Atletike

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Atletike

Post by vllaznia1919 » Mon, 04 Apr 2005 , 13:27

Përfundon kampionati kombëtar i moshave

Plot 3 kampionate nga 10-16 vjeç janë zhvilluar dje në pistën e stadiumit "Niko Dovana", ku mbi 300 sportistë, numri më i madh i parë ndonjëherë në këto kampionate, kanë përfaqësuar 8 klube shqiptare. Skënderbeu, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Teuta, Besëlidhja dhe Mjeshtëria Sportive Durrës kanë qenë ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Ndërkohë, për t'u veçuar ka qenë numri i madh i atletëve të dy ekipeve, Skënderbeu me 50 atletë dhe Vllaznia me 60 atletë, ku të dy së bashku, me 110 sportistë, kishin 1/3 e gjithë sprotistëve të aktivitetit. Garat kanë startuar që në orën 10.00 e deri në orën 16.00, të ndara sipas grup-moshave 10-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-16 vjeç. Në përfundim të aktivitetit, ekipi i Skënderbeut ka qenë ekipi më i mirë, teksa ka merituar tre nga gjashtë trofetë e këtij kampionati. Për moshën 10-12 vjeç, për femra, vendin e parë e fiton Skënderbeu, me 67 pikë, ndërsa për meshkuj Vllaznia e Shkodrës, me 89 pikë. Për moshën 13-14 vjeç për femra fiton përsëri ekipi Skënderbeu, me 53 pikë, e përsëri për meshkuj Vllaznia, me 58 pikë. Për moshën 15-16 vjeç, për femra kampione kësaj radhe shpallet Tirana, me 88 pikë, e cila i rrëmben trofeun Skënderbeut vetëm për 1 pikë. Por Skënderbeu i kësaj grup-moshe klasifikohet i pari për meshkuj, me 94 pikë. Në këtë aktivitet duhen vlerësuar rezultatet e mira të shumë sportistëve, të cilën kanë kapur dhe kategoritë e para. Pas përfundimit të kampionatit të moshave, sekretari i Federatës së Atletikës, Ajet Toksa, shprehet: "Nga ana ime dua të them se ishte një aktivitet që ka pasur numrin më të madh të pjesëmarrësve, ndërkohë që organizimi ka qenë shumë i mirë. Dua të falënderoj trajnerët dhe të gjitha klubet që morën pjesë në këtë aktivitet. Na del si detyrë që si federatë të kujdesemi më shumë për këta elementë, pasi janë e ardhmja e atletikës. Interesant është fakti se dhe një vit më parë kampionatet e moshave kanë pasur protagonistë të njëjtët fitues. Pikërisht një vit më parë, tri kupat për femra i ka merituar ekipi i Skënderbeut, ndërkohë që për meshkuj dy i kanë takuar Vllaznisë dhe një ekipit të Tiranës. Por këtë vit, në ndryshim nga një vit më parë, Tirana dhe Skënderbeu kanë këmbyer titullin nga femrat te meshkujt.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 13 Apr 2005 , 20:46

Lojërat Mesdhetare dhe "belaja" qesharake

Bëhet fjalë me të vërtetë për një bela të radhës, për një zakon që mbart ndën vete jo pak esencë të kaluare, me një të kaluar tashmë të përsëritur. Po afrojnë, thuajse kanë mbërritur Lojërat Mesdhetare dhe KOKSH-i mbetet sërish "jetim" në drejtim të ndihmës që duhet t'i afrohet grupit olimpik shqiptar. Nuk do të shkojnë pak sportistë. I vetmi që po ndihet deri në këto momente për Lojërat Mesdhetare është komisioni teknik, që nën kryesimin e Fidel Yllit po merret me këtë aktivitet me përmasa olimpike mesdhetare mbarëbotërore. Do të shkojë një ekip kombëtar olimpik në Spanjë, do të garojnë jo pak atletë të disiplinave të ndryshme, në një kohë që qesja ende nuk është hapur, programe e platforma stërvitshmërie nuk ka, ndërkohë që KOKSH duket se deri në fund të do të mbesë fillikat vetëm në këtë mbështetje. Deri në 1244 euro është kosto për një sportist dhe, me një preventiv paraprak, kostoja për një Shqipëri olimpike në konkurrimin mesdhetar shkon deri në 10 milionë lekë të reja. Thuajse sa kostoja e pankartave elektorale për disa deputetë që duan të marrin mandatin në zgjedhje! Ka vetëm mbledhje teknike, në një kohë që Ylli i komisionit teknik, në mbledhjen e parë për Lojërat Mesdhetare, i kishte paraprirë një risku të tillë, për sa u përket financave, duke deklaruar në fund të fundit, që sërish një zgjidhje do të gjendej. Megjithatë, deri tani, edhe federatat pak mund të kenë peshë përgjegjësie, edhe pse shumica e sekretarëve merren me median dhe sensibilizimin e të fshehtave të zyrave, teksa shteti ende nuk ka livruar "grantin", por ka shpallur vetëm shifrat. Janë përcaktuar kuotat e sportistëve, ndërkohë që për para nuk po flitet e po dëgjohet. Mësohen shumë lajme, që nga konflikti i zyrës së FSHB-së, problemet e vazhdueshme të shtangës, ligjit tërkuzë të sportit, çështjeve të ndryshme të futbollit e sportit në tërësi, por deri tani, se kush do të paguajë për Lojërat Mesdhetare, kur dhe sa, asgjë nuk merret vesh. Ka një errësirë totalisht të pashmangshme në lidhje me këtë drejtim. Dhe, ekzaktësisht si në kohën e ish-zv/ministrit Tartari (dikur është sulmuar jo pak nga media, por nuk po ndodh e njëjta gjë sot me homologët e tij, duke kaluar në një padrejtësi), po ndodh fenomeni që lekët janë xhiruar në momentet e fundit për Tunizin, ndërkohë që ekipi në këto lojëra shkoi as më shumë e as më pak si "trëndelinë dhe këngë", përjashto medalistin e atëhershëm Kafarani, që edhe lekët i mori (nëse) si "kofini pas të vjelave". Tashmë, KOKSH-i ka mbetur vetëm, ndërkohë që qetësia olimpike e sekretarit Bello, e presidentit Domi pret një lloj suporti nga shteti. Ata kanë mbetur vetëm, ose më saktë, janë lënë sërish pezull. I duhet dhënë një përgjigje edhe drejtimit olimpik, ku me sa duket vetëm komisioni teknik po merret me këto lojëra olimpike. Asnjë grosh në destinacion të sportit, në një kohë që ministri shpalli shumë parqe kombëtare pak ditë më parë. Nuk është se bëri keq, përkundrazi, por ka edhe një "park" akoma më të rëndësishëm, siç është ai olimpik. Në mënyrë që sporti shqiptar të mos shkojë në Lojërat e Almerias (gjithsesi është tmerrësisht vonë) si udhëtari në një linjë autobusi. Ka tri drejtori në MKRS (drejtoria e përgjithshme (Artan Shyti), drejtoria e sportit elitar (Korab Llazani) dhe drejtoria e sportit për të gjithë (Millan Vaso), të cilat pak po dihet se çfarë po siglojnë në lidhje me buxhetin që duhet të ketë grupi olimpik shqiptar. Nuk bëhet fjalë për një turne të rëndomtë ndërkombëtar, nuk bëhet fjalë për kupa promocioni, për të cilat "krenohen" disa titullarë zyrash, me mandate enigmë, por flitet direkt për një manifestim madhor me përmasa olimpike, mesdhetare. Nëse janë qorruar dhe verbuar shtetarët, nëse flenë burokratët e zyrave, që nuk dihet se kur do të ikin, nëse nuk reagon ministri, atëherë edhe KOKSH-i duhet të kërkojë atë që i duhet. Edhe heshtja e titullarëve olimpikë nuk duket fort e justifikueshme në këtë drejtim. Eshtë një shumë qesharake, janë 10 milionë lekë, të cilat sorollaten nëpër zyra, me tufa shkresurinash burokratike, dhe nuk shkojnë në duart e atyre që duhet, nuk shkojnë për trajtim dhe stërvitshmëri, nuk shkojnë për një kompeticion që do të mbajë lart flamurin e një kombi. Virusi i vjetër i sportit shqiptar, pikërisht vonesa deri në vdekje e livrimit të disa fondeve, nuk ka kurrsesi se si të shqitet nga kurrizi i sportistëve dhe i trajnerëve. Ka tri drejtori në ministri, ka një agjenci sportesh që varet nga MKRS, ka një qendër shkencore sporti, ka mbi 25 federata, të cilat tani duhet ta kishin drejtuar "ulërimën" drejt shtetit, për të marrë atë serum të vogël të hollash që po kërkohen. Sa të shkojnë paratë në livadhe e lëndina fushash, sa të kujtohen shtetarët që u dashka marrë me seriozisht një aktivitet, sa zyrat e federatave të ruajnë strukjen e tyre me frikën e shtetit (centralizim i gdhendur), Shqipëria do të vazhdojë të skalisë vendet e fundit në renditjet europiane dhe botërore të sporteve, me riskun që sportistët e saj mund të ndërrojnë ngjyrë dhe garim.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 11:17

Ne fundjave, Kupa e FSHA-se


Diten e shtune dhe te dile do te zhvillohen garat e Kupes se FSHA-se ne atletike. Ky aktivitet do te zhvillohet ne pisten e stadiumit "Ramazan Njala" te qytetit te Durresit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 27 Jan 2006 , 14:33

Shehaj: Pa Vllazninë nuk ka atletikë shqiptare
Për atletikën shqiptare dhe atë shkodrane duket se po fillojnë të fryjnë erëra të reja. Zgjedhjet e bëra në krye të Federatës, kanë rikthyer tek shumëkusht besimin se më në fund dikush do mendojë vërtet për hallet e “mbretëreshës”. Të paktën kështu janë duke thënë këto ditë në Shkodër pas vizitës që presidenti i sapozgjdhur i kësaj Federate Fatos Shehaj ka bërë në qytetin e Shkodrës. I shoqëruar nga sekretari Toska dhe dy anëtarët e kryesisë Shaban Lundra dhe Isa Tare, presidenti ka premtuar sërish ato çfarë kishte premtuar edhe para zgjedhjes së tij. “Nuk mund të jem unë presidenti i atletikës kur Shkodra nuk ka asnjë ambjent për t’u zhveshur dhe për t’u stërvitur”-ka thënë ai ndër të tjera në takimin që ka pasur me sportistët dhe trajnerët e atletikës së klubit Vllaznia. Në të vërtetë, presidenti Shehaj megjithëse ishte informuar për kushtet e vështira në të cilat stërviteshin atletët shkodranë, nuk e kishte pritur dha aq keq gjendjen që ka gjetur. Mbi 100 sportistë e trajnerë çdo ditë pa pasur dhomë për zhveshje, pa dushe dhe çfarë është më e keqja edhe pa pasur ujë për të pirë. Megjithatë këta sportistë janë kampionë të padiskutueshëm të vendit e kësisoj natyrisht që meritojnë më tepër. Sëbashku me shefin e klubit Vllaznia Gëzim mema dhe drejtues të tjerë të tij, janë parë ambjentet ku mund të ndërtohet palestra e re. Mema ka paraqitur edhe njëherë idenë dhe bashkë me të edhe projektin për ndërtimin e sallës së atletikës poshtë tribunës së stadiumit “Loro Boriçi”. Një sallë e mbyllur, projekti i së cilës që në vitin 1995 degdiset sa në Bashki, Ministri apo Federatë. Ky projekt përfshin pistën 110 metra të gjatë të shtruar me tartan, që fare mirë mund të shërbejë edhe për zhvillimin e kampionatit të sallave të mbyllura sepse në të do zhvilloheshin garat e vrapimeve të shpejtësisë, ato të kërcimeve, hedhjeve dhe ato të pengesave. Një palestër e tillë do mbyllte njëherë e mirë problemet e atletikës shkodrane dhe premtimi i presidenti Fatos Shehaj ka qenë i shpejtë: “Marr përsipër që unë personalisht por edhe me donatorë të tjerë të sigurojmë financimin për bërjen e kësaj palestre”. Por nga ana tjetër, drejtuesit e Federatës kanë kërkuar edhe garanci nga ana e Bashkisë së Shkodrës se ambjenti në fjalë që është pronë e saj, do mbetet për atletikën apo jo sepse një investim i tillë nuk mund të bëhet pa patur këtë garanci. Sekretari i klubit Vllaznia ka garantuar se një gjë e tillë do sqarohet shumë shpejt me organin e pushtetit lokal por ajo që mbetet është tashmë realizimi i premtimit të presidentit Shehaj. Ajo që i bën atletët shkodranë të besojnë në realizimin e këtij projekti është fakti që për herë të parë një drejtues i Federatës vjen për të parë kushtet skandalozë në të cilat ato stërviten çdo ditë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 16 May 2006 , 13:59

Vllaznia dominon në “Mitingun e Tivarit”
Është zhvilluar këto ditë në Tivar, qytetin e bukur bregdetar me 30 mijë banorë dhe vetëm 30 km larg Shkodrës në Malin e Zi, mitingu ndërkombëtar i atletikës i quajtur “Bar 2006”. Në këtë miting ishin të ftuar atletë nga rajoni dhe më gjerë dhe pjesmarrja ishte e madhe me sportistë nga Kroacia, Serbia, Ukraina, Bullgaria si dhe nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Gjithsesi, si nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria kishte edhe ekipe të veçanta me shumë përfaqësues. Ekipi ynë me rreth 25 përfaqësues, bëri një figurë të mirë sidomos në garën e kërcimit së gjati, ku ishin edhe përfaqësuesit e Vllaznisë. Vendin e parë në miting me një performancë si rrallë ndonjëherë, e zuri Admir Bregu, kampion i Shqipërisë me rezultatin e lartë të pa kapur kurrë më parë prej tij, 7.62 m. Në vend të dytë doli një atlet bullgar me 7.41 dhe në vend të tretë, një atlet tjetër i Vllaznisë, Gledi Gojashi me 7.40, duke treguar në këtë mënyrë ritmin e lartë të stërvitjes dhe potencialin e tyre që doli edhe më mirë në pah në kushtet e mrekullueshme që ofronte stadiumi pranë detit në Tivar. Kampioni Bregu stërvitet nga trajneri Vildan Tufi, i cili është optimist për të sidomos në tentativën për të thyer rekordin shqiptar. Përfaqësuese të ekipit të femrave të Vllaznisë ishin të rejat Liljana Idrizaj, Desarah Doko dhe Laurena Bekteshi, ku figurë të mirë përpara atleteve të rritura bullgare dhe malazese bëri 14-të vjeçarja Bekteshi, me rezultatin 5.11. Nga Vllaznia u paraqitën mirë edhe Ditmir Hyka në 110/mp, Albert Marashi në 400 m, Edmond Bala në 800m, Florian Balaj 1500, Bruno Rotani në 300m për të rinj dhe Ermal Tivari me 400m. Fjalë të mira për paraqitjen e atletëve shkodranë foli për gazetën “SOT” edhe kreu i klubit shumëshportësh “Vllaznia”, Gëzim Mema. Ai tha se të tilla takime ishin një test shumë i mirë për të gjithë sportistët shkodranë, për vetë kushtet që terreni sportiv i Tivarit ofronte. Aktiviteti ishte i mirëorganizuar nga “Qendra Sportive” e Komunës së Tivarit, ndërkohë që nga Tirana kishte ardhur vetë presidenti i atletikës Fatos Shehi, si edhe sekretari Ajet Toska.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 16 Jan 2007 , 21:32

Atletikë: Vllaznisë i ikin katër atletë kampionë


Në vite ka qenë një nga klubet që ka bërë "ligjin" në atletikën shqiptare, por duket se kohët e arta të Vllaznisë nuk do të vijnë më për momentin. Sidomos me meshkujt këto vitet e fundit, shkodranët jo vetëm që dilnin kampionë të Shqipërisë, por edhe mbushnin ekipet e tjera me atletët e tyre. Kështu do të ndodhë edhe sivjet, por gjërat kanë ndryshuar disi. Nga ekipi këto ditë janë larguar plot 4 kampionë e kësisoj shanset që ky ekip të jetë kampion i vendit për këtë vit janë zvogëluar shumë. Bëhet fjalë për të njohurit Admir Bregu, Gledi Gojashi e Bledar Mesi, kampionë të padiskutueshëm në garat e tyre, si dhe të riun me perspektivë Edmond Bala. Dy të parët, pra Bregu e Gojashi, prej disa muajsh ishin zhvendosur në Tiranë, duke u stërvitur në pistën me tartan të "Qemal Stafës". Flitej për divorc me ekipin e qytetit të tyre, por kjo është bërë realitet vetëm ditët e fundit me rihapjen e merkatos edhe tek "mbretëresha e sporteve". Ata kanë kaluar tashmë te klubi "Tirana" dhe të paktën për një vit do të mbajnë të veshur fanellën bardheblu. Admir Bregu është nga sportistët më të mirë të vendit, kampion i padiskutueshëm prej vitesh në garën e kërcimit së gjati, ndërkohë që kolegu i tij është kampion në garën e trehapëshit. Po ashtu, nga Vllaznia janë larguar edhe dy atletët e garave të thellësisë, Bledar Mesi dhe Edmond Bala. Vazhdimi i studimeve të larta apo dhe angazhime të tjera në jetën e tyre private, i kanë detyruar ata të braktisin Shkodrën për Tiranën. Por në ndryshim nga dy sportistët e tjerë Gojashi dhe Bregu, këta të fundit nuk kanë shkuar te Tirana, por kanë firmosur me klubin "Studenti". Largimi i këtyre 4 sportistëve ka sjellë një zhgënjim jashtëzakonisht të madh te drejtuesit e klubit shkodran, që kanë qenë të pafuqishëm për t'i mbajtur në Shkodër. Në këtë mënyrë, për atletikën shkodrane ditë të vështira po vijnë, por kjo vetëm sa u takon pretendimeve për t'u shpallur kampionë i vendit. Kjo sepse janë shumë të rinj të talentuar që stërviten plot pasion çdo ditë nën drejtimin e trajnerëve Mema, Tufi, Bala, Marashi e Xhani, por ata duan kohë për të qenë kampionë me të rriturit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 16 Jan 2007 , 22:18

Gjynah qe sportista te tille kampion te padiskutushem te Shqipnis mas me perfaqesu ekipin qe i lindi e i bani kampion.
Duhet qe te investohet ma shume ne atletike, pasi me te vertet qe Vllaznia ka talenta.
Sdq mendoj se ikja e ktyne sportistave ka me i hap rrugen talentave te rinj shkodrane.
Suksese ekipit te Atletikes.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Feb 2007 , 14:24

Vllaznisë i kthehen "tradhtarët"

Gjergj Kola


Viti 2007 ka nisur mbarë për atletikën shkodrane. Ekipi i Vllaznisë për meshkuj ka arritur të shpallet kampion i vendit në kampionatin kombëtar të krosit, që u zhvillua para pak ditësh në Tiranë. Por nga ana tjetër pretendimet e sportistëve dhe trajnerëve të këtij ekipi janë që një titull i tillë të merret edhe në kampionatin kombëtar. Ekipi i atletikës ka disa ndryshime sa u takon emrave që e përfaqësojnë atë. Ashtu siç është bërë e ditur, në ditët e para të këtij viti prej tij u larguan katër kampionë dhe pikërisht Admir Bregu, Gledi Gojashi, Bledar Mesi dhe Edmond Bala. Dy të parët ndërkohë firmosën për ekipin e Tiranës dhe janë pjesë e këtij klubi, kurse dy sportistët e tjerë, që pretendonin të shkonin te Studenti, janë kthyer sërish te Vllaznia. Ardhja e tyre ka shtuar besimin në radhët e trajnerëve dhe drejtuesve të klubit, të cilët pretendojnë kthimin e titullit kampion sërish në Shkodër. Për ta bërë sa më të arritshëm këtë, bëhet e ditur se me ekipin shkodran ka firmosur një kontratë njëvjeçare edhe një nga sportistët më të mirë të vendit, pikërisht sprintieri Gjergji Shtëpani. Ai është larguar nga Dinamo dhe ka gjetur menjëherë "strehë" tek Vllaznia, që e ka mirëpritur ardhjen e këtij kampioni të 100 dhe 200 metrave. Siç shikohet, puna ka nisur mbarë për këtë vit. Këtë e tregon më së miri edhe kampionati i fundit kombëtar i krosit, ku atletët shkodranë kanë dominuar. Kështu, Edmond Bala në garën e 8 km për U 23 ka zënë vendin e parë, duke u shpallur kampion. Ndërkohë, në garën e të rriturve prej 12 km kanë spikatur Bledar Mesi, Dorian Tafa, Florian Bala dhe Ermal Tivari, që zunë vendet nga i dyti tek i pesti. Ndërkohë, ata e kanë shpallur Vllazninë edhe për këtë vit kampione në disiplinën e krosit. Një meritë kjo e trajnerëve Gëzim Mema, Vildan Tufi e Isak Bala, të cilët vazhdojnë të punojnë plot përkushtim me sportistët e tyre, ndonëse pa as kushtet minimale të stërvitjes. Ndërkohë bëhet e ditur se katër prej sportistëve të mësipërm, pikërisht E.Bala, Mesi, Tafa e F.Bala, pritet të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të Krosit, që do zhvillohet në Shumen të Bullgarisë më 11 mars.

User avatar
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 09 Jul 2008 , 17:10

Eusebio Haliti ngjitet në majë të Evropës



18-vjeçari nga Shkodra regjistron kohën më të mirë kontinentale në vitin 2008


Ylli i Eusebio Halitit vazhdon të shkëlqejë. Të dielën e kaluar, atleti shqiptar që jeton dhe stërvitet në Itali ka regjistruar kohën më të mirë në Evropë për vitin 2008 në kategorinë Under-18 (nën 18 vjeç). Në kampionatin rajonal që u mbajt në Bari, Haliti e frenoi kronometrin në kohën 52 sekonda e 72 të qindtat në garën e 400 metrave me pengesa. Lajmi nuk ka kaluar pa u vënë re, madje përtej Adriatikut shpresojnë se shumë shpejt djaloshi i lindur në Shkodër do të pajiset me pasaportën italiane, për të përfaqësuar flamurin trengjyrësh. "Të dielën e kaluar në Bari, gjatë kampionatit rajonal për klube, Eusebio Haliti ka vendosur kohën më të mirë italiane dhe evropiane të vitit 2008 në kategorinë Under-18 me kohën 52"72 në garën e 400 metrave me pengesa, ku pengesa ishte 91 centimetra e gjatë", citonte "tranisport.it". "Kujtojmë se atleti është rezident në Bisçelje dhe pret, shpresojmë sa më shpejt, që të pajiset me pasaportën italiane. Ai ka lindur në Shkodër, por mund të themi se është italian, pasi prej 8 vjetësh jeton, studion dhe stërvitet në qytetin e krahinës së Puljas", vazhdonte më tej sajti elektronik.

Paraqitjet e jashtëzakonshme gjatë këtyre dy viteve të fundit kalendarik e kanë vendosur me të drejtë Eusebio Halitin në vëmendjen e specialistëve sportivë dhe mediave. Gjatë këtij sezoni, 18-vjeçari nga Shqipëria ka kryesuar në Itali dhe në Evropë në moshën e tij, me pengesa 84 centimetra të lartë me kohën 51"73. Gjatë vitit 2008, ai ka thyer dy rekorde kombëtare në Itali: në garën e 400 metrave indorë, ku fitoi titullin italian për U-18 dhe në 500 metra. Këto dy rekorde nuk thyheshin prej 23 dhe 27 vjetësh. Më 14 janar 2008, në Garat Kombëtare Indor për Italinë të zhvilluara në Ankona, shkodrani që garon për skuadrën "Pol. Roko Skotelaro di Matera" i habiti të gjithë, duke vendosur rekordin e ri italian për të rinj, me kohën 48"86, ku koha më e mirë e mëparshme (që nuk thyhej prej vitit 1985) është ulur me 26 të qindtat.

Edhe pse është vetëm 18-vjeçar, shpejtësia dhe talenti i tij e klasifikojnë Eusebio Halitin mes atletëve premtues për të ardhmen e afërt. Me kohën 52"72, ai mund të bënte një paraqitje të mirë edhe në Kampionatin e Botës Under-20 të Kategorisë Superiore që fillojnë sot në Poloni. Fakti që nuk ka pasaportën italiane dhe nuk është i regjistruar pranë Federatës së Atletikës në Itali apo në Shqipëri e kanë detyruar që për arsye burokratike ta humbasë këtë aktivitet. Por, djaloshi kërkon të vrapojë dhe të prezantohet në evenimente të mëdha ndërkombëtare e pikërisht këtu mund të përfitojë vendi ynë. Vetëm pak kohë më parë, Haliti kishte bërë të ditur se dëshiron të marrë pjesë me çdo kusht në Olimpiadën 2008 dhe nëse nuk udhëton drejt Kinës si pjesë e Italisë, atëherë shpreson që të marrë pjesë si anëtar i delegacionit shqiptar. Megjithatë, deri më tani, përveç disa joshjeve të vogla financiare, që gjithsesi nuk janë asgjë në krahasim të të ardhurave në Itali, atletika shqiptare dhe KOKSH nuk kanë bërë asgjë më shumë për talentin shkodran. Askush prej tyre nuk është kujtuar të "kursejë" një ftesë nga organizatorët kinezë të Lojërave Olimpike, ku të shkruanin emrin e Labinot Halilit dhe të rimerrnin talentin 18-vjeçar.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 09 Jul 2008 , 18:41

Urime Halitit per kete rezultat te shkelqyer.
Vllaznit Ultras

Image

User avatar
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 08 Nov 2008 , 17:14

Eusebio Haliti, i pari në botë



Eusebio Haliti vazhdon të "koleksionojë" vlerësime pozitive. Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të këtij edicioni, atleti shqiptar renditet i pari në klasifikimin botëror për vitin 2008, në garat e 400 metrave me pengesa në kategorinë Under-18. Lajmi është bërë zyrtar pas listave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës. Edhe pse në fillim të sezonit ky rezultat dukej një ëndërr e parealizueshme, primati botëror tashmë është një realitet i prekshëm për 17-vjeçarin e lindur në Shkodër, e që prej tetë vitesh jeton dhe stërvitet në Itali. Eusebio ka dominuar plotësisht në pistë, duke regjistruar tre prej katër kohëve më të shpejta të vitit 2008. Më 4 dhe 5 tetor në kampionatin italian në Rieti, Haliti fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion në 400 m/p, me kohën 52‘‘59. Rezultati më i mirë i djaloshit me origjinë shqiptare është 51‘‘73, në korrik të këtij viti, e cila është koha më e mirë kontinentale për të rinj dhe theu rekordin italian që zgjaste prej 23 vjetësh.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 14:16

Atletikë/Skënderbeu, Tirana e Vllaznia bëjnë diferencën në pistën me tartan
Moshat e nisin 2009-ën me rekorde
Në librin e rekordeve hyri dje në 100 m edhe atletja e talentuar e Tiranës, Marina Ramadani


Dje, në pistën e stadiumit "Qemal Stafa", u zhvillua kampionati kombëtar i moshave 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç, në përfundim të të cilit titulli kampion për femra dhe meshkuj u nda mes Tiranës, Skënderbeut dhe Vllaznisë. Përpos pjesëmarrjes masive në kampionat për këto grupmosha, interesant ishin vendosjet dhe thyerjet e rekordeve kombëtare. Kampionati filloi paradite me 10-12- vjeçarët, përkatësisht në disiplinën e 50 m. Vijën e finishit e preu i pari Petro Andoni i Skënderbeut, me kohën 6"59, duke thyer njëherësh rekord kombëtar. Pas djemve, ishte radha e vajzave po në 50 metra, që regjistruan një tjetër rekord kombëtar brenda pak minutave. Për këtë mendoi atletja Enejda Deliu, e ekipit të Tiranës. Deliu kronometroi kohën 7"24 në finish. Dominimi i Andonit në pistë ndaj
bashkëmoshatarëve nuk do të ndalej edhe në 100 metra. Korçari nuk u mjaftua me titullin kampion. Ai theu përsëri rekord kombëtar, pasi arriti kohën 14"12. Ndërsa në stafetën 4x50 për djem, kampion u shpall Skënderbeu, te vajzat stafetën e mori Tirana. Një rezultat pozitiv e shumë premtues regjistroi i riu dinamovit, Missar Baatjer, i cili e hodhi gjylen 7.64 m duke merituar kështu vendin e parë. Në këtë disiplinë, kampione u shpall Amelja Lleshi nën logon
bardheblu. Në klasifikimin ekipor për vajza, në vend të parë u rendit Tirana. Bardheblutë me trajnere Laura Derhemin dhe Zhue Bajko grumbulluan 111 pikë, ndaj 32 të Teutës dhe 14 të Skënderbeut. Ndërsa te meshkujt kampion u shpall
Skënderbeu me 64 pikë, të ndjekur nga Tirana dhe Vllaznia, përkatësisht me 52 dhe 44 pikë. Për Akademinë e Atletikës të Tiranës, ky ishte viti i dytë radhazi që ngrinte trofeun e kampiones. Ashtu si te konkurrimi i paradites, edhe te moshat 13-15 vjeç nuk munguan episodet. Protagonistë për Vllazninë u bënë Bajram Muça në 100m/p dhe Arlind Anadolli në kërcim së gjati. Dueti kuqeblu vendosi dhe theu rekord kombëtar. Në librin e rekordeve në Federatën Shqiptare të Atletikës hyri dje edhe atletja e talentuar e Tiranës, Marina Ramadani. Në garën e 100 metrave, ajo nuk njohu rivale, duke vendosur kohën 12"27. Në renditjen ekipore për djem kampion u shpall Vllaznia me 170 pikë. Te vajzat edhe për këtë grupmoshë trofeu u ngjyros bardheblu. Në garën e djeshme kombëtare
për moshën 13-15 vjeç ra në sy prania e klubit nga Kumanova "SKOK". Ekipi nga Shkupi mori pjesë në të gjitha
disiplinat me 4 atletë. Trajneri Rahman Aliu u shpreh i kënaqur me ftesën e bërë nga Federata Shqiptare, si dhe me
mikpritjen. "Në radhë të parë falënderojmë federatën për mundësinë që na dha për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë po kaq i frytshëm dhe i suksesshëm në të ardhmen", deklaroi për "Panorama
Sport", trajneri Aliu.

REZULTATET 10-12 VJEÇ
MESHKUJ
Petro Andoni(Skënderbeu) 50 m 6''59
(rek.komb)
Edmond Murataj(Tirana) 600 m 1'51''56
(rek.komb)
Petro Andoni(Skënderbeu) 100m 14''12
(vendos rek.komb)
4x50m Skënderbeu 29''57
Franko Goreni(Skënderbeu) së gjati 4.12m
Missar Baatjer(Dinamo) gjyle 3kg 7.64m

FEMRA
Enejda Deliu(Tirana) 50m 7''24
(rek.komb)
Anisa Bica(Tirana) 600m 2'18''79
4x50m Tirana 30''77
Eneda Deliu(Tirana) së gjati 3.89m
Amelja Lleshi(Tirana) gjyle 3kg 7.50m

KLASIFIKIMI EKIPOR(DJEM)
Skënderbeu 64 pikë
Tirana 52 pikë
Vllaznia 44 pikë

KLASIFIKIMI EKIPOR(VAJZA)
Tirana 111 pikë
Teuta 32 pikë
Skënderbeu 14 pikë

REZULTATET 13-15 VJEÇ
MESHKUJ
Bajram Muça(Vllaznia) 100m/p 14''53
(vendos rek.komb)
(vendos rekord kombëtar)
Lirim Mustafa(Vllaznia) 1000m 3'16''11
Izmir Kasemi(Vllaznia) gjyle 4 kg 13.88m
Dionis Cepa(Skënderbeu) disk 29.67m
Missar Baatjer(Dinamo) çekiç 4 kg 23.55m
Xhulian Marku(Besëlidhja) 100m 11''51
(rek.komb)
Arlind Anadolli(Vllaznia) së gjati 5.92m
4x100m Vllaznia 49''36
(rek.komb)
Klidi Malo(Skënderbeu) së larti 1.55m

FEMRA
Klodiana Bardhi(Tirana) 50m/p 10''14
Klesta Gjyli(Teuta) 1000m 3'52''72
Esilda Dedja(Tirana) gjyle 3kg 9.34m
Marina Ramadani(Tirana) 100m 12''27
(rek. Komb)
Stela Çela(Skënderbeu) 400m 1'05''73
4x100m Tirana 58''53
Denisa Dule(Skënderbeu) së gjati 4.25 m
Lori Xhani(Tirana) së larti 1.25m

KLASIFIKIMI EKIPOR(DJEM)
Vllaznia 170 pikë
Skënderbeu 80 pikë
Besëlidhja 26 pikë

KLASIFIKIMI EKIPOR(VAJZA)
Tirana 130 pikë
Skënderbeu 37 pikë
Teuta 36 pikë

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sun, 12 Apr 2009 , 14:52

Pezullimi/ Sekretarët e federatave, kundër dënimit të Klodiana Shalës dhe Elis Gurit
Mundja e Atletika: Vendimi për olimpistët, absurd


Pezullimi i atletes, Klodiana Shala dhe mundësit Elis Guri nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it, për thyerje të etikës në asamblenë zgjedhore të dhjetorit të kaluar, është cilësuar si veprim absurd dhe jolegjitim nga ana e sekretarëve të
federatave ku këta sportistë garojnë. Sipas sekretarit të atletikës, Nikolin Dionisi, atletja Shala është pjesë e atletikës dhe më pas e KOKSH-it. “Për zotin Bello përbën shqetësim sjellja e Klodiana Shalës dhe e sportistit Elis Guri që po kërkojnë një të drejtë demokratike, që na e garanton Karta Olimpike dhe vetë statuti i Komitetit Olimpik
Shqiptar dhe nuk është shqetësuar për mospasqyrimet në statut të këtyre 8 viteve që ka qenë në krye të ekzekutivit të lëvizjes olimpike. Nuk do të ishte më e ndershme për zotin Bello të dalë e të kërkojë falje për mbajtjen peng,
prek 4 muajsh, të lëvizjes olimpike dhe sportive në vend dhe të mos shikojë sjelljen tonë, e cila erdhi dhe u shkaktua nga vetë parregullsitë e statutit që zoti Bello e ka hartuar si të jetë pronë e tij. Nëse sjellja e Klodiana Shalës gjatë
asamblesë të dhjetorit 2008 bie ndesh me kodin e etikës sportive, siç pretendon zoti Bello, veprim për të cilin gjen rastin të kërkojë ndjesë, a ka guximin dhe ndershmërinë të kërkojë falje publike zoti Bello për mbajtjen peng të një
asambleje zgjedhore në KOSH? Ka ardhur koha që të reflektojë në punën e tij dhe të mos e trajtojë Komitetin Olimpik si pronë personale me të cilën mund të bëjë si të dojë”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i FSHA-së, Nikolin Dionisi. Sikurse ky i fundit, edhe titullari i mundjes, Avni Hasa, ka theksuar se Stavri Bello po i shkakton dëme të mëdha sportit shqiptar. “Në vijim të veprimeve të tyre antiligjore, antishqiptare dhe jashtëzakonisht të dëmshme për
sportistët dhe sportin shqiptar, ishdrejtuesit e KOSH-it, Hysen Domi e Stavri Bello, kanë ndërmarrë veprime absurde, antiligjore, të dëmshme dhe në një kohe kur nuk i ushtrojnë më funksionet e tyre. Në këto kushte, Federata Shqiptare e Mundjes, në përputhje me frymën olimpike dhe parimet sportive botërore, shpreh qëndrimin kritik dhe distancimin e saj ndaj këtyre personave të papërgjegjshëm. Sekretari Hasa u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të marrë masat ligjore për të ndaluar këto situata absurde që hedhin baltë jo vetëm mbi sportin shqiptar, por edhe mbi të gjithë kombin shqiptar. Sipas Hasës, në vend që këta medalistë të stimulohen dhe të inkurajohen për punën e tyre, ata marrin damkën e të dënuarve dhe të përjashtuarve në mënyrën më hakmarrëse dhe abuzive. Në vijim,
sekretari Hasa akuzoi dy ish-drejtuesit e KOSH-it, Hysen Domi dhe Stavri Bellos, për lënien jashtë kampionatit
evropian të Sahit Prizrenit. Sipas tij, kjo dyshe kishte paraqitur një sërë kërkesash që të mos lejonin delegacionin shqiptar të merrte pjesë në garë. Në fund, numri dy i mundjes nënvizoi se federate shqiptare është në bisedime të vazhdueshme me CIO-n dhe FILA-në, për të zgjidhur situatën e krijuar.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Atletike

Post by GOLDIAN » Mon, 13 Apr 2009 , 22:24

si nuk dijme me gjet rehati vec pezullim ktu e pezullim atje
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 13:59

Sot, U18 në start

Federata Shqiptare e Atletikës do të vijojë sot kalendarin e aktiviteteve kombëtare me një tjetër grupmoshë. Pas garave të zhvilluar më 7 prill, për moshat 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç, në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” do të zbresin atletët e moshës 16-17 vjeç (U18). Sipas drejtuesve të federatës, deri dje kishin konfirmuar
pjesëmarrjen Vllaznia, Besëlidhja, Skënderbeu, Mjeshtëria Sportive, Elbasani, Tirana, Dinamo dhe Partizani. Kampionati starton në orën 11:00 me djemtë në disiplinën e 400m/p dhe mbyll siparin me vajzat me 4x400m. Aktiviteti i radhës është kupa “Nderimi i Figurave”, i cili do të zhvillohet më 23 prill po në ambientet e stadiumit
kombëtar “Qemal Stafa”.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Atletike

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Apr 2009 , 15:03

Skënderbeu dhe Vllaznia,
kampionët e U-18
Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj
shpallen kampionët e U 18-ës. Ky ka qenë verdikti
i garave të zhvilluara në pistën e stadiumit
“Qemal Stafa”. Skuadra korçare grumbulloi 72
pikë, e ndjekur nga Vllaznia dhe Mjeshtëria
Sportive me 24 e 22 pikë. Te meshkujt të parët
në podium u ngjitën atletët shkodranë me 149
pikë, ndërsa të dytët e të tretët Skënderbeu dhe
Mjeshtëria Sportive me 84 dhe 33 pikë.
Protagonisti i ditës ka qenë korçari 12-vjeçar,
Petro Andon i Skënderbeut, i cili jashtë gare në
disiplinën e 60 metrave hyri në librin e rekordeve
kombëtare me 7”96, kohë e cila nuk thyhej prej
40 vjetësh. Talenti Andon përmirësoi kohën e
Kujtim Dukas të Labinotit, 8”50.
REZULTATET
Xhaneto Zefi (Vllaznia) 400m/p 01’09”09
Xhani Demika (Skënderbeu) 100m/p 15”28
Emanel Cali (Besëlidhja) 400m 56”04
Gerti Dajti (Vllaznia) 100m 11”39
Luigj Koçaku (Vllaznia) disk 1.5kg 38.26m
Jaser Kastrati (Vllaznia) së larti 1.6m
Kliti Tula (Vllaznia) 3-hapësh 13.08m
Françesko Kabilio (Dinamo) 1500m 04’13”27
Azgan Zeka (Mj.Sport) gjyle 5kg 14.56m
Klinti Tula (Vllaznia) së gjati 6.02m
Ardi Rapi (Skënderbeu) shtizë 46.09m
Vllaznia 4x400m 03’56”25
Skënderbeu 4x100m 50”31
MESHKUJ
KLASIFIKIMI EKIPOR
VLLAZNIA 149 PIKË
SKËNDERBEU 84 PIKË
MJESHTËRIA SPORTIVE 33 PIKË
Marie Adili(Skënderbeu) 400m/p 01’17”44
Xhuana Boja(Mj. Sport) 400m 01’05”88
Maria Stillo(Skënderbeu) 100m 12”96
Ersilda Dedja(Tirana) gjyle 4kg 7.83m
Marsela Jonuzi(Skënderbeu) disk 1kg 18.77m
Griselda Ismaili(Mj.Sport) 1500m 05’14”23
Marina Ramadani(Tirana) 200m 26”30
Skënderbeu 4x100m 54”70
Ylvije Sheqi(Vllaznia) 3-hapësh 10.8m
Iris Muçorovi(Skënderbeu) së gjati 5.02m
Blerta Reçi(Tirana) shtizë 25.32m
FEMRA
KLASIFIKIMI EKIPOR
SKËNDERBEU 72 PIKË
VLLAZNIA 24 PIKË
MJESHTËRIA SPORTIVE 22 PIKË
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Atletike

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 21:41

ca a kja diference e madhe piksh me korcen :shock: :shock: :shock:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 23:10

VLLAZNIA KËRKON SUKSESIN EDHE PËR TË RRITUR

Rreth dy muaj më ekipet atletët e vegjël të Vllaznisë, nga mosha 12-13 vjeç e deri në 18 vjeç korrën sukses në kampionatin kombëtar të atletikës për grup-moshat e reja. Me datat 12 dhe 13 qershor në kryeqytet do të zhvillohet kampionati kombëtar për të rritur dhe të rritura, ku Vllaznia merr pjesë me sportistë thuajse në të gjita disiplinat, duke do të kërkojë të përsërisë suksesin e arritur me ekipet e moshave. Pjesëmarrja e atletëve shkodran në këtë aktivitet është shumë e gjerë, ç’ka tregon edhe përkushtimin e trajnerëve të atletikës pranë klubit shumësportësh
“Vllazia”, për t’u paraqitur me dinjitet në këtë kampionat, duke synuar vende nderi. Në disiplinën 100 metra do të garojnë Elsid Dizdari, Ardit Rashi, Edir Tymi, Gerti dajti dhe Bruno Rrotani. Në 200 metërsh Albert Marashi, Elvedin Meti, Ardit Rashi, Ardenis Ibrahimi, Bruno Rrotani dhe Gerti Dajti. Në 400 metërsh Albert Marashi, Ermal Tivari,
Edmond Bala dhe Elvedin Meti. Në garën 110 metra me pengesa do të garojnë tre atletë për ngjyrat e Vllaznisë. Ata janë Ravio Rama, Dorian Idrizi dhe Alen Kallaçi. Në 400 metra me pengesa do të garojnë vetëm Edmond Bala dhe ardenis Ibrahimi. I njëjti numër atletësh do të garojë edhe në 300 metra me pengesa, Florian Bala dhe Bledar
mesi. Në hedhjen e shtizës shkodranët do të konkurojnë me Besmir Pepën dhe Altin Ndou. Por një garë interesante për Vllazninë do të jetë edhe gara e tre hapëshit ku Ermal Tivari, Dorian Idrizi dhe Klinti Tula do të kërkojnë me çdo kusht vendin e parë, edhe pse konkurenca në këtë disiplinë sportive, në raport me kundërshtarët e tjerë, pritet që
të jetë vërtetë e fortë. Në kërcm së gjati do të jenë Mirel Gojushi, Edir Tymi, Kristian Cuku, Klodian Kraja dhe Klinti Tyli. Në hedhjen e diskut kuqeblutë do të përfaqësohet me vetëem një sportist, Luigj Koçeku. Në garën e stafetës 4 herë 100 metër do të jenë A.Marashi, E.Meti, E.Tymi, E.Tivari, A.Rashi dhe E.Dizdari. Në garën 4 herë 400 metra
do të jenë thuajse të njëjtën sportistë si A.Marashi, E.Meti, E.Bala dhe A.Tivari. Në këto dy garat e fundit Vllaznia pretendon të fitojë titullin “kampion”. Ndërsa për femra ekipi shkodran do të përfaësohet nga Grizelda Bala kërcim
së gjati dhe 3 hapësh, Ylvie Sheqi, edhe kjo në të njëjtat gara si edhe G.Bala. Selda Pepa do të jetë në hedhjen e shtizës, kurse Lauren Bekteshi kërcim së gjati dhe tre hapësh. Këta janë pra atletët, që do të përfaqësojnë
Vllazninë në kampionatin kombëtar për të rritur, që do të zhvillohet këtë fundjavë, në Tiranë, e që do të drejtohen nga trajnerët Vildan Tufi, Gëzim Mema, Isak Bala, Arbana Axhani etj.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Atletike

Post by GOLDIAN » Thu, 11 Jun 2009 , 16:45

suksese vllaznise
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Atletike

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 18:30

Kampionati i 71-të kombëtar për të rritur nis me rekorde kombëtare
Adriatik Hoxha, “mbreti” i gjyles
Vetëm një centimetër përmirësim dhe durrsaku është rekordmen në disiplinën e tij


Dje pasdite, në pistën me tartan të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ka nisur kampionati i 71-të kombëtar i atletikës për të rritur. Eshtë testi më i mirë i atletëve, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Evropës, që zhvillohet fundjavën e ardhshme, por dhe në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009” dhe kampionatin ballkanik të të rriturve.
Dita e parë ka dhënë dhe një rekord të ri kombëtar për të rritur, që i ka takuar durrsakut të hedhjes së gjyles, Adriatik Hoxha. Durrsaku, i cili që prej vitit të kaluar dominon këtë disiplinë, ka thyer rekordin kombëtar të të rriturve vetëm me një centimetër. Një rekord ky, që e mbante po vetë, nga 16.94 metra në 16.95 metra. Përgjithësisht ka pasur një garë konstante, teksa ka bërë dhe një hedhjes 16.91 metra. “S’ka rëndësi një
centimetër përmirësim. E rëndësishme është thyerja e rekordit. Sergei Bubka ka hyrë në librin ‘Gines’, sepse në kërcimin me shkop ka 23 rekorde bote të thyera nga një centimetër”, ka thënë rekordmeni Hoxha. Megjithatë specialistë të atletikës kanë vërejtur gjatë zhvillimit të garës, se Hoxha ka nevojë për përmirësime teknike. Sa i përket garave të tjera, vihet re që kohët e dhëna nuk janë aty ku duhet. Veçse emra të tillë si Admir Bregu, Elton Bitincka, Klodiana Shala, Rigerta Selenica, Genc Lugja, etj, vazhdojnë të jenë fitues në garat e tyre. Dhe ajo që të vjen keq është fakti që Skënderbeu i traditës në atletikën shqiptare ende nuk arrin të ketë fitues edhe në ato gara
që i ka për traditë. Kampionati i atletikës për të rritur ka dhe një ditë, ndërsa vazhdon të mos tërheqë shikues, përveç specialistëve, trajnerëve, sportistëve dhe prindërve të tyre. Kjo ishte panorama e ditës së parë të atletikës shqiptare nën dominimin e atyre që dinë të fitojnë gjithmonë

MESHKUJ
Hedhje disku Adriatik Hoxha (Teuta) 40.25 m
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha (Teuta) 16.95 m
100 m Admir Bregu (Tirana) 10"82
Kërcim së larti Elton Bitincka (Vllaznia) 1.90 m
400 m Alban Stafa (Tirana) 50"11
800 m Nimet Gashi (Mj.Sport) 1’59"16
3-hapsh Gledi Gojashi (Tirana) 13.66 m
110 m/p Elton Bitincka (Vllaznia) 14"08
5000 m Genci Lugja (Tirana) 15’41"23
4x100 m Tirana 43"76

FEMRA
Hedhje disku Adifete Tola (Teuta) 28.71 m
Hedhje gjyle Marije Gega (Mj.Spor) 10.35 m
800 m Luisa Gega (Tirana) 2’07"00
400 m Bruxhilda Qosja (Tirana) 59"68
100 m Klodiana Shala (Tirana) 12"40
100 m/p Silvana Gjuta (Tirana) 15"41
3-hapsh Rigerta Selenica (Partizani) 12.20 m
4x100 m Tirana 49"55

Post Reply