
Briseilda Ismaili Mjeshtëria Sportive Durrës
6 km të rinj
Gëzim Folbibaj Mjeshtëria Sportive Durrës
Ekipi kampion: Mjeshtëria Sportive Durrës
10 km të rritur
Florion Hasanaj Vllaznia
Ekipi kampion: Vllaznia

Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi dje te Kodrat e Liqenit Artificial Krosin Kombëtar me pjesëmarrjen e 7 ekipeve për meshkuj dhe 3 ekipeve për femra. Garat u zhvilluan të ndara sipas kategorivë të moshave. Për të reja u zhvillua 3 km dhe fituese u shpall Briseilda Ismaili e Mjeshtërisë sportive. Për të rinj gara u zhvillua 6 km dhe fitues u shpall Gëzim Folbibaj, po i shkollës së mjeshtrisë.

Mjeshtëria Sportive e Durrës u shpall fituese edhe në rang ekipor në kategorinë e të rejave dhe të rinjve. Ndërsa për të rritura garat e femrave 8 km nuk u zhvillua, pasi nuk kishte pjesëmarrje, kështu që u zhvillua vetëm gara e 10 km për meshkuj, ku fitues u shpall Florian Hasanaj i ekipit Vllaznia. Edhe në rang ekipor fituese u shpall Vllaznia.

s.shqiptar
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Atletike

Post by fpjalmi » Mon, 15 Feb 2010 , 19:27

dikur kena ken absoluta ne cdo sport.

urime vllaznise

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sun, 30 May 2010 , 15:54

Kupa e Shqipërisë, Kodra e Gega më të mirët

Është zhvilluar dje në “Qemal Stafa” veprimtaria e “mbretëreshës”. Vllaznia e Tirana kampionet ekipore


Dje, në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në atletikë, ku në përfundim të saj, Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra janë shpallur ekipet më të mira. Ndërsa si individë, më të mirët janë shpallur Elton Kodra dhe Luiza Gega, të dy atletë të Tiranës. Kjo ishte veprimtaria e radhës në sportin e “mbretëreshës”, një turne që dhuroi emocion dhe hera-herës rivalitet në pistën e vrapimit.

GARAT - Paraditen e djeshme, në aneksin e stadiumit kombëtar, janë zhvilluar garat e hedhjes së shtizës, që kanë çelur këtë veprimtari, e cila më pas ka përfunduar në mbrëmje, me garat e shpejtësisë. Rezultatet nuk dhuruan ndonjë rekord kombëtar për të rritur, megjithë përpjekjet e atlëtëve më të mirë në vend. Për meshkuj, Vllaznia, Tirana dhe Teuta ishin tri ekipet më të mira, por edhe Skënderbeu e Dinamo nxorrën nga një atlet fitues. Ndërsa për femra, Tirana fituese pati një rivalitet të fortë me Skënderbeu, Teutën e Vllaznisë, pa lënë mënjanë Dinamon e Mjeshtërinë Sportive Durrës.

FITUESIT - Natyrisht që gara më e shkurtër ishte ajo e 100 metrave për meshkuj, që u fitua nga shkodrani Elsid Dizdari, ndërsa për femra, më e shpejta e turneut ishte Arta Sadria e Tiranës.
Nuk zhgënjeu në këtë turne Adriatik Hoxha, fitues në dy disiplina: atë të gjyles dhe diskut, ndërsa Admir Bregu triumfoi në kërcim së gjati. Mirë u paraqit edhe Elton Kodra në 100 metra me pengesa, ku zuri vendin e parë. Për femra, Klodiana Shala fitoi në 200 metra, ndërsa Luiza Gega në 800 metra. Pothuajse të gjitha garat e shpejtësisë për femra u fituan nga atletet bardheblu. Në garat e tjera për femra, u dalluan Gerta Batusha në hedhjen e shtizës, Maria Gega në hedhjen e gjyles dhe Marsida Dardha në kërcim së gjati.

s.shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Atletike

Post by fpjalmi » Sun, 30 May 2010 , 19:03

urime vllaznise

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Fri, 15 Apr 2011 , 21:55

Përfundon kampionati i moshave në atletikë

kipet e Vllaznisë për djem shpallen kampionë, të Tiranës e Teutës për vajza


Dje, në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet u zhvilluan garat e kampionatit kombëtar për moshën 16-18 vjeç, për djem e vajza, me pjesëmarrjen e atletëve më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Një veprimtari që pasoi atë për moshat 13-14 vjeç, zhvilluar një javë më parë.

Por, këtë herë, pati edhe atletë nga Kosova, që garuan në krah të atletëve nga Shqipëria. Një veprimtari që zgjati përgjatë gjithë ditës së djeshme, deri në pasdite, për shkak të numrit të madh të garave që u zhvilluan.

Për moshat deri në 16 vjeç, vendin e parë e zuri Vllaznia për djem dhe Tirana për vajza. Ndërsa në kampionatin për moshat deri në 18 vjeç, vendin e parë e zuri Teuta për vajza dhe sërish Vllaznia për djem.

Skudra shkodrane tregoi një formë të mirë, por edhe ekipet e Skënderbeut apo Mjeshtërisë Sportive Durrës, që hynë mes skuadrave më të mirat të këtij kampionati.

s.sh

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 30 Apr 2011 , 12:45

Përcaktohet kombëtarja për në turneun malazez

Federata Shqiptare e Atletikës ka përcaktuar dje ekipin kombëtar shqiptar që do të marrë pjesë në Mitingun e 16 të Ndërkombëtar të Atletikës, që zhvillohet në Bar të Malitë të Zi, më 1 maj. Shqipëria ka një listë të gjatë atletësh, si meshkuj ashtu dhe femra, që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi thuajse në të gjitha disiplinat.

Ekipi kombëtar i meshkujve përbëhet nga: Mario Shestani (100m, 200m), Albert Marashi (400m), Pjetër Ndoi (800m), Bledar Mesi (1500m), Adri Hasanpapaj (së larti), Rei Toska (së gjati), Armand Leka (shtizë), Azgan Zeka (gjyle), Jani Jorgo (disk), Gjergji Shtëpani (100m, 200m) dhe Bledar Grepi (800m), ndërsa trajnerë janë Vidan Tufi, Liljana Berberi dhe Eqerem Bylykbashi.

Ndërsa kombëtarja e femrave përbëhet nga: Olgerta Gjylapi (100m), Marsela Dedndreu (200m), Brixhilda Qosja (400m),
Luiza Gega (800m), Klodiana Kalluci (1500m), Sindi Prifti (së larti), Marsida Dardha (së gjati), Selda Pepaj (shtizë), Adifete Tola (gjyle dhe disk), Arta Sadria (100m) dhe Eneida Goreni (200m). Ndërsa trajnerë janë: Taulant Stërmasi, Granit Skënderi dhe Zamira Koçi.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 30 Apr 2011 , 12:50

Paska disa shkodrane komtarja
Edhe Vildan Tufi keka trainer. Po m'vjen mire per te se e meriton.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 11 Jun 2011 , 14:56

Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, 2 ekipet kampione

Dje u zhvilluan garat e ditës së dytë të kampionatit kombëtar
Luiza Gega, tjetër rekord kombëtar


Ka përfunduar dje në mbrëmje kampionati i 73-të kombëtar i atletikës për të rritur, që u zhvillua për dy ditë me radhë në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Një kampionat që foli me emrin e atletes së Elbasanit, Luiza Gega, që dje vendosi një tjetër rekord të ri kombëtar, këtë herë në garën e 3.000 metrave me pengesa.

Gega dha kohën 9 minuta, 54 sekonda dhe 72 të qindtat, duke përmirësuar ndjeshëm kohën e mëparshme (10’15”44), që mbahej nga vetë ajo, vendosur pak muaj më parë në Kupën e Shqipërisë.

Dy ditë gara dhe dy rekore kombëtare radhazi për shtatshkurtrën Luiza Gega (4 përgjatë këtij viti), një fenomen në sportin e atletikës në vitet e fundit, që me meritë u shpall edhe “atletja më e mirë” e këtij kampionati. Ndërsa për meshkuj, atleti më i mirë doli Admir Bregu i Elbasanit.

Gega Tepër e emocionuar dhe e kënaqur ishte pas përfundimit të garës dhe ceremonisë së marrjes së medaljes dhe kupave atletja rekordmene Luiza Gega, që shkurtimisht për “Sportin shqiptar” tha: ”Jam tepër e kënaqur, pasi rekordi i parë ishte në fuqi prej 26 vitesh dhe dëshiroja që ta thyeja.

Kisha punuar shumë për këtë garë dhe më në fund ia dola mbanë. Por synimi im mbetet kualifikimi për në Lojërat Olimpike të Londrës në disiplinën e 300 metrave me pengesa. Këtë garë e fitova sot (dje), por jam shumë pranë normës olimpike,” – tha pas garës Gega.

Fituesit Për sa i përket renditjes ekipore, skuadra kampione për meshkuj doli Vllaznia, me 255 pikë, me një diferencë të madhe me rivalet e saj. Ndërsa për femra kampion doli Skënderbeu, me 60 pikë, pas një lufte të fortë me Tiranën, Elbasanin dhe Teutën. Në garat e djeshme, përveç rekordi të Gegës nuk pati ndonjë surprizë, madje pati gara që u zhvilluan me vetëm një sportist.

Në përfundim të turneut, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës ndanë diplomat përkatëse për të gjithë atletët fitues dhe ekipet kampione. Në këtë edicion të 73-të të kombëtarit të “Mbretëreshës” morën pjesë ekipet e Elbasanit, Vllaznisë, Ersekës, Tiranës, Dinamos, Mjeshtërisë Sportive Durrës, Partizanit, Teutës si dhe një ekip përfaqësues nga Kosova.

Gjithsej ishin 180 atletë që garuan për t’u shpallur kampionë, ndërkohë që Federata e Atletikës kishte marrë masat për një organizim të mirë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 11 Jun 2011 , 15:04

Ndërsa për meshkuj, atleti më i mirë doli Admir Bregu i Elbasanit.
Mire ekipet e Tiranes qi kan ma shume lek e kushte, po edhe Elbasani paska luksin me na marre atlete... :x

Nejse, urime Vllaznise per titullin kampion

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Mon, 04 Jul 2011 , 15:59

Gega shpërthen sërish, medalje ari në Ballkaniadë

Nga njëri podium në tjetrin. Kështu mund të përkufizohen paraqitjet e fundit të Luiza Gegës në kompeticionet ndërkombëtare. Atletja shqiptare që disa javë më parë u shpall Kampione Europe dhe fitoi medalje të tjera në kompeticionin e Islandës, dje është shpallur kampione e Ballkanit në 1500m. 23-vjeçarja u rendit e para në garën e djeshme që u zhvillua në Sliven të Bullgarisë ku për dy ditë me radhë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik. Gega ka regjistruar kohën 4.14.22 duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme që e kishte 4.16.01. 23-vjeçarja vazhdon të fitojë medalje në çdo aktivitet që garon dhe padyshim që është atletja e momentit.

Trajneri – Taulant Stërmasi që stërvit prej disa vitesh atleten 23-vjeçare, në lidhje me medaljen e djeshme shprehet: “Ishte një garë që shkoi shumë mirë për Luizën. Jo vetëm që u rendit në vendin e parë, por arriti të përmirësojë edhe kohën. Pas çdo aktiviteti po tregon se është një atlete me të ardhme dhe ka shumë potencial”, shprehet trajneri Stërmasi në linjë telefonike.

Të tjerët – Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik kanë garuar edhe atletë të tjerë që janë pjesë e Kombëtares së atletikës në këtë aktivitet. Rezultatin më të mirë e arriti Olgerta Gjylapi në 100m duke u renditur në vendin e shtatë. Adriatik Hoxha në hedhje gjyle dhe Nimet Gashi në 800m janë renditur në vend të tetë. Albert Marashi në 400m është renditur në vend të nëntë, ndërsa Erdis Çaku në 100m është pozicionuar në vendin e dhjetë. Atletët e tjerë shqiptarë do të garojnë sot në disiplinat e ndryshme në ditën e dytë të Ballkaniadës.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 21 Apr 2012 , 15:24

Vllaznia shpallet Kampione e Shqiperise ne atletike per te rinj

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 9:atletike

Post Reply